• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rrisim ofertën turistike”, Kumbaro mbron betonizimin në Zonat e Mbrojtura

Ndryshimet ligjore për “Zonat e Mbrojtura”, që i hapin rrugë popullimit të tyre me struktura të mëdha hotelerie, u cilësuan si “zhvillim i qëndrueshëm për turizmin” nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

19:39 : 04/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mbrojti të enjten në Kuvend ndryshimet ligjore për Zonat e Mbrojtura, si një hapje rruge e zhvillimit të turizmit brenda këtyre zonave, pavarësisht shqetësimeve të organizatave mjedisore se në fakt po i hapet rrugë betonizimit të tyre.

E thirrur në interpelancë nga deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ministrja argumentoi se ligji në fuqi kishte qenë i ngurtë dhe strikt në mbrojtje të natyrës duke mos lejuar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

“Andi nga Gjinari ka një objekt, shtëpinë e tij njëkatëshe, të cilën donte ta rikonstruktonte për ta kthyer në bujtinë, brenda pronës së tij, por për shkak të përcaktimeve ligjore të ligjit ekzistues të zonave të mbrojtura, projekti i tij, mjaft i këndshëm por edhe i dobishëm për fshatin, mori përgjigje negative nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura”- e nisi fjalën Kumbaro duke mbrojtur ndryshimet ligjore që liberalizojnë ndërtimet në këto zona.

“Sepse ligji ekzistues kishte vetëm 1 fjali; nuk lejohen ndërtime që ndryshojnë gjendjen natyrore të ekosistemit”- shtoi ajo duke shtuar se tashmë ndërtimet do të bëhen duke ruajtur ekuilibrin me natyrën.

Megjithatë, kundërshtimi i këtij ligji nga organizatat mjedisore dhe opozita nuk lidhej me ndërtime si shembulli që solli Kumbaro, por me lejimin e strukturave të mëdha turistike dhe infrastrukturore brenda këtyre zonave duke rrezikuar shkatërrimin pa kthim të tyre dhe ekosistemit natyror.

Lexo edhe:

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

“Burg dhe presion për gazetarët”, Zhupa: Asnjë ndryshim në nenet problematike të Kodit Penal

Por Kumbaro i mbrojti këto ndërtime si “modele zhvillimi të qëndrueshëm” që do t’i shërbenin ofertës turistike të vendit.

“Ajo që ka ndodhur në këto vite është se realiteti ka ecur më shpejt dhe mendjehapja e shqiptarëve më shpejt se sa ligjet apo burokracia shtetërore, dhe na rezulton se realiteti në terren nuk na përputhet me ato që kemi në rregullore…”– argumentoi ajo nevojën për ndryshimet ligjore.

Ministrja pretendoi se ligji i ri ofronte “garanci” që projektet e turizmit elitar do të jenë miqësore me mjedisin.

Ndërkohë deputetja Zhupa e akuzoi mazhorancën se me ndryshimet ligjore po i hapte rrugë shkatërrimit të këtyre zonave në shërbim të oligarkëve të afërt me qeverinë. “Ligji u bë me porosi që Butrintin, Velipojën, Divjakën ta jepnin për ndërtim”- tha ajo.

“Ligjin e ke bërë për oligarkët, siç keni bërë në Gjirin e Manastirit”- iu drejtua ajo Kumbaros duke shtuar se me këtë ligj po lejohet betonizimi dhe tjetërsimi i ZM-ve.

Ndryshimet në ligjin për ZM-të u propozuan fillimisht nga një grup deputetësh dhe mbi draftin e tyre u bënë dëgjesat publike me aktorë të shoqërisë civile, por në momentet e fundit një variant i ardhur nga qeveria u miratua pa konsultim publik duke anashkaluar dhe një thirrje të BE-së për tërheqjen e tij.

Sipas versionit qeveritar që u miratua nga mazhoranca brenda ZM lejohet ndërtimi i strukturave të mëdha turistike dhe çdo veprimtari apo infrastrukturë tjetër mbështetëse në funksion të tyre.

Po ashtu, vendimmarrja për këto zona kalon në varësi të Këshillit Kombëtar të Territorit, një organ shtetëror që nuk e ka detyrim ligjor konsultimin publik./Reporter.al

Etiketa: betonizimina zhupakumbarozonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025
AKTUALITET

“Burg dhe presion për gazetarët”, Zhupa: Asnjë ndryshim në nenet problematike të Kodit Penal

16:10 : 04/09/2025
AKTUALITET

“OK nga lart”/ Si e përdori Edi Rama ligjin për “strategjikët” për të betonizuar bregdetin

10:32 : 03/09/2025
AKTUALITET

Skandal në Himarë/ Betonizohet shpella mitike e Odisesë, kthehet në lavazh

19:11 : 24/08/2025
AKTUALITET

Zhupa: Ministria e Kulturës të nis punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret!

12:30 : 21/08/2025
AKTUALITET

Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së

14:32 : 10/08/2025
Para

Peshëngritje, Shqipëria mbetet jashtë Lojërave Olimpike "Paris 2024"

TË GJITHA

I penduari i SPAK, Nuredin Dumani shtrohet me urgjencë në QSUT

20:02 : 06/09/2025

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

19:28 : 06/09/2025

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025

Ekipi i Prof. Arben Ivanaj realizon për herë të parë në Shqipëri transplantin e palcës së kockave

18:48 : 06/09/2025

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

18:41 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com