• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Nga merkatoja, te objektivat, rrëfehet administratori i Milanit

11:30 : 29/03/2024
në SPORT

Administratori i Milanit, Giorgio Furlani ka bërë një rrëfim 360 gradë për situatën në klubin kuqezi. Ai është ndalur te hetimi për shitjen e aksioneve te “RedBird”, për të vijuar me merkaton, por edhe të ardhmen e trajnerit Stefano Pioli.

E pikërisht në lidhje me hetimin, ku pak ditë më parë agjentë të Guardia Di Finanzias zbarkuan në zyrat e klubit për të marrë dokumentet e shitjes së aksioneve, Furlani ka qetësuar njëherë e mirë tifozët.

“Ai hetim merr zero kohë në mendjet tona. Jemi të bindur që kemi vepruar brenda të gjithë rregullave dhe gjithçka është një dyshim i pavend. As që nuk na intereson fare ecuria e hetimit, pasi e dimë përfundimin”, u shpreh Furlani.

Interi duket se do të vendosë yllin e dytë mbi fanellë para Milanit, megjithatë kjo nuk shqetëson aspak kuqezinjtë, me Furlanin që zbulon ambiciet e pronarit të klubit, Gerry Cardinale, por edhe planet për stadiumin e ri.

“Do të donim ta vendosnim ne të parët yllin e dytë në fanellë, por nuk na shqetëson kjo. Do të provojmë vitin e ardhshëm. Ambicia e Cardinales është që të fitojmë sa më shpejt Ligën e Kampionëve. Kemi nisur një projekt për ndërtimin e një stadiumi të ri, që do të ishte një aset me mjaft vlera për klubin”, u shpreh CEO i kuqezinjve.

Lexo edhe:

Zachary Athekame zyrtarisht te Milani, kontratë 5-vjeçare

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

Tifozët presin përforcime në verë, sidomos në repartin e sulmit, ku pritet të largohet edhe francezi Giroud, i cili ka mbajtur peshën gjatë sezoneve të fundit, megjithatë Furlani e zbulon qartë strategjinë.

“Natyrisht që nuk mund të flasim për shifra, pasi ato varen nga shumë aspekte, si mënyra si përfundojmë sezonin aktual, etj. Nuk kemi buxhet të pa limituar. Duhet të punojmë me zgjuarsi, që të gjejmë të tjerë elementë si Pulisiç dhe Loftus-Cheek, të cilët kanë kushtuar pak dhe kanë ngritur ndjeshëm nivelin e skuadrës. Kjo duhet të jetë linja jonë për t’u përforcuar”, shprehet Furlani.

Një tjetër çështje te kuqezinjtë është situata me rinovimet e emrave si Maignan e Theo Hernandez, të cilët kanë adhurues të shumtë nëpër Europë, teksa Furlani “blindon” edhe Leaon, duke konfirmuar se ai do të qëndrojë gjatë në Milano.

“Theo dhe Maingan kanë kontratë deri në verën e 2026-ës dhe kemi dëgjuar të flitet shumë për të ardhmen e tyre. Ndonjëherë të ardhmen e vendosin vetë futbollistët. Ne shpresojmë që ata të vazhdojnë gjatë te Milani dhe të shkëlqejnë siç kanë bërë gjatë këtyre viteve. Sa i përket Leaos, ka një klauzolë prej 175 milionë eurosh. Por mbi të gjitha ka dëshirën për të qëndruar te Milani, ndaj jemi shumë të qetë në këtë aspekt”, theksoi administratori i klubit kuqezi.

Në fund ka vend edhe për të diskutuar mbi të ardhmen e trajnerit Stefano Pioli. Ai ka më shumë se 4 vite në stolin kuqezi, por së fundi është vënë jo pak në diskutim.

“Askush në klub nuk e ka vënë në dyshim të ardhmen e Piolit. Ai nuk do të gjykohet për rezultatin e derbit, apo ecurinë në Europa League. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme te Milani, duke na rikthyer në Champions dhe na dhënë një titull kampion.  Shpesh kritikohet, por ka një histori shumë pozitive me Milanin”, theksoi Furlani.

Etiketa: Giorgio FurlaniMilan

Lajme të lidhura

SPORT

Zachary Athekame zyrtarisht te Milani, kontratë 5-vjeçare

16:04 : 15/08/2025
SPORT

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit

18:24 : 13/08/2025
SPORT

Hojlund kërkon largimin nga Man.United, Milani bën ofertën e parë për sulmuesin

17:17 : 13/08/2025
SPORT

Milani bën lëvizjen e radhës në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

15:51 : 12/08/2025
SPORT

Nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique, Milan interesohet për mesfushorin e PSG-së

21:24 : 06/08/2025
Para

Acerbi thyen heshtjen: Ja e vërteta e ngjarjes me Juan Jesus

TË GJITHA

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin të gjallë

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com