• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksidenti me 8 viktima/ Arrestohen dy persona, klandestinët ishin pakistanezë (EMRAT)

11:11 : 03/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, ku automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues 24-vjeçarin nga Shkodra Edison Bregaj dhe me 7 klandestinë brenda, doli nga rruga dhe përfundoi mbi lumin Vjosë, ku humbën jetën të 8 personat.

Burime bëjnë me dije se Policia e Shkodrës ka ndaluar dy persona për llogari të Policisë së Gjirokastrës. Mësohet se është arrestuar 26-vjeçari nga Shkodra, Agustin Gjeta, pronar i automjetit tip “Mercedes Benz”, ku fillimisht u raportua se ia kishte dhënë me qira Edison Bregajt. Po ashtu, mësohet se është ndaluar edhe shtetasi Ramazan Dekovi 23 vjeç po nga Shkodra.

Mbi dy të rinjtë rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ku siç duket bashkëpunonin me viktimën Edison Bregaj, për të ndihmuar klandestinët nga vendet e treta në këmbim të fitimit.

Burime bëjnë me dije se shtatë refugjatët klandestinë që humbën jetën ishin me origjinë nga Pakistani dhe ishin të gjithë nën 30 vjeç. Mësohet se deri më tani janë identifikuar vetëm dy prej tyre nga letërnjoftimet që u janë gjetur, ndërsa për të tjerët ka qenë e pamundur.

Identifikimi i 5 viktimave të tjera pritet të bëhet përmes gjurmëve daktiloskopike dhe analizës së ADN. Në vijim, në bashkëpunim edhe me INTERPOL pritet të krijohen komunikim zyrtar me autoritetet pakistaneze për dërgimin e trupave të pajetë atje.

Lexo edhe:

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ Kush janë viktimat dhe të plagosurit, njëri në gjendje kome (EMRAT)

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

Kujtojmë se Edison bregaj dhe shtatë klandestinët në aurtomjetin tip “Mercedes Benz” kanë qenë duke udhëtuar nga pika kufitare e Tre Urave në drejtim të Këlcyrës.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por dyshohet se patrulla e policisë pikasi mjetin e dyshimtë afër Këlcyrës rreth orës 02:00, por drejtuesi i “Benz-it” refuzoi që të ndalonte për kontroll. Shoferi Edison Bregaj, cili po udhëtonte drejt Këlcyrës është kthyer në rrugë dhe ka tentuar të arratiset drejt Përmetit.

Pas ndjekjes nga policia, duket se automjeti ka humbur gjurmët, ndërsa pas shumë kontrolleve u verifikua se “Benz-i” kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Në momentin e daljes nga rruga pranë kthesës së Kuqarit, mendohet të ketë qenë me shpejtësi rreth 180 km në orë. Mjeti ka fluturuar në linjë ajrore rreth 200 m dhe më pas është përmbysur në një shpat të pjerrët buzë Vjosës. Shpejtësia e mjetit ka vijuar të jetë e lartë duke e shtyrë atë edhe gati 100 m të tjerë.

Pasagjerët të gjithë shtetas të huaj kanë dalë nga automjeti në momente të ndryshme dhe kanë humbur jetën në vend. DIsa prej tyre ishin bllokuar brenda në mjet dhe janë nxjerrë me shumë vështirësi pas disa orësh.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili thotë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimit të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin.

“Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që solli për pasojë 8 viktima.

Emigrimi i jashtëligjshëm është një sfidë mbarëbotërore dhe çështje e ndjeshme për shoqërinë në tërësi, me të cilën po përballemi fort në dekadën e fundit edhe në vendin tonë.

Ka shumë arsye që njerëzit vendosin të emigrojnë, përfshirë shkëputjen nga konfliktet, kërkesën për mundësi të reja punësimi dhe dëshirën për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe të familjes.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin. Adresimi në nivel global i çështjes së migracionit duke trajtuar shkaqet në origjinë, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

Forcimi i ligjit dhe zbatimin e tij, krijimi i mundësive legjitime për emigracion dhe azil, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për të adresuar shkaqet themelore të emigrimit të paligjshëm janë çështjet që duhen adresuar me prioritet.

Është e rëndësishme që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe të sigurojnë që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka hartuar disa raporte dhe ka dhënë rekomandime ku ka adresuar çështje me rëndësi mbi këtë temë.

Kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë.”– shkruan Avokati i Popullit.

Etiketa: 8 viktimaAgustin GjetaaksidentiEdison BregajkelcyreklandestinepakistanezeRamazan Dekovi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ Kush janë viktimat dhe të plagosurit, njëri në gjendje kome (EMRAT)

08:04 : 24/07/2025
BOTA

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

09:55 : 12/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ky është 34-vjeçari që përfundoi me makinë në liqenin e Pogradecit dhe humbi jetën

08:08 : 10/07/2025
SPORT

Aksidenti fatal, Diogo Jota ishte shofer/ Çfarë ka zbuluar policia spanjolle

17:12 : 08/07/2025
BOTA

Vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij, zbardhen detaje të reja rreth aksidentit tragjik

16:14 : 04/07/2025
AKTUALITET

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

21:05 : 27/06/2025
Para

Digjet makina e një efektivi të policisë në Mitrovicën e Veriut

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com