• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama mbron Xhaçkën/ PD informon ndërkombëtarët për situatën skandaloze

12:40 : 15/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Pas refuzimit të mazhorancës për zbatimin e vendimit të Gjykatës kushtetuese sa i përket mandatit të Olta Xhaçkës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka informuar për këtë situatë skandaloze Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Trupin Diplomatik në Tiranë.

Refuzimi i mazhorancës është parë si dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vite demokraci. Përmes një shkrese zyrtare Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka informuar për këtë cështje Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputeten Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, si dhe gjithë Trupin Diplomatik të Akredituar në Tiranë.

Ky pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhacka, sipas Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit.

Disa ditë më parë Xhaçka në një prej emisioneve televizive tha se bashkëshorti i saj Artan Gaci e donte statusin e investitorit strategjik që “dikush” të mos shkonte “nga mali dhe t’i vendoste çadrën para plazhit”. Kjo deklaratë skandaloze e Xhaçkës ka shkaktuar shumë reagime dhe tregon “superfuqinë” e ish-ministres së mbrojtur nga Rama e cila mund të deklarojë çfarë të dojë dhe askush nuk e “prek” imunitetin e saj.

  • NJOFTIM PËR SHTYP I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

“Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, duke i dhënë mbrojtje politike nga drejtësia, është konsideruar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike si dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet, si dhe një mesazh i qartë i vullnetit politik të mazhorancës socialiste për cimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, përmes ofrimit të mbrojtjes politike ndaj deputetëve të mazhorancës.

Lexo edhe:

Monitorimi i territorit me dronë/ Bardhi: Justifikimi i aferës nga Rama për qoka personale

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

Përmes një shkrese zyrtare, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka informuar për këtë çështje Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputeten Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, si dhe gjithë Trupin Diplomatik të Akredituar në Tiranë. “Në çdo vend demokratik, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor. As Kuvendi dhe asnjë institucion publik nuk mund të shpallë sovranitetin përkundrejt vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të rrënonte parimin kushtetutes të balancës dhe kontrollit mes pushteteve, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, sepse do të merrte tiparet e qarta të një puçi kushtetutes”, thuhet në shkresën zyrtare të Gazment Bardhit.

Ky pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, sipas Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit. “Ky rast merr përmasat e një mbrojtje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka” – thuhet në shkresën drejtuar ndërkombëtarëve.

Në shkresën drejtuar Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, Gazment Bardhi e konsideron të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese. Bardhi thekson se ky veprim përbën minim të demokracisë dhe rrënon besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi.

Në përfundim të shkresës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që ndërkombëtarët si nxitës të Reformës në Drejtësi dhe si garant të cuarjes përpara të zbatimit të kësaj Reforme pa devijime të papërshtathme, të mos e kalojnë këtë veprim në heshtje. “Duke besuar se nuk mbështesni standardin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”, shpreh bindjen time se ky veprim i paprecedent nuk do të përkrahet nga ana juaj, qoftë edhe përmes kalimin të kësaj situate në heshtje” – përfundon letrën e tij kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

 

Etiketa: bardhikushtetuesjaskandalxhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Monitorimi i territorit me dronë/ Bardhi: Justifikimi i aferës nga Rama për qoka personale

18:59 : 21/07/2025
RAJONI

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

20:06 : 17/07/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Përplasje me banorët e Thethit, Policia dhunon një invalid

14:44 : 12/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth/ Bardhi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës “i fortë me të dobëtit”

21:09 : 09/07/2025
AKTUALITET

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

08:54 : 27/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Skandal në Lezhë, Policia kalon pranë të aksidentuarit dhe nuk ndalon

19:59 : 20/06/2025
Para

Sulmet me dronë dhe raketa/ Shqipëria evakuon 15 persona nga Izraeli, 3 prej tyre nga Kosova

TË GJITHA

Vizita me Alban Pezën te “Met Building”, si e la Ajola Xoxa pa blerë apartamentin se nuk i pëlqeu ndriçimi

09:02 : 25/07/2025

Macron: Franca do ta njohë shtetin palestinez

08:54 : 25/07/2025

EMRI/ Në kërkim nga Italia për dhunë seksuale, rrëmbim e vjedhje, kapet në Cërrik 52-vjeçari

08:32 : 25/07/2025

PAMJE TË RËNDA/ Sherr masiv me hunj në mes të Sarandës, “llahtarisen” turistët (VIDEO)

08:27 : 25/07/2025

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 25/07/2025

Hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës, rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe

08:20 : 25/07/2025

Aksident në Berat, plagosen 3 të rinj/ EMRAT

08:16 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com