Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka kërkuar interpelancë me Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, për projektligjin për shëndetin riprodhues.
Shehu përmes një postimi në Facebook të shkresës për interpelancë, shkruan se nuk janë të bëra për publikun arsyet pse po bëhet ky ligj.
Gjithashtu deputeti demokrat i drejtohet ministres disa pyetje mbi abortin.
Postimi i Shehut:
Sot depozitova kerkesen per interpelance me Ministren Kociu, per Projekt ligjin e Shendetit Riprodhues, qe po e publikoj.
Lënda: Kërkesë për interpelancë
Drejtuar: Zonjës LINDITA NIKOLLA
KRYETARE E KUVENDIT TЁ SHQIPЁRISЁ
Këtu
Bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96/84 të Rregullores së Kuvendit, ju paraqes kërkesën për interpelancë ndaj Zj. Albana Kociu, Minister i Shendetesise e Mbrojtjes Sociale, në lidhje me platformen politike, sociale, argumentat, objektivat e qellimet, korelacionin me Kodin tone te Familjes, adoptimit te femijeve, te drejtave te gruas e femijeve, mbrojtjes se shendetiti te tyre, luften ndaj trafiqeve etj, te asaj Ministrie, te lidhura me Projekt Ligjin “Per Shendetin riprodhues e fertilizimin e asistuar”, si prezantuese e tij per nje “diskutim te gjere”. Kete interpelance une e kerkoj kryesisht te lidhur me kolonat kryesore te atij projekt Ligji, qe jane:
a-“Uterusi me qera”, per ceshtjet si vijon:
1-Pse pikerisht tashti ju hidhni ne diskutim, nje Projekt Ligji te tille, larg interesave te gjera se publikut.
2- Ju si Ministri, qe e keni hedhur per diskutim nje projekt ligj te tille, a e mbeshtesni ate, apo e keni bere nen trysnine e faktoreve te tjere.
3-Nqs po, ne cfare planesh eshte mbeshtetja juaj per kete projekt ligj.
4-A keni marre ne konsiderate per kete projekt ligj qendrimet negative te shumices dermuese te vendeve te tjera ndaj te tilla praktikave te Uteruesit me Qera, psh te Italise.
5- Votimin me shumice dermuese para pak ditesh te nje Rezolute te vecante nga PE, qe e konsideron shfrytezimin e “Uteruesit me Qera” nje veper penale, a ju ka bere kjo te ndryshoni qendrim per kete ceshtje.
6-A nuk keni gjykuar se kjo procedure godet rende dinjtetin e gruas e diskriminon ate duke e kthyer ne nje “skllave” me pagese.
7-A nuk gjykoni se keshtu “uteruesi” nga nje organ shume i rendesishme biologjik per nenen e fetusin, kthehet thjesht ne nje kasaforte metalike me fetusin brenda si vlere monetare.
8-A nuk gjykoni se nje procedure e tille diskriminon dhe femijen, duke e trajtuar ate se bashku me nene si objekte.
9-A nuk ju eshte bere e ditur se nje praktike e tille demton rende vecanerisht shendetin mendor te nenes e femijes (me “nene” nen kuptoj ate qe mban femijen 9 muaj ne bark).
10- A nuk e konsideroni kete procedure te ngjashme, ndoshta shume me te rende, me trafiqet e organeve, duke u quajtur keshtu “trafiku i utereusit e fetuseve”.
11-A nuk mendoni se keshtu ne Shqiperi do te lindin “fermat e uteruseve” e trafiqet e fetuseve, kryesisht per te huajt, te lidhura keto me mafian e vendit dhe te huaj, gje qe evidentohet lehte nga permbajtja e projekt ligjit.
12-Ju flisni per ndryshime ne Kodin e Familjes per adoptimin e femijeve aty. A nuk eshte kjo nje tentative nen lobingun e “qarqeve anti familje”, qe kerkojne te shkaterrojne konceptet e shenjta Nene e Baba e te familjes se perbere nga Nje Burre e Nje grua e me shprese Femijet, per te cuar ne forma te tjera, ndesh me natyren njerezore e Kodin tone.
13-A nuk jane te njejtat qarqe, qe duan te shtyjne ne deformime te praktikave te adoptimit te femijeve, ndesh me vlerat, Ligjet tona, shume demtuese per femijet.
b-“Aborti”, per ceshtjet:
1-A perben per ju si Ministri nje problem shqetesues shtimi i aborteve.
2-A perben per ju si Ministri nje problem shume shqetesues aborti selektiv.
3-A perben per ju si Ministri nje problem thellesisht shqetesues renia ne pikiate e natalitetit ne vendin tone.
4-A i konsideroni ju politikat pro nataliste thelbesore per vendin dhe ato pro abort demtuese.
5-A e konsderoni ju abortin si nje akt “marje jete”, qe duhet evituar, se paku minimizuar nepermejt edukimit shendetesor, planifikimit familjar, mbeshtetjeve per nene e femijen etj.
6-A e konsideroni ju te drejten e gruas per tu bere Nene, si te drejte universale per ate e shoqerine, qe duhet mbeshtetur me te gjitha mundesite, ekonomike, sociale, shendetesore, edukative.
7-Nqs jeni dakort me sa me siper, mbi cfare baze kerkoni shtyrjen e abortiti jo mjekesor nga 12 jave ne 14 jave.
8-A keni ne konsiderate se keshtu futemi ne fazen e pjekurise se thelle te fetusit, pra kalojme ne vrasjen e qenieve njerezore.
9-A keni ne konsiderate se keshtu seksi i fetusit percaktohet me lehte duke favorizuar aboretet selektive.
10-A e gjykoni te rrezikshem faktin e uljes se moshes ne 16 vjec (pra jo maxhorene) per vajzat qe te vendosin te pavarura per te realizuar abort.
11-A nuk mendoni se dicka e tille do te lehtesoje abortin per adoleshentet duke i drejtuar shume me me lehtesi ato drejt kesaj procedure jo vetem vrasese per fetusin, por probabilisht edhe me demtime te renda te shendetit riprodhues e te pergjithshem per ato.
12- A e dini ju se Gjykata Supreme e ShBA ka marre nje vendim historik per ate vend, une do te thoja edhe per shume me gjere, kur rrezoi Sentencen Ëade vs Joe, pikerisht per abortin.
13- Ju si e konsideroni abortin, nje instrument te Planifikimit Familjar apo deshmi te deshtimi te Planifikimit Familjar.
c-“Sterilizimi invaziv, kirurgjikal” per ceshtjet qe vijojne:
1-A e konsideroni kete forme sterilizimi si nje instrument te Planifikimit Familjar.
2-Megjithese ka vende qe e vendosin si te tille, a nuk do te ishte me humane, me e drejte qe kete forme sterilizimi (me deshiren e subjektit) te pakten te mos e vendosim ne kapitullin e Planifikimit Familjar.
Ne fakt kjo metode mua me sjell neper mend sterilizimet e detyruara nen rregjime, megjithese ne projekt ligj nuk eshte i tille, por se paku duhet evituar pershirja ne Planifikimin Familjar, qe ka per baze edukimin shendetesor, dialogun etj e jo menyra invazive.
Dhe si konkluzion, une ju sygjeroj ta terhiqni sa me shpejt nga qarkullimi kete Projekt Ligj, te haroni krejtesisht ate, se eshte nje dokument diskriminues, skllaverues, larg koncepteve biologjike, ne sherbim te trafiqeve kriminale, vrastar per fetusin e tentative per shkaterrimin e kolonave tona te Jetes, Familjes, prinderve reale, shoqerise vete.
Duke ju falenderuar per mirekuptimin
Deputeti
Tritan Shehu