• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kaq fonde ka qeveria…”/ Spitali në Këlcyrë pa ilaçe, qytetarët detyrohen ti blejnë vetë!

21:08 : 07/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Rasti i trajtuar sot, më 7 maj, në emisionin investigativ “Stop”, në Tv Klan lidhet një situatë problematike në spitalin e Këlcyrës ku pacientët përballen me mungesën e medikamenteve bazë dhe detyrohen t’i blejnë vetë në farmaci edhe barnat më të domosdoshme.

Gjatë një vizite të kryer në ambientet e spitalit, një pacient paraqitet me gjendje të fikti dhe mjekja vendos t’i bëhet një glukozë 5%, ndërsa njëkohësisht kërkon, që familjarët të blejnë në farmaci “Omeprazol” dhe “Ringer”, pasi spitali nuk i disponon.

Mjekja pranon, se mungesat janë të vazhdueshme për shkak të buxhetit të kufizuar, duke deklaruar, se fondet që i vijnë institucionit janë të pamjaftueshme për nevojat e përditshme.

Infermierja konfirmon gjithashtu mungesën e preparateve të nevojshme, ndërsa në farmaci rezulton, se disa nga ilaçet nuk gjenden.

Kjo bën, që pacientët të rikthehen sërish me barnat e blera privatisht për të marrë trajtimin.

Lexo edhe:

Vokshi apel deputetëve për krizën në shëndetësi: Mos heshtni përballë kësaj masakre

Skandali në shëndetësi/ Terapia hormonale në QSUT ‘ndez’ revoltë: Spitalet pa ilaçe, qeveria me eksperimente

Personeli shpreh shqetësim për mungesën e furnizimeve dhe buxhetin e ulët, duke theksuar, se fondet nuk mbulojnë nevojat vjetore të një institucioni shëndetësor.

Përmendet gjithashtu mungesa e barnave jetike si antivipera, të cilat, sipas stafit, kanë kosto të lartë dhe shpesh nuk përdoren për shkak të skadimit, ndërsa rastet emergjente mbeten të pambuluara.

Episodi 1: Vizita në spital

Qytetari: Si jeni? Spitali i Këlcyrës?

Infermierja: Po, këtu!

Qytetari: Ky këtu është?

Infermierja: Po!

Infermierja: Do vesh lart te doktoresha?

Qytetari: Te kush doktoreshë?

Infermierja: Në kat të dytë! Ngjitu lart! Është një mjeke aty.

Qytetari: Si e ka emrin ajo?

Infermierja: Doktoreshë Erveheja!

Doktoresha: Ç’a kishe?

Qytetari: Kshu si gjëndje të fikti.

Doktoresha: Hajde! Hajde! Se është ky djali sëmurë xha Bako. Të bëjmë një glukozë 5%,  se e nxjerr shumë shpejt. Po shumë mirë është 12 me 4. Tani hajde poshtë, të zbresim tek ato infermieret edhe që të flasim! Ke njeri them, të shkojë në farmaci, të marri çikë “Omeprazol”, se unë s’kam poshtë!

Qytetari: Po pse s’keni?

Doktoresha: S’ka mo, kaq fonde ka qeveria.

Qytetari: Po vete e ble vetë, po hë.

Doktoresha: Po, a mundesh ti?

Qytetari: Po do vete, ça të bëj.

Doktoresha: Mundem të dërgoj ndonjërin.

Qytetari: Po, ç’a duhet të ble?

Doktoresha: “Omeprazol”, “Ringer”.

Doktoresha: Do një kshu ai.

Infermierja: Ç’a?

Doktoresha: Do një “omeprazol”, “Ringer”, po t’i keni mundësitë, që t’i kesh aty ti, t’i bëj dhe pastaj vete ua merr ai, ja u sjell.

Infermierja: “Ringer” unë nuk kam.

Doktoresha: Po “Omeprazol”?

Infermierja: Offf..!

Doktoresha: Duhet bërë edhe një “Glukozë” 5%!

Infermierja: Po pse s’ia vure në recetë?

Qytetari: Po pse ju kanë lënë pa ilaçe juve?

Doktoresha: Eh po kshu janë, s’sjellin fonde, sjellin shumë pak. Lëre, se aq n’vështirësi ndihem me njerëzit, përballemi, se nuk të kuptojnë të gjithë. Mendojnë, se e bëjmë për lekë, se e bëjmë për ashtu…Po ç’na intereson ne, ne ilaçe të kemi, ja për njerëzit i kemi, s’kemi ç’i duam.

