• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

4 vite pas krijimit, “Tirana DC” e Bashkisë nuk ka realizuar asnjë projekt

22:36 : 08/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

E krijuar 4 vite më parë, Tirana DC, një kompani ndërtimi në pronësi të bashkisë Tiranë, nuk ka lidhur ende asnjë kontratë për realizimin e projekteve zhvillimore.

Ndonëse ka thithur miliona euro fonde nga buxheti i bashkisë, deri më tani kompania nuk ka gjeneruar asnjë të ardhur, por deri në fund të vitit 2022 ka shpenzuar 1.7 milionë euro për paga, trajnime apo ambiente me qira.

Ndryshe nga sa parashikohet në misionin e punës që do të merret me “përdorimin me eficencë të pasurive të paluajtshme të trasnferuara nga bashkia”, Tirana DC, i tha Citizens.al se që “ka arritur të kryejë vetëm disa studime”, siç është projekti për Uzinën e Autotraktorëve dhe zhvillimi urban i shtratit të lumit Lana.

Themelimi i kësaj shoqërie ka shfaqur dhe probleme ligjore. Sipas ligjit për Vetëqeverisje vendore, bashkitë kanë të drejtë në të gjithë territorin e Shqipërisë për të krijuar shoqëri për zhvillim të pronave, por jo për transferim dhe shitje të aseteve shtetërore.

Por edhe pse kjo shoqëri u ngrit në kundërshtim me ligjin, sërish nuk e kreu këtë funksion.

Lexo edhe:

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Citizens ka raportuar disa raste ku Bashkia Tiranë ka shitur tokë publike tek privati, që janë raste të cilat mund të ishin administruar nga kjo kompani që u ngrit me këtë “mision”.

I fundit është rasti i kompanisë Fusha dhe truallit pas Teatrit Kombëtar, apo rasti i 7 katëshit të Maks Velos, që ishte gjithashtu në pronë të bashkisë Tiranë dhe u shemb, pasi u shpallur si i dëmtuar nga tërmeti. Në asnjë rast, Tirana DC, nuk ka qenë ndërmjetësi për të zhvilluar dhe rritur vlerën e kësaj prone publike, duke shtuar pikëpyetjet se përse bashkia e Tiranës ka ngritur komisione të tjera për negociatat me privatët dhe ka lënë jashtë këtë kompani.

“Si e humbi misionin e saj Tirana DC?”

Në shtator të vitit 2020, këshilli bashkiak i Tiranës mori vendimin për krijimin e kësaj shoqërie aksionere, e cila është 100% në pronësi të Bashkisë.

Sipas vendimit të bashkisë, Tirana DC do të kishte një mision, që do të ishte “projektimi, rindërtimi, ndërtimi, zbatimi, kolaudimi i ndërtimeve të të gjitha llojeve.” Por deri më tani kompania nuk ka lidhur asnjë kontratë, madje rrugës duket se ka gjetur një “mision tjetër”.

Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Tirana DC” sh.a., ishte 50,000,000 (pesëdhjetë milionë) lekë, që janë paguar nga buxheti i bashkisë.

Referuar vendimit Nr. 134, datë 19.10.2021, Bashkia Tiranë ka dhënë një hua prej 197,000,000 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë milionë) lekë, në favor të shoqërisë “Tirana DC”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo shoqëri ka regjistruar një humbje prej 183 milionë lekësh nga viti 2020 deri në 2022.

Referuar të njëjtit burim, kompania shpenzon 500 mijë euro në vit për pagat e 35 punonjësve dhe 200 mijë euro në vit për qiranë e një godine.

Kompania që i ka dhënë ambiente me qira Tiran DC-së dhe përfiton 200 mijë euro në vit, është kompania mëmë e shoqërisë koncesionare “Tirana 4”, me administrator Elti Fusha. 32.91% të kësaj shoqërie zotërohet nga kompania kompania “Fusha” me administrator Shkëlqim Fushën, një ndër kompanitë që përfiton më shumë tendera nga bashkia e Tiranës.

Referuar të dhënave të thesarit për vitin 2023 përpiluar nga Open Data, kompania “Fusha shpk” përfitoi rreth 1.3 miliard lekë transaksione nga Bashkia e Tiranës, duke u renditur si kompania e dytë më e paguar.

Shoqëria aksionare Tirana DC është bërë së fundmi subjekt i Prokurorisë së Posaçme për shkak të korrupsionit. Kompania u drejtua deri në 2023 nga Redi Molla tashmë i arrestuar e më pas nga Mariglen Qato. Aktualisht administrator është Admir Abrija i cili ka shërbyer më herët si drejtor i përgjithshëm i burgjeve./ Citizens Channel

Etiketa: aferaErion VeliajkorrupsionqeveriaTirana DC

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

“Çmenduri” në “Bernabeu”, Reali përmbys Bayernin në shtesë

TË GJITHA

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom