Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Savrës në autostradën Lushnje-Fier.
Mësohet se një mjet tip Ford ka përplasur për vdekje një këmbësor që ishte duke kaluar në autostradë me një karrocë dore. Viktima është identifikuar si Hasan Selimi banues ne Savër.
Policia ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën mjetit në autostradë.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.