• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me protezat te Trauma/ Tenderit 3.5 mln euro, si u favorizua Vilma Nushi e “Check Up”

20:44 : 25/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Protezat dhe cilësia e tyre nuk janë i vetmi problem që ka ish-Spitali Ushtarak, sot Spitali i Traumës.

Nga një investigim rezulton se Spitali i Traumës i ngjan më shumë një kompanie private, edhe pse ajo që gjendet aty është nga paratë e taksapaguesve.

Konkretisht, nga ky investigim në Spitalin Ushtarak të Traumës evidentohet shkelja në fushën e protezave ortopedike, që është ndoshta edhe fusha më kryesore, ndërkohë që barnat blihen nga vetë pacientët dhe ku favorizohet kompania private e koncesionit të Sterilizimit, në dëm të buxhetit të shtetit.

Madje, në mënyrë paradoksale, edhe pse rezulton të jenë tejkaluar shpenzimet për vitin 2021 dhe 2022, përsëri Spitali i Traumës nuk ka plotësuar nevojat për pacientët, duke bërë që shumë prej atyre që përfundojnë aty për mjekim të kenë një dorë në xhepin e tyre për të përballuar sëmundjen.

“Kosova e ka 3.5%, ne e kemi 2,78%. Pra, pretendohet rritje por nuk është, ky është i gjithë buxheti që bëhet për Shëndetësinë, do të thotë që, anglezi do të thoshte: “Whats you pay, is ëhat’s you get! “Atë që t’i paguan, mund ta marrësh mbrapsht”! S’mund të marrësh më shumë se sa paguan. Pra, ne paguajmë shumë pak dhe jemi shumë ulët tek shëndetësia”, shprehet mjeku Ilir Alimehmeti.

Lexo edhe:

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

  • Skandali me protezat te Trauma/ Dritëhijet e tenderit 3.5 mln euro dhe si favorizohet në shkelje me ligjin kompania që ka edhe Check-Up

Një ndër problemet më të hershme që hasin pacientët në SUT lidhet me protezat apo implantet ortopedike, të cilat përdoren për të bashkuar kockat e dëmtuara ose për të zëvendësuar pjesë të ndryshme.

Nga intervistat e ndryshme pranë ish Spitalit Ushtarak, është zbuluar se familjarë të pacientëve nuk i marrin pllakat ortopedike tek Spitali, por në treg të zi ose te farmaci private.

“Të jetë ky spital, çereku i Shqipërisë ngelet në karroca. Mue më është aksidentuar djali para dy muajsh, të dy këmbët i ka thye”.

“E kam marrë platini, se më thanë mue këtu cdo pllakë e ke këtu”!

“A ke pllakë platini? Jo, platini nuk e kemi…’

Se platini nuk disponon spitali…”

  • Çfarë ka ndodhur me fondet për protezat ortopedike?

Nga të dhënat zyrtare rezulton se Spitali i Traumës vazhdimisht ka organizuar tendera për implantet ortopedike. Në vitin 2016, Ministria e Shëndetësisë do të organizonte garën për dy tendera me vlerë 2.2 milionë euro për furnizim me proteza Spitalin e Traumës, Durrësit dhe spitalet e tjera rajonale.

Megjithatë gara për këto tendera është rrethuar nga indicie për korrupsion pasi janë fituar nga e njëjta kompani me garë fiktive. Konkretisht në gusht të 2016, Ministria e Shëndetësisë, nën drejtimin e Ilir Beqajt, do të shpallte fitues me ofertë rreth 2 milionë euro bashkimin e kompanive “TRIMED” dhe “Layo” sh.p.k për furnizimin me materiale mjekësore për ortopedinë në QSUT, në Spitalin e Traumës dhe Spitalin Rajonal të Durrësit.

Në garë morën pjesë edhe 5 kompani të tjera, të cilat edhe pse u futën në garë nuk bënë ofertë për të fituar kontratën dhe nuk kishin asnjë dokumentacion për të dorëzuar.

Sipas Open Data Albania, gara është shënuar me flamur të kuq pasi nuk kemi asnjë ofertë nga kompanitë e tjera, ku qartazi kemi një tender fiktiv.

Megjithatë ish-ministri Beqaj nuk do të ndalej me kaq, pasi në tetor të 2016 do të hapte tenderin për furnizimin me materiale mjekësore për ortopedinë në disa spitale rajonale me fond limit 1 milion euro.

Tenderi i dytë ishte një fotokopje e tenderit të parë, ku gara do të fitohej përsëri nga bashkimi i kompanive “TRIMED” dhe “Layo” shpk. Në tender ishin po të njëjtat kompani që konkurruan herën e fundit dhe përsëri nuk bënë ofertë ekonomike, duke ofruar përforcuar dyshimet për tender me fitues të paracaktuar.

Pavarësisht ndryshimit të ministrave apo të drejtorëve të qendrave spitalore, kompanitë që marrin tenderat duke shkelur ligjin e Prokurimit Publik janë pothuajse të njëjtat.

  • Kush i fiton tenderat e protezave ortopedike?

Kompania kryesore fituese e këtyre tenderave është “Trimed” sh.p.k, e cila zotëron 20% të aksioneve nga koncesionari i Check-Up. Ish-ministri Ilir Beqaj ka qenë në shenjestër për këtë koncesion dhe është përpjekur ta mbrojë atë me argumentin se kompania private ka kryer investime, që buxheti i shtetit nuk kishte mundësinë t’i bënte.

“Konçesioni tjetër në Shëndetësi është ai i Check-Up dhe aty SPAK-u po heton, edhe pse financimet, shteti nuk i vonon kurrë pagesat, dmth për këtë koncesion. Nga ana tjetër, KLSH-ja ka gjetur që ka analiza të pakryera, dmth që tjetër gjë deklaron koncesionari dhe tjetër gjë paguan qeveria”, shprehet Klodian Muço, ekspert ekonomie.

Aktualisht kontrata e koncesionit të Check-Up është nën hetim nga SPAK, ashtu si pjesa tjetër e koncesioneve në Shëndetësi të firmosura nga ish-ministri Ilir Beqaj dhe zëvendësi i tij.

“Ne paguajmë shumë më tepër nga xhepi se sa paguajnë shtetet e tjera. Për çfarë arsye? Sepse thjesht buxheti është i ulët që në fillim dhe këto pak para shkojnë shumë në xhepat e koncesionarëve dhe nuk shkojnë në shërbimet që u nevojiten njerëzve”, thotë mjeku Ilir Alimehmeti.

Në tetor të vitit 2022, Spitali i Traumës do të mbante tenderin për implante ortopedike me fond limit 354 milionë lekë ose 3.5 milionë euro. Në ndryshim nga herët e tjera, përveç bashkimit të përhershëm të operatorëve “TRIMED” dhe “Layo” sh.p.k, në garë do të kualifikohesh edhe kompania “Orthonet” shpk, në pronësi të Kira Camit dhe Floresha Haxhimemini. Kompania tjetër “CFO PHARMA” sh.p.k do të skualifikohej për mosplotësim të kushteve të kërkuara nga institucioni.

Në këtë rast, “Vetting” ka zbuluar se njëra nga kompanitë fituese “Layo” shpk, nuk plotësonte kriteret për kualifikimin në tender. Rrjedhimisht nga ky fakt duhej të skualifikohej edhe kompania “TRIMED”, por SUT ka finalizuar tenderin pa patur parasysh ligjin e Prokurimeve Publike.

Informacioni i siguruar nga “Vetting” konfirmohet edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të, i cili ngarkon me përgjegjësi hartuesit e dokumentave specifike dhe titullaren Edlira Bode.

“Në kushte kur Operatori Ekonomik “Layo” shpk., pjesë e Bashkimit të Operatorëve EKononomikë nuk përmbush kriteret për kualifikim, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave duhej ta kishte skualifikuar BOE. Për sa më lart, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vepruar duke favorizuar BOE edhe pse në kushtet e skualifikimit. Grupi i auditimit të KLSH vlerën 353 milionë Lekë të kontratës së lidhur me BOE “T.&L.” e konsideron përdorim pa efektivitet te buxhetit të Spitalit Universitar të Traumës”, thuhet në raportin e KLSH.

KLSH ka rekomanduar që Drejtoresha Bode t’i kushtojë vëmendjen e duhur procesit të hartimit të kërkesave për kualifikim nga stafi i punës, duke e ngarkuar me përgjegjësi këtë të fundit./ Emisioni investigativ ‘Vetting’ në News24

Etiketa: investigimipagesaprivatskandaliSpitali i Traumes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
business man financial inspector and secretary making report, calculating or checking balance. Internal Revenue Service inspector checking document. Audit concept
AKTUALITET

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

15:45 : 02/06/2025
SHOW BIZ

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert

15:02 : 31/05/2025
AKTUALITET

250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online

21:19 : 19/05/2025
AKTUALITET

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025
Para

Ndahet nga jeta në lule të rinisë mjeku specializant i Spitalit të Traumës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com