Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, në ditën e 82 të tij, tha se sot, të gjitha pushtetet janë në duart e këtij njeriu, që ka vendosur një aleancë të tmerrshme me krimin.
Berisha shton më tej se në 25 vite të pushtetit të tij, Edi Rama u bë famëzi për lidhjet e tij të tmerrshme me krimin.
“Ndaluni pak, i ftoj shqiptarët sonte të mendojnë vetëm dy minuta rreth këtij individi, i cili sot është në vitin e 25-të të pushtetit të tij.
Çfarë ka lënë mbrapa në 25 vite?
Çfarë u solli shqiptarëve Edi Rama në 25 vite?
Në 25 vite si kryetar bashkie u bë i famshëm në Shqipëri, Europë dhe botë si zotëria 20-përqindësh.
Në 25 vite si kryetar bashkie, Edi Rama u bë i famshëm për 200 milionë euro të vendosura në llogaritë offshore sipas raportit të OSBE-së.
Në 25 vite të pushtetit të tij, Edi Rama u bë famëzi për lidhjet e tij të tmerrshme me krimin.
A nuk është ky që kanabizoi, drogëzoi vendin dhe u bë promovues kryesor i drogës dhe krimit në Shqipëri?”, tha Berisha.