• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori/ Erion Veliaj del pas 8 orësh nga SPAK: Isha si bashkëpunëtor!

16:58 : 30/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë pas rreth 8 orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçëme (SPAK).

Ai ka dëshmuar në lidhje me mega aferën miliona euro të inceneratorit të Tiranës, për të cilin vazhdojnë të paguajnë rreth 80 mijë euro në ditë prej vitesh, edhe pse inceneratori nuk ekziston.

Në prononcim e dhënë për mediat, Veliaj sërish tentoi ta paraqiste sikur kishte shkuar me vullnetin e tij në SPAK, edhe pse fletëthirrja i ka shkuar prej kohësh, me orën 10:00, edhe pse ai tentoi të manipulonte edhe në lidhje me orarin.

Veliaj kërkoi ta paraqesë veten si të pastër në lidhje me këtë aferë, ku deklaroi se kishte shkuar si bashkëpunëtor.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

“Doja të falenderoja kolegët e SPAK-ut, një institucion që unë nuk kisha pas të bëja më parë. Pas këtij takimi më ka krijuar bindjen që është bërë një investim përsë mbari në Shqipëri. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë dhe unë them që ne duhet t’i forcojmë institucionet dhe jo t’i anatemojmë.

Isha sot si bashkëpunëtor, e kisha kërkuar vetë këtë takim, por nuk e kishim caktuar mirë orën 9 ose 10 sepse kishin një seancë tjetër, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve.Të gjitha shpjegimet e nevojshme për mënyrën ku dallon projekti i IFC i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish bashkia me 37 euro tonin dhe si ky proces ishte një gjë tjetër  e pa kërkuar nga investitorë që nuk kishin lidhje me bashkinë dhe IFC. U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka dërguar dhe disa detaje të tjera, më kërkuan që të mos i ndaj me gazetarët disa detaje

Unë ndihem më i lehtësuar sepse më në fund dhe unë pata mundësinë të them fjalën time. EBesoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar… se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak.” – tha Veliaj.

Veliaj ia mbathi me vrap dhe nuk pranoi të fliste sapo gazetarët nisën ta pyesnin, dhe ky detaj tregon sinqeritetin e tij në ato që tha, ku është mësuar të dalë vetëm me kaseta të gatshme dhe jo para gazetarëve.

Opozita ka publikuar gjatë këtyre javëve prova dhe fakte, të cilat SPAK bën ende sikur s’i sheh, të cilat implikojnë edhe kryebashkiakun, Erion Veliaj, në, jo vetëm për faktin se ai ka qenë një person në dijeni të gjithçkaje ka ndodhur, por dyshohet edhe për veprën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”. Po ashtu, ai implikohet edhe në aferën korruptive “5D”, ku drejtorët kryesor të tij kishin krijuar kompani për të marrë tenderat e Bashkisë.

Roli i Veliajt tek Inceneratori i Tiranës:

Kryebashkiaku Erion Veliaj është jashtë listës së personave të vendosur nën masë sigurie në procedimin penal të inceneratorit të Tiranës. Megjithatë, Veliaj ka një rol kryesor në nisjen e procedurave që u shndërruan në një aferë që llogaritet ti ketë shkaktuar buxhetit një dëm rreth 100 mln Euro.

Në 27 Mars 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehet “dakord në parim” për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës nëpërmjet procedurës koncesionare. Ky është momenti kur merr jetë një prej aferave më të rënda financiare në historinë e shtetit shqiptar.

Veliaj, pa marrë më parë mendimin e Këshillit Bashkiak, merr përsipër në dorë të parë që të aprovojë, megjithëse “parimisht”, një projekt që do t’u kushtojë taksave të qytetarëve të Tiranës rreth 430 milionë euro për 30 vjet.

Nuk është thjesht shmangie e Këshillit Bashkiak. Projekti për ndërtimin e landfillit të Tiranës parashikonte kosto financiare për të gjitha bashkitë e Qarkut të Tiranës, ku përfshiheshin krahas kryeqytetit, edhe Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina.

Askush nuk pyeti këto njësi të qeverisjes vendore. Qeveria u mjaftua me “dakordësinë në parim” të Veliajt, për t’i dhënë rrugë koncesionit të Sharrës.

Afera e inceneratorit të Sharrës nuk është një “vjedhje e rëndomtë” e dy biznesmenëve që shfaqen si pronarë të koncesioneve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. Afera e djegësve është një skandal qeveritar dhe, në rastin e impiantit të Tiranës, ekzistojnë të gjithë dyshimet se është i përfshirë “kokë e këmbë” edhe Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës jo vetëm që ka dhënë ‘dakordësinë në parim” për inceneratorin e Tiranës, por edhe e ka promovuar me vizitat e tij në kantier. E, mbi të gjitha, nuk ka kursyer rreth 100 milionë euro për një shërbim pjesor që ofrohet nga koncesionari ‘Integrated Energy bv”.

Etiketa: Erion Veliajinceneratoretspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

Mbledhja e Këshillit online, Blushi: U urdhërua nga Veliaj, shkeli ligjin

TË GJITHA

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com