• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekuestrohen 18 orë luksoze dhe disa bizhuteri floriri, 3 të arrestuar në Durrës – EMRAT

10:23 : 02/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Durrësit ka goditur një rast të tentativës për të futur në Shqipëri, sende me vlerë të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Janë sekuestruar 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 25 monedha të prerjes 2 euro, 1 bllokues valësh, 6 celularë dhe 1 automjet.

Në pranga kanë rënë Eduart Selimi, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë, Mateos Rama, pasagjer në automjet dhe Behar Rexha, pronari i automjetit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin furgon tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S. dhe pasagjer shtetasin M. R.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit M. R., shërbimet e Policisë gjetën 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 1 bllokues valësh, 25 monedha të prerjes 2 euro dhe 6 celularë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

Lexo edhe:

Kokainë në banane/ SPAK dhe “Durrësi” shfajësojnë pronarët e “Alba Exotic Fruit”, hiqet sekuestro

Të dënuar për vjedhje në Belgjikë, sekuestrohen pasuritë e një grupi kriminal, ndër to edhe “Guard Security”

E. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë dhe M. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasagjer në këtë automjet.

Në vijim të veprimeve procedurale u vu në pranga edhe shtetasi B. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, pronari i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për të futur në Shqipëri, sendet më vlerë që dyshohet se janë siguruar nga veprimtari kriminale.

Sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin ku u gjetën dhe 3 pasaporta.”– njofton policia.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Njësinë Antiskifter dhe homologët në vendet e BE-së, për përcaktimin e origjinës së sendeve me vlerë dhe për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“ dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, të kryera në bashkëpunim.

Etiketa: ore luksozesekuestro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kokainë në banane/ SPAK dhe “Durrësi” shfajësojnë pronarët e “Alba Exotic Fruit”, hiqet sekuestro

10:32 : 02/08/2025
AKTUALITET

Të dënuar për vjedhje në Belgjikë, sekuestrohen pasuritë e një grupi kriminal, ndër to edhe “Guard Security”

09:50 : 01/08/2025
AKTUALITET

Ergys Agasi në SPAK, sekuestrohen aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak”

12:53 : 29/07/2025
AKTUALITET

Sollën në Shqipëri mln euro përmes sistemit “Hawala”, sekuestrohen pasuritë e Ervis Ferizajt dhe Përparim Kalbajt

16:10 : 28/07/2025
AKTUALITET

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025
AKTUALITET

Llogari bankare dhe mijëra hektarë pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar

11:33 : 25/07/2025
Para

Vranë babanë, Apeli lë në burg Hygerta Metën dhe dy vëllezërit e saj

TË GJITHA

Zjarr i madh në Lushnjë, rrezikohen banesat

15:09 : 09/08/2025

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

14:59 : 09/08/2025

Raspadori kalon te Atletico Madrid, marrëveshja me Napolin mbyllet për 26 milionë euro

14:54 : 09/08/2025

Devoll/ 24-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet dhe një armë gjahu pa leje

14:40 : 09/08/2025

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

14:38 : 09/08/2025

Vora kryen transferimin e radhës në merkato

14:34 : 09/08/2025

BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

14:21 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com