Doktoresha: Do i bësh edhe një kshu, hë, se keni aty juve “Glukozë” 5%.

Infermierja: Jo, Jo! Ncuq! Dërgo atë shokun, që të rrish të qetësohesh pak, se nuk je në gjëndje!

Qytetari: Tek cila farmaci t’i marr, moj?

Doktoresha: Tek këtu, tek pallatet!

Infermierja: Ku të duash, janë dy!

Doktoresha: Te vajza!

Infermierja: Është edhe një mu këtu poshtë, ku janë taksitë.

Episodi 2: Blerja e ilaçeve në farmaci

Qytetari: Ç’a ka shkruajtur ajo doktoresha aty?

Farmacisti: S’kam glukozë.

Qytetari: Hë?

Farmacisti: Nuk ka nga kjo e fundit, “Upadril” dhe “Omeprazol” janë, “Glukozë” nuk ka. Ç’a kishe?

Qytetari: “Glukoza”, ç’a është?

Farmacisti: Serum, po është me sheqer.

Qytetari: Po kjo tjetra?

Farmacisti: Kjo është e përzier “Ringer” edhe “Omeprazoli”.

Qytetari: Sheqer me minerale është kjo?

Farmacisti: Eh…

Qytetari: E ku ta gjej këtë “Glukozën” unë?

Farmacisti: S’para e përdorim këtë, nuk e përdor, se kam frikë nga diabeti.

Qytetari: Po mirë, bëmë ato dy të parat! Po kjo, për ç’a është kjo?

Farmacisti: Kjo është për stomakun.

Episodi 3: Kthimi në spital, për të marrë mjekimin

Infermierja: Ik ulu në krevat te dhoma këtu, e rri!

Infermierja: Hajde!

Qytetari: Këtë krahun këtu?

Infermierja: Hë, kë të duash ti!

Qytetari: Edhe ju kshu, që vuani me këto ilaçet…

Infermierja: Ç’a të bëjmë?! Kshu ka qenë gjithmonë këtu. Bëje dorën grusht fort! Ashtu!

Qytetari: Këtë drejtoreshën këtu, thuaji kot, që je.

Doktoresha: Po ç’a të bëjë e shkreta, s’ka faj. S’ka faj edhe ajo. Ashtu i sjellin buxhetet. I kanë bërë buxhetet nga 700 mijë lekë, 800 mijë lekë. Ça mund të blesh tërë vitin o vlla? Ja më thuaj mua ti, se janë 360 ditë. 360 ditë, ja më thuaj ti, një ultrakorten bën 2500 lekë. E di ti, sa n’vështirësi gjendemi me njerzit, se thonë, që bëhen, nuk ashtu, po nuk kanë faj dhe mbajmë noi gjë kshu, që të jetë për shembull, kur s’është farmacisti, se natën hë, ku do ta gjesh. Sa herë ne ua blejmë vetë.

Qytetari: Po ta ngrejë o zërin, të kërkojë!

Doktoresha: Po ç’të kërkojë mo?! Këta i gënjyen, sa u japin vota edhe… Epo këtu i kanë ulur, i kanë zvogëluar, zvogëluar buxhetet edhe i kanë bërë…

Qytetari: Spitali do ilaçe më, ja e helmoi gjarpri, a ku di gjë unë, e pickoi nai merimangë…

Doktoresha: Për antiviperën po diskutonim, për antiviperën. Më përpara e merrnim është 300 mijë lekë tani, kur të lë ai, 700-800 mijë lekë më thuaj ti, ç’a mund të bësh. Ja e mora antiviperën 300-d, nuk e përdora, iku ai do flaket, do skadojë, pastaj.

/Emisioni STOP

Etiketa: kelcyremungese ilaceshshendetesiskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi apel deputetëve për krizën në shëndetësi: Mos heshtni përballë kësaj masakre

22:27 : 01/06/2026
AKTUALITET

Skandali në shëndetësi/ Terapia hormonale në QSUT ‘ndez’ revoltë: Spitalet pa ilaçe, qeveria me eksperimente

20:19 : 29/05/2026
AKTUALITET

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

18:03 : 28/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

22:50 : 23/05/2026
AKTUALITET

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

22:13 : 23/05/2026
AKTUALITET

‘Porto Romano’ helmon qytetarët, pluhuri i zi kancerogjen pushton banesat

21:33 : 22/05/2026
Para

Helmimi nga kateringu i "Sori-Al", Lala jep detaje: Partnerja e Nikolin Jakës nuk u gjet në banesë...

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom