• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut, mbyllen kutitë e votimit

21:04 : 24/04/2024
në RAJONI

Në Maqedoninë e Veriut u mbyllën kutitë e votimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Këto janë zgjedhjet e shtata pas pavarësisë së vendit. Shtatë kandidatë janë në garë, prej tyre dy shqiptarë. Mbi 1 milion e 800 mijë votues janë të regjistruar dhe dalja e votuesve në zgjedhje ka kaluar 47 përqind, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjve (KSHZ). Në raundin e parë nuk pritet të ketë fitues, por dy garuesit me më tepër vota kalojnë në balotazhin e 8 majit, kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

KSHZ ka njoftuar se ka pranuar rreth treqind ankesa për parregullsi që kanë të bëjnë me fotografimin e fletëvotimit, vendosjen fletëpalosjeve në makina pranë qendrave të votimita, apo pamundësinë për të votuar të disa personave, të cilët nuk e kishin gjetur veten në regjistrin zghjedhor.

KSHZ tha se një numër të ankesave i kishte zgjidhur, për një pjesë tjetër po punonte, ndërsa disa të tjera i ka hedhur poshtë si të pabaza.

Sidoqoftë, dalja në votime ka qenë për 9% më e lartë se në zgjedhjet e kaluara presidenciale, të vitit 2019. Por, vërehet se në vendbanimet shqiptare shkalla e daljes në votime është më e ulët për dallim nga ato ku popullata maqedonase përbën shumicën.

Votimi është zhvilluar në një atmosferë kryeisht të qetë, ndërsa policia njofton për incidente të vogla që nuk pritet të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Lexo edhe:

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, mes 4 viktimave edhe solisti i teatrit kombëtar të Operas

VIDEO/ Makina totalisht në flakë, pamje nga aksidenti tragjik me 4 viktima në Maqedoninë e Veriut

Në garën për president të Maqedonisë së Veriut janë Stevo Pendarovski i LSDM-së, i cili garon për një mandat të dytë, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së, Bujar Osmani i koalicionit Fronti Evropian i drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arben Taravari i koalicionit VLEN, Maksim Dimitrievski i partisë “Znam”, Stevçe Jakimovski i Opsionit Qytetar për Maqedoninë dhe Biljana Vankovska e partisë “E Majta”.

Stevo Pendarovski thotë se vendi që po negocion për integrim me Bashkimin Evropian nuk guxon të lejojë një proces të keq zgjedhor:

“Kemi një përvojë të gjatë me zgjedhjet dhe pres që sikur edhe herën e kaluar ato të ruajnë standardet e larta evropiane”, tha kandidati i Social-demokratëve, Pendarovski.

“Erdhi dita dhe çasti që ky pushtet të largohet”, komentoi Gordana Siljanovska e VMRO-së, duke bërë thirrje, nga ana tjetër për heqjen e pragut prej 40 përqind të daljes në raundin e dytë të votuesve.

Bujar Osmani i Frontit Evropian thotë se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit:

“Për shkak se shteti është në udhëkryq. Dy opsione janë para nesh dhe qytetarët duhet të vendosin për një prej këtyre opsioneve: integrimin apo izolimin. Por sot shpresoj fillimisht se zgjedhjet do të kalojnë në rend më të mirë; qytetarët të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre”, tha Osmani.

Arben Taravari i koalicionit VLEN thotë se është me rëndësi që zgjedhjet të jenë të drejta dhe demokratike.

“Sot është dita kur sovrani vendos se kush duhet të fitojë zgjedhjet; për cilin duhet të japë mbështetje dhe përkrahje dhe kushdo qoftë që merr më shumë përkrahje ne do t’ia urojmë dhe shpresoj se 8 maji do të jetë ditë edhe më e rëndësishme se sot 24 prilli, kur mbahen zgjedhjet parlamentare. Uroj dhe shpresoj të shkojë në atmosferë demokratike dhe tëë drejtë”, tha Taravari.

Misioni i ODIHR-it që ndodhet në vend, ka mbi 320 vëzhgues për të ndjekur procesin, ndërsa një numër edhe më i madh i vëzhguesve vendas po ashtu është aktiv në terren.

Shefja e misionit të ODIHR-it, Jillian Stirk në orët e paraditës vizitoi dy qendra të votimit dhe tha se procesi po shkonte mirë:

“Ne kemi mbi dyqind vëzhgues sot këtu të shpërndarë në të gjitha zonat dhe kemi vëzhguesit afatgjatë që ndodhen këtu prej se hapëm misionin në fund të marsit”, tha Stirk. ODIHR do të bëjë nesër komente lidhur me ecurinë e procesit.

Kutitë e votimit mbyllen në orën 19, ndërsa rezultatet e para pritet të shpallen rreth mesnatës, nga KSHZ, por shtabet e partive dhe të kandidatëve zakonisht i kanë të dhënat edhe më përpara dhe ato nuk dallojnë shumë nga ato të autoriteteve të zgjedhjeve.

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka një mandat prej pesë vjetësh dhe zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë, ndonëse kohët e fundit janë shtuar debatet, sidomos në radhët e partive politike shqiptare që presidentin ta zgjedhë parlamenti, por partitë maqedonase nuk janë dakorduar me këtë.

Maqedonia e Veriut është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga fundi i vitit 2005 dhe përparimi drejt Bllokut ka qenë i ngadalshëm dhe i vështirë. Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të 8 majit shikohen me interes të madh nga publiku jo vetëm në Maqedoninë e Veriut për shkak të besimit në rënie për BE-në dhe zvarritjen e procesit të integrimit apo dhe për debatet mbi ndikimin keqdashës të Federatës Ruse./voa

Etiketa: Maqedonimbyllen kutitëpresidentvotimZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, mes 4 viktimave edhe solisti i teatrit kombëtar të Operas

11:40 : 22/05/2026
RAJONI

VIDEO/ Makina totalisht në flakë, pamje nga aksidenti tragjik me 4 viktima në Maqedoninë e Veriut

09:55 : 22/05/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ BMW-ja përplaset me një kamion dhe përfshihet nga flakët, 4 viktima

08:53 : 22/05/2026
AKTUALITET

Bardhi për raportin e IBAR: Konfirmon shqetësimet e opozitës për Ballukun dhe korrupsionin

20:44 : 21/05/2026
AKTUALITET

KE ndan rreth 160 milionë euro të Planit të Rritjes, përfitojnë 3 vende të Ballkanit, ja sa i jepen Shqipërisë

15:08 : 20/05/2026
RAJONI

LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente

13:27 : 09/05/2026
Para

"Butrinti", Zhupa: Gjykata Kushtetuese në shërbim të aferave të qeverisë Rama

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

12:30 : 05/06/2026

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom