• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ Shtim i spiunazhit rus dhe kinez në Gjermani

09:08 : 24/04/2024
në BOTA

Në zyrën e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm gjerman këto ditë është shtuar puna. “Ndalim për shkak të aktivitetit të dyshuar të spiunazhit”, thuhet në njoftimin e 23 prillit. Të njëjtin titull ka edhe një njoftim për shtyp një ditë më parë. Në të dyja rastet katër të dyshuarit, tre burra dhe një grua kanë spiunuar për Kinën. Në lajmin e 18 prillit bëhet fjalë për dy burra, që me porosi të Rusisë kanë planifikuar goditje ndaj objektivave ushtarake në Gjermani. Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet, se “ndalimet janë bërë për shkak të veprimtarisë agjenturore dhe anëtarësisë në organizata të huaja terroriste “Republika Popullore Donjeck”.

Këto njoftime shkaktuan reagime të shqetësuara në Gjermani. Deputeti i të Gjelbërve, Konstantin von Notz është i alarmuar. “Ne duhet më të fund të kuptojmë, se këtu bëhet fjalë për një rrezik maksimalisht serioz dhe real të sigurisë sonë”, ka theksuar von Notz njëkohësisht edhe kreu i komisionit parlamentar për shërbimet informative. Edhe presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese, BfV, Thomas Haldenwang e bën të qartë për DW. “Ne i kishim nisur hetimet. Dhe pasi gjendja e të dhënave ishte e qartë, mundëm në këtë rast t’a dorëzonim ato policisë dhe prokurororisë.”

Qëllimet globale të Kinës sipas Mbrojtjes Kushtetuese Gjermane

Për kreun e shërbimit të brendshëm informativ ky zhvillim aktual nuk është i habitshëm. Ky autoritet gjerman që në një raport të vitit 2023 e bën të qartë: “Qëllimet globale ambicioze të Kinës do të ndiqen me një tendencë të përgjithshme për më shumë pushtet për formësimin e pretendimit për udhëheqje dhe me intensifikim të aktiviteteve të tjera të spiunazhit dhe ushtrimit të ndikimit nga aktorë shtetërorë.” Për këtë Haldenwang foli edhe në një simpozium të Mbrojtjes Kushtetuese në Berlin. “Deri në vitin 2049 Kina kërkon të jetë pushteti numër 1 politik ekonomik dhe ushtarak në glob. Këtë qëllim ajo e ndjek në vijimësi, me mjete legale por edhe me mjete ilegale.”

Si shembull merren studentët dhe studiuesit kinezë në universitetet gjermane. “Këta persona janë të detyruar të japin informacione tek shteti”, thotë, Haldenwang. Po kjo shihet edhe tek ekonomia. Tek çdo Joint Venture, tek çdo investim direkt vijnë menaxherë dhe personel ekstra nga Kina, tha kreu i Mbrojtjes Kushtetuese, duke e parë këtë si një portë të hapur për spiunazh potencial.

Lexo edhe:

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

Spiuni në paradhomën e politikanit të AfD-së?

Në këtë skenar mund të shihet dhe një agjent i arrestuar së fundmi. Problemi është se ai ishte punonjës  i Maximilian Krah, kandidatit kryesor të AfD për zgjedhjet europiane  2024. AfD- që në shkallë federale në Gjermani konsiderohet nga Mbrojtja Kushtetuese si e dyshuar për ekstremizëm të djathtë, ka lidhje të ngushta edhe në Rusi.

Aktivitetet e spiunazhit të Moskës në dallim nga Kina përqëndrohen tek objektiva afatshkurtra. Sipas Haldewang kjo lidhet me sulmin në shkelje të së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës. “Para një luftë të ashpër me ushtrim të jashtëzakonshëm dhune nga Rusia do të ishte pakujdesi nëse nuk do mendohej se aftësitë dhe vullneti i shërbimeve sekrete të saj nuk do të viheshin në veprim në Europë.

Në kërkim të prorusëve

Sipas presidentit të Mbrojtjes Kushtetuese aktivitetet ruse të spiunazhit pritet të shtohen në Gjermani. Regjimi rus ka vënë në fokus për qëllimet e tij edhe ata njerëz në Gjermani që kanë sfond migrimi rus. “Deri tani komuniteti është treguar shumë i përmbajtur”, thekson Haldewang. Por vihen re tek këto qarqe raste të veçanta të simpatisë së madhe për Putinin. “Në këtë kuptim këtu mund të shihet një potencial i mundshëm personash që do të ishin pastaj të gatshëm të vepronin për Rusinë.”

Minsitrja e Brendshme gjerman,e Nancy Faeser pas arrestimit të gjashtë spiunëve të dyshuar bën një bilanc pozitiv. “Autoritetet tona të sigurisë, me në krye Zyrën Federale për Mbrojtjen Kushtetuese e kanë forcuar masivisht mbrojtjen e spiunazhit. Kështu ne po mbrohemi kundër kërcënimeve hibride të regjimit rus por edhe nga spiunazhi nga Kina. Sukseset aktuale të hetimeve e tregojnë këtë.”/DW

 

Etiketa: analizeGjermanikineRusispiunazh

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

15:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

11:18 : 05/10/2025
BOTA

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

09:14 : 05/10/2025
BOTA

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025
RAJONI

Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

11:44 : 02/10/2025
BOTA

Arrestohen në Gjermani tre persona të lidhur me Hamas-in

20:06 : 01/10/2025
Para

Përfiton nga amnistia, lirohet sot nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com