• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhen 43 transaksione me vlerë 6.7 mld lekë të fituar nga “5D” në bashkitë Mat dhe Tiranë

22:25 : 29/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Hetimet e kryera nga prokurori special Klodian Braho, kanë zbuluar vetëm majën e ajsbergut financiar, ku kompania “5D Konstruksion”, në të cilën qëndronin si pronarë në hije disa nga drejtorat kryesorë të bashkisë Tiranë,arrinte të përfitonte tendera të organizuara nga vetë drejtoritë që janë në varësi të bashkisë së kryeqytetit.

“Ora News” ka zbuluar 43 transaksione bankare të realizuara thuajse 98 për qind nga buxheti i bashkisë së Tiranës, institucion ku punonin prej vitesh Mariglen Qato, Taulant Tushe dhe Redi Molla. Ndërsa pjesërisht fonde publike kjo kompani ka përfituar dhe nga bashkia e Matit, që drejtohet nga ish-gardisti i 21 janarit, Agron Malaj.

Me paratë e korrupsionit me tenderë, Agron Malaj ka ngritur hotelin më luksoz në Dhërmi, një investim miliona euro.

Bëhet fjalë për hotelin luksoz “La Brisa”, të cilin Agron Malaj e ka kamufluar në emrin e të vëllait Fatos Malaj.

Në këto transaksione kompania që ka ndryshuar tre herë emrin, ka fituar një vlerë prej 6 miliard e 763 milion lekë të vjetra nga buxheti public, duke fituar padrejtësisht tendera të ndryshëm në ujësjellës kanalizime, “Tirana Parking”, ndërmarja e pastrim gjelbërimit e të tjera.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Skandali në Bashkinë e Tiranës, Laura Deliu rrit sipas qejfit taksat e biznesit

Kompania fillimisht është themeluar në 22 janar 2016, ku aksioner i vetëm ishte Eduard Meta, ndërsa emri primar i kësaj kompanie ishte “Igor Elektrik”.

Në 27 janar 2017 këtë kompani Eduard Meta ja shet 75 për qind të aksioneve me një çmim qesharak një personi tjetër të quajtur Muhamet Petriti.

Shtrirja e duarve të kësaj firme në paratë e buxhetit të bashkisë së Tiranës, ka filluar në vitit 2018. Muhamet Petriti dhe Eduard Meta,  në cilësinë e aksionerëve fiktivë të kësaj shoqërie, kanë garuar në tre procedura tenderuese.

Ata hynë në lojën e përfitimit të parave publike të bashkisë Tiranë, duke marë tre pagesa nga ky institucion me vlerën prej 205 milion lekë të vjetra.

Të treja pagesat rezultojnë të jenë kryer midis periudhës qershor dhe Tetor 2018 nga bashkia e Tiranës dhe “Tirana Parking”. Pra brenda 4 muaj kjo kompani e sapo krijuar përfitoi direkt 205 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë në vitin 2019 situata ekonomike e përfitimit ka ndryshuar rrënjësisht. Në 7 janar 2019 kompania vendos të ndryshojë emrin nga “Igor Elektriks” dhe natyralizohet në subjektin juridik “V.A.S Konstruksion”.

Vetëm në vitin 2019, “V.A.S Konstruksion” ka përfituar 24 transaksione nga drejtoritë e bashkisë së Tiranës, duke arkëtuar në llogarinë e saj një shumë prej 5 miliard e 152 milion lekë të vjetra.

Shifra ekonomike është fryrë pasi kompania që tashmë drejtohej totalisht nga Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari, ka hyrë bindshëm në tenderat për rindërtimin e shkollave në Tiranë, të dëmtuara pas tërmetit të vitit 2019.

Ndërtimi i shkollës 9 vjeçare “Hasan Vogli” dhe rehabilitimi i dhjetëra rrugëve, parkimeve e urrave në Tiranë ka sjellë arkëtimin e shumës financiare prej 5 miliard e 152 milion lekë.

Gjithashtu nga 29 dhjetori 2021 deri në 22 dhjetor 2023 kompania që tashmë ishte natyralizuar me emrin zyrtar “5D Konstruksion”, ka përfituar 1 miliard e 405 milion lekë të vjetra në 16 transaksione bankare, të cilat janë kaluar përmes buxhetit publik të bashkisë Tiranë dhe bashkisë Mat.

Redi Molla për gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit në “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” dhe Mariglen Qato gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT kanë shpallur fitues shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. në 11 tendera. SPAK ka prova se kjo shoqëri zotërohej nga 3 persona të cilët ishin ortakë fiktivë, ndërsa ortakët e vërtetë dhe pronarët “De facto” ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla, të cilët kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore. SPAK thotë se kompania është shpallur fituese në këto tendera nga viti 2016 deri në 2020.

Gjithashtu ‘5 D’ u shpall fituese dhe u favorizua edhe në tendera të shpalluar nga “Tirana Parking” dhe Klubi Sportiv “Tirana”

Viti 2018

Igor Elektriks ka arkëtuar 205 milion lekë të vjetra.

Viti 2019

V.A.S Konstruksion ka arkëtuar 5 miliard e 152 milion lekë.

Viti 2021 e vijim

“5D Konstruksion” ka arkëtuar 1 miliard e 405 milion lekë.

/Ora News

Etiketa: 43 transaksione5D Konstruksionagron malajbashkia matbashkia tiraneErion VeliajhotelLa BrisaMariglen QatoRedi Mollavlerë 6.7 miliardë lekë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Skandali në Bashkinë e Tiranës, Laura Deliu rrit sipas qejfit taksat e biznesit

21:49 : 30/05/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Alarm për bombë te “Plaza”, klientët dalin jashtë të alarmuar (VIDEO)

20:32 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025
AKTUALITET

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

22:25 : 29/05/2025
AKTUALITET

Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:05 : 28/05/2025
Para

Kryeministri polak: Nuk dua të tremb askënd, por Evropa të përgatitet për luftë

TË GJITHA

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com