• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Olsi e Edi, rreziku te porta, kokaina tonelata në port

15:27 : 20/03/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Kokaina dhe bananet janë mollë e ndaluar për policinë. Shkojnë lehtësisht në destinacion, nga Porti i Durrësit me dorëzim të kontrolluar te porositësit. Kilogramët janë harruar. Flitet vetëm me tonelata, një dy, tre, apo katër, ngarkesat e fundit rreth një muaj më parë, etj.

Grupet janë acaruar. Pazaret po prishen. Dhuna po shfaqet në komunikimet e fundit gjithnjë e më shpesh. Në Shkodër, në Bllok, në Fier e këtë muaj në Pogradec. Sekretet nuk po qëndrojnë më mbuluar, tensionet janë rritur ndjeshëm dhe vëlla Olsi shfaqet shpeshherë duke dhënë porosi e herë të tjera duke dhënë llogari, për ngjarje jo fort rozë. Olsi, që me fitoren socialiste të të vëllait në 2013-ën la Amerikën dhe erdhi në Tiranë ku gjeti SuperAmerikën.

“Le të hanë kokat e njëri-tjetrit”, profetizonte Edi Rama, kur bandat nisën krehjet e përballjet, duke asgjësuar ushtarët mes palëve e ai shtetari qeveritar bënte sehir nga halli, më shumë se sa nga meraku.

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

Me trashjen e zullumeve shfaqet gjithnjë e më shpesh emri i Olsi Ramës, herë si garanci e herë si porosi, duke tentuar në jo pak vende ujdi pushtetesh. Por, vëlla-Kryeministri, nga viti 2013, kur priu Aleancën e ftuar të qelbësirave, për të marrë e bashkëndarë pushtetin është në vorbullën e ndikim-përfitimit, sa elektoral, aq edhe ekonomik të botës gri dhe të zezë në Shqipëri.

Tani Rama është në një gjendje ku, Ai dhe Ata, nuk e lëshojnë dot njëri-tjetrin, sepse ortakëria, borxhet, investimet, dhe ndarjet e pjesëve takuese, nuk janë përfunduar, por gjithnjë e më tepër janë fortkomplikuar. Njëra palë përdor paligjshmërisht ligjin, duke ndërtuar infrastrukturën dhe shtratin e fasadës e pala tjetër ka gjuhën e forcës, atë të armëve, duke mos marrë parasysh asgjë. Kush del në rrugën e parave e bëhet pengesë, duke shkelur kontratën, ndëshkohet sipas kodit të mbipalëve. Arma. Përfshirja ka nisur herët, por toleranca është në limite ekstreme.

Në shtator 2015, kur partnerët donin bindjen detyruese, por të munguar prej 5 vitesh të Ramës për Reformën në Drejtësi, “rrodhën” raportin për 200 milionë euro të KM, të qeverisur nga vëlla Olsi në USA, nëpër offshore e pasuri të patundshme.

Në 2019, europianët në një dosje të madhe me fillesa nga Spanja sollën sërish emrin e Olsi Ramës, të përfshirë me ortakërinë e bizneseve të tij në call centerat financiarë, ku mashtrimi ishte në miliarda euro.

Legjendat urbane nuk e përjashtojnë Olsin nga afria me lojërat e fatit, ku një re e zezë, zhdukja e ish-kryelojtarit të këtij biznesi të basteve, Ervis Martinajt, mban disa deklarata të Kryeministrit Edi Rama, për dijeni e drejtësi.

Opozita në vitin 2021 akuzoi publikisht se Olsi Rama, kishte shkuar e qëndruar disa kohë në Shkodër, si garanci në zgjedhjen e Benet Becit. Ekipi tij zgjedhor ishin Bajrat, Pëllumb Gjoka, investitori strategjik i firmosur nga Kryeministri Edi Rama, tashmë biznesmen në qeli, i akuzuar ndër të tjera për vrasje.

3.8 miliardë euro para trafiqesh në investime në Shqipëri, tonelