• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha thirrje policëve: Nesër hiqni kapelet dhe çlironi me qytetarët bashkinë

21:09 : 18/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin masivisht pjesë në protestën e ditës së nesërme para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjatë fjalës në tubimin e sotëm, Berisha deklaroi se historia na mëson se diktaturat shkellmohen kur ato humbin kryeqytetin. Sipas Berishës, rënia e Erion Veliajt do të thotë rrëzimi si domino i të gjithë pushtetit të kalbur të rilindjes me në krye Edi Ramën.

Gjithashtu, Berisha u bëri thirrje efektivëve të Policisë që ditën e nesërme të bëjnë historinë, të hiqin kapelet dhe të çlirojnë bashkinë bashkë me qytetarët e Tiranës dhe sipas tij, do kenë përjetë mirënjohjen e shqiptarëve.

Sali Berisha: Sot ende nuk e kemi fituar dhe kemi ende vështirësi pasi jemi në mes të luftës. Por të paktën sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë sy, kanë veshë, kanë një opozitë të vbërtetë, kanë një parlament që kërkon llogari. Ne do fitojmë! Të dashur miq, të gjitha këto beteja kanë pasur rëndësinë e tyre, por betejat më të rëndësishme gjenden para nesh. Në këtë kuadër, beteja më e rëndësishme aktualisht është beteja e të premtes fitimtare. Beteja jonë për të çliruar bashkinë e Tiranës nga politikani më i urryer, më i shpifur që shqiptarët që kanë pasur në tërë ekzistencën e tyre. Pse është beteja e nesërme më e rëndësishme? Sepse prej kohësh është faktuar se në Shqipëri vepron një diktaturë me bekimin e mafies më të rrezikshme ndërkombëtare, të kryesuar nga superspekulanti, armiku i egër i demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros dhe djali i tij, Aleksis. Të dashur miq, diktaturat na mëson historia, nuk ikin me votë, nuk ikin me drejtësi as salla gjyqi. Diktaturat, drejtësinë e kanë armë të tyre, njëlloj siç ka sot narkoshteti, drejtësinë e re të Dumanëve dhe Zamanëve. Por miqtë e mi, diktaturat shkallmohen dhe historia në mëson se shkallmimi i diktaturave nis kur ato humbasin kryeqytetin. Diktatura e Gedafit u shkallmua vetëm kur ai humbi Tripolin, kryeqytetin e Libisë. Diktatura e Sadam Hysenit u shkallmua vetëm pasi ai humbi Bagdadin, kryeqytetin e Irakut. Ashtu edhe Edi Rama, që sot ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1990, do shkallmohet sapo qytetarët të çlirojnë bashkinë e kryeqytetit nesër. Ne që shpëtuam PD-në, ne që shpëtuam pluralizmin në parlament, tani ora na thërret për të shpëtuar bashkinë e Tiranës. Të gjithë të bashkia, fitore!

Qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, shpëtimi i bashkisë është rrëzimi i regjimit. Rënia e Erion Veliajt do të thotë rrëzimi si domino i të gjithë pushtetit të kalbur të rilindjes me në krye Edi Ramën. Por beteja e të premtes është një sprovë dinjiteti për shqiptarët, sepse të dashur miq, Erion Veliaj poshtëron shqiptarët, të gjallët, të vdekurit, ata që do të vijnë kur ndërton rrugë me shtatë herë çmimin e rrugëve që ndërtohen në Europë. Veliaj poshtëron shqiptarët kur i mashtron se ka mbjellë 1 milion pemë dhe ka vjedhë vlerën e 1 milion fidanëve pa i blerë dhe pa i mbjellë kurrë. Veliaj i poshtëron shqiptarët kur vjedh qindra milionë euro për një incenerator që nuk ekziston. Mos harroni se Veliaj e ndryshoi praktikën e trajtimit të mbetjeve. Mos harroni se Veliaj falsifikoi firmat e Këshillit Bashkiak dhe të njësive të qeverisjes vendore të qarkut të Tiranës për kompaninë Rama-Veliaj. Erion Veliaj poshtëron shqiptarët se me modelin më monstruoz të vjedhjeve 100 përqind, të padëgjuar sot në Shqipëri, pasuron veten dhe shushunjat rreth tij. Të gjitha këto, gjithë ky poshtërim buron vetëm nga mllefi i këtij hajduti ndaj qytetarëve. Hajduti gjithnjë e urren personin që e vjedh. Ai u vjedh sepse, duke cituar vetë Veliajn, ju konsideron zdromsa. E dëgjuat ju vetë se si Rilindsja e Edi Ramës, Olta Kushtetuta, me çfarë përbuzje u shpreh se më zbresin ata nga mali. Për Edi Ramën dhe njerëzit e tij, shqiptarët janë qytetarët të dorës së dytë për t’u përçmuar, për t’u poshtëruar, për t’u neveritur. Prandaj dhe i vjedhin, prandaj dhe i përbuzin, prandaj dhe i përzënë nga atdheu i tyre.

Lexo edhe:

Brazil, protesta kundër tarifave prej 50% të Donald Trump

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

Por kjo urrejtje ndaj shqiptarëve, nesër të premten, në ora 11 merr fund. Erion Veliaj, të paralajmëruam dy herë, nuk dhe dorëheqjen. Ke afat gjer nesër në ora 11. Mos u fshih kot prapa policëve. I sigurt të jesh ti që ata do bashkohen me protestuesit. Për ta mbyllur, kam një thirrje të veçantë për policët. Të dashur policë, lejoni kushtrimin thirrës të qytetarëve të Tiranës, të kombit, të depërtojë te ju, në zemrat tuaja, në shpirtin tuaj. Hapni veshët ndaj agonisë së qytetit tuaj. Dhe shikoni se çfarë është katandisur Tirana dhe mos harroni se para se të jeni policë, jeni së pari shqiptarë. Në protestën e fundit ju ishit përballë qytetarëve, por me zemër, me shpirt ju ishit me qytetarët dhe kjo dallohej qartë në sytë, në fytyrat tuaja. Nuk mundeni kurrë ju, djem të rinj dhe të ndershëm t’i shërbeni një hajdut të shpifur, të pashpirt, antishqiptar si Erion Veliaj. Nuk keni ju pse paguani asnjë kusur të tij. Ju që jeni aty në brendësi e kuptoni më mirë kalbësirën që ai institucion ka brenda dhe kundërmon. Ndaj dhe ditën e nesërme bëni histori, hiqni kapelet dhe çlironi bashkinë nesër bashkë me qytetarët e Tiranës dhe do keni përjetë mirënjohjen e shqiptarëve. Do frymëzoni brezat e ardhshëm me heroizmin tuaj. Stop me farsa, stop me abuzime, stop me poshtërimet ndaj shqiptarëve. Prandaj miq, nesër vazhdon beteja pa kthim, E treta e vërteta, ta shporrim Erion Veliajn dhe me urgjencë të vendosim qeverinë teknike. Të shkallmojmë diktaturën e Edi Ramës dhe t’u kthejmë shqiptarëve paratë e vjedhura, t’u kthejmë shqiptarëve dinjitetin, t’u kthejmë shqiptarëve bashkinë e tyre, t’u kthejmë shqiptarëve demokracinë dhe të shpëtojmë Shqipërinë. O sot, o kurrë.

Etiketa: Bashkia e TiranesErion VeliajkapeletpolicetprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

BOTA

Brazil, protesta kundër tarifave prej 50% të Donald Trump

21:11 : 01/08/2025
AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
Ajola Xoxa në SPAK
AKTUALITET

Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash

15:45 : 01/08/2025
AKTUALITET

Afera “5D”/ Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës

14:42 : 01/08/2025
AKTUALITET

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

12:44 : 01/08/2025
AKTUALITET

Përse Dritan Prençi nuk heton rolin e dy pronarëve faktikë të Inceneratorit të Tiranës, Ramës dhe Veliajt?

12:07 : 01/08/2025
Para

Berisha thirrje për mbrojtjen e demokracisë: Ajo nuk dhurohet, por fitohet!

TË GJITHA

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan me 2 fëmijët

20:07 : 02/08/2025

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

19:50 : 02/08/2025

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

19:27 : 02/08/2025

Thyen xhamat e Bashkisë, i riu kundër lirimit të hapësirave publike në Korçë

19:17 : 02/08/2025

Aksident në Korçë, një i plagosur

19:03 : 02/08/2025

Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

18:54 : 02/08/2025

Kjo është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj në Maqellarë

18:37 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com