• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambasadat e huaja në Tiranë: Sulmet ndaj shtypit të lirë nuk mund të justifikohen kurrë

17:58 : 03/05/2024
në AKTUALITET

Ambasadat e huaja perëndimore në Shqipëri mbështesin raportin dhe hetimin objektiv të gazetarëve, në një deklaratë të përbashkët në ditën botërore të lirisë së medias.

Ambasadat thonë se sulmet ndaj shtypit të lirë nuk mund të justifikohen kurrë, teksa shtojnë më tej se një media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale.

Ambasadat u bëjnë  thirrje politikanëve, autoriteteve të zbatimit të ligjit, biznesit  që të sigurojnë që gazetarët ta kryejnë lirisht këtë detyrë jetike.

DEKLARATË E ANËTARËVE TË KOALICIONIT TË LIRISË SË MEDIAS NË SHQIPËRI PËR TË SHËNUAR DITËN BOTËRORE TË LIRISË TË SHTYPIT, 3 MAJ 2024

Ambasadorët dhe ambasadat në Shqipëri, anëtarë të Koalicionit Botëror të Lirisë së Medias, si edhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Bashkimit Europian u takuan për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, për të ripohuar angazhimin tonë për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.

Lexo edhe:

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

Ne përsëritëm mbështetjen tonë për Shqipërinë që të vazhdojë të zhvillojë një mjedis mediatik, ku gazetarët profesionistë dhe etikë mund të hetojnë dhe raportojnë në mënyrë objektive, pa frikë dhe pa u intimiduar. Një media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale. Ne theksuam rëndësinë e gazetarëve që raportojnë profesionalisht dhe ruajnë standardet e sjelljes, duke përfshirë shmangien e interesave personale, politike apo financiare.  Ne inkurajojmë mediat shqiptare të nxisin përfaqësime gjithëpërfshirëse dhe të shmangin diskriminimin dhe paragjykimin.  Ne përqafojmë rëndësinë e gazetarisë dhe lirinë e shprehjes në përballjen me krizën globale të mjedisit.

Ne diskutuam mbi shqetësimet për raportet e fundit të sulmeve dhe abuzimeve drejtuar gazetarëve, duke përfshirë diskriminimin me bazë gjinore, dhe ritheksuam angazhimin tonë për të folur hapur kur kjo ndodh. Sulmet ndaj gazetarëve apo ndaj shtypit të lirë nuk mund të justifikohen kurrë. Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duartrokasim trimërinë e gazetarëve në raportimin e së të vërtetës duke u mundësuar qytetarëve të marrin informacion të saktë. Ne u bëjmë thirrje politikanëve, autoriteteve të zbatimit të ligjit, biznesit të sigurojnë që gazetarët ta kryejnë lirisht këtë detyrë jetike.

Etiketa: gazetaretmedia e liresulmet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

17:31 : 28/01/2026
RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
AKTUALITET

Sulmet ndaj Drejtësisë, Rama nuk tërhiqet: Do merrem prapë, është çështje personale!

13:15 : 03/10/2025
BOTA

Sulmet e avionëve luftarakë në qiellin e NATO-s, shqetësim për Aleancën

17:51 : 24/09/2025
AKTUALITET

Gazetarët prej muajsh pa marrë rrogat/ Eni Vasili: RTSH po përballet me borxhe katastrofike

18:12 : 11/09/2025
AKTUALITET

Liria e medias sfidë serioze/ Gazetarët praktikojnë vetë-censorim për shkak të presioneve

12:50 : 20/08/2025
Para

"Mora hak ndaj mësuesve"/ Aktori turk blen shkollën e tij të fillores dhe e shkatërron

TË GJITHA

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom