• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha për Veliajn: Dita e gjykimit tënd erdhi, do të nxjerrim prej zverrku jashtë

20:51 : 09/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga dritarja e ballkonit të shtëpisë, ku ndoshet në arrest, kryedemokrati Sali Berisha mesazhin kryesor e dha për protestën e paralajmëruar për të enjten para Bashkisë Tiranë, ku opozita për herë të dytë do të kërkojë largimin e Erjon Veliajt.

Në fjalën e tij, Berisha duke uruar njëkohësisht besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit, i bëri thirrje Veliajt të largohet sa më shpejtë nga bashkia, të cilën sipas tij në terë këto vite e ka vjedhur duke u renditur një ndër kryehajdutët më të mëdhenj.

Berisha deklaroi se e enjtja do të jetë dita e mosbindjes civile.

Fjala e Berishës
Më pak se 40 orë na ndajnë nga dita e betejës e mosbindjes civile! Veliajn do e nxjerrim për zverku jashtë
Të dashur miq, më pak se 40 orë na ndajnë nga dita e betejës.
E mosbindjes civile.
Dita e ngritjes së qytetarëve dinjitozë të Tiranës kundër tiranisë së hajnisë, të krimit, të turpit, të poshtërimit të Erion Velisë dhe bandës së tij.
Tirana po zien sonte, këtë natë Bajrami, krahas ndjenjave të festës, por edhe të revoltës ndaj një grupi që nuk e ka pasur kurrë në atë shtëpi që nga themelimi i saj si kryeqytet.
Tirana pret me padurim orën 11, orën e zërit të saj të fuqishëm, orën e çlirimit të shtëpisë së parë të kryeqytetit nga njeriu që është pak ta quash turp i njeriut.
Është pak ta quash turpi i qytetit.
Ai është turpi i njerëzimit, sepse Erion Veliaj, ky hajdut i shpërfytyruar, i pangopur, vendosi në Tiranë modelin e padëgjuar kund në botë, modelin e vjedhjes 100 përqind të parave të prokurimeve publike.
Në çdo dhomë, në çdo zyrë, në çdo shkresë të këtyre horrave pa moral, pa ligj, pa nder, pa dinjitet vjen erë, mban erë vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Me në krye kryehajdutin.
A nuk janë këta hajdutë njëlloj si në përrallën Ali Baba me 40 hajdutë?
A nuk është ky person pa dinjitet, pa ndjenja, i shpërfytyruar, që gënjeu qytetarët e Tiranës me pyllin e 1 milion pemëve, vetëm për të vjedhur paratë për 1 milion pemë që nuk i bleu kurrë?
A nuk është ky?
Çfarë t’i thuash këtij? Nuk duhet të prishësh gojën. Që ka zhdukur 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe djegësi nuk ekziston.
Kurse pardje u thoshte qytetarëve se Tirana po pastrohet.
Po ky ëshë djegësi mo i pafytyrë?
Po a u dhanë 130 milionë euro për djegësin o i pafytyrë?
Po si mund të shkelësh ti o i pafytyrë në bashkinë e Tiranës, në zyrën e qytetarëve?
Jo mo jo. Për zverku jashtë!

Mos u fshih para vjedhjeve të Edi Ramës. Se edhe në Surrel po shkove, në Surrel do të gjejmë
Erion Veliaj, e nise qeverisjen në mënyrën më të turpshme.
Je ministri i vetëm që u martove me paratë e ministrisë duke i dhënë vëllait tënd tenderin.
Erdhe në qeveri pasi drejtove një organizatë, të cilës i vodhe financat dhe për të zhdukur gjurmët e hajnisë, i vodhe kompjuterin.
Erion Veliaj, ti je fytyra e vërtetë e Edi Ramës, ti je shëmtira e vërtetë e njeriut.
Po si ka mundësi, dhe reziston.
Si ke fytyrë dhe del nga studioja në studio, në një kohë kur paratë e taksapaguesve janë shndërruar në qindra e qindra apartamente private tuajat, të Mollës, Tushës dhe hajnave të tjerë rreth teje.
Po si ke fytyrë dhe del para qytetarëve të Tiranës në një kohë kur paratë e taksapaguesve të Tiranës janë shndërruar në hotele me pesë yje, tuajat dhe të sojit tënd hajdut me Edi Ramën.
Nuk ke fytyrë ti. Del para qytetarëve të Tiranës kur tenderin për furnizimin me ujë të bashkisë e fitonte drejtori yt.
Dhe si njerëz të pangopur ndanin paratë e vjedhjes së shtëpisë së parë të qytetarëve të Tiranës.
Erion Veliaj, je përpjekur gjatë këtyre viteve të mbulosh vjedhjet e tua me të gjitha përversitetet njerëzore.
Ke përdorur me dhjetëra milionë taksa të qytetarëve për të shpifur dhe trilluar kundër kundërshtarëve.
Por tani, vrima e miut të pret.
Vend në bashki nuk ke. Largohu, largohu!
Tirana është sot më e zemëruar se kurrë. Ndaj dhe jep dorëheqjen sonte, ke shkelmuar mbi sakrificën, mundin, djersën e qytetarëve të Tiranës, duke vjedhur 80 gjer në 100 përqind të çmimit të shkollave për fëmijët.
Duke tenderuar 3 herë një kopsht që nuk ekziston.
Ti je makabër. Të tenderosh 3 herë një kopsht që nuk ekziston për fëmijët, ti je i aftë të kryesh çdo krim ndaj tyre.
Ti nuk ke zemër, ke vetëm torbë për të vjedhur.
Erion Veliaj, jep dorëheqjen. Mos u fshih para vjedhjeve të Edi Ramës. Se edhe në Surrel po shkove, në Surrel do të të gjejmë.
Do të të japim atë që meriton!

Lexo edhe:

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

“Zjarret janë krim shtetëror”/ Berisha: Shqipëria u gjet tërësisht e çarmatosur

Etiketa: BerishadoreheqjeVeliaj

Lajme të lidhura

RAJONI

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

13:57 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Zjarret janë krim shtetëror”/ Berisha: Shqipëria u gjet tërësisht e çarmatosur

13:20 : 18/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama sulmoi hapur prokuroren dhe gjykatësin, KLGJ dhe KLP nuk reaguan

11:38 : 18/08/2025
AKTUALITET

Berisha akuza SPAK: Bashkëpunëtorë të grupeve kriminale, i informuan për urdhërarrestet

10:44 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
AKTUALITET

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025
Para

Lajmin e trishtë e jep i ati/ Shuhet poetja shqiptare, disa vite më parë i vdiq dhe i vëllai

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 18/08/2025

U ekzekutua në mes të Athinës, “Turabi” vëllai i Marsel Bashimit , lidhje me krimin në Shqipëri e Greqi

23:03 : 18/08/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale, zbardhet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

22:42 : 18/08/2025

CNN: Putin mungoi në Shtëpinë e Bardhë, por ndikimi i tij ishte i pranishëm

22:20 : 18/08/2025

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Athinë

21:59 : 18/08/2025

Grabitën dhe dhunuan një çift të moshuar, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

21:48 : 18/08/2025

Bilisht/ Shoqërohet në polici dentisti i klinikës ku humbi jetën 59-vjeçari

21:25 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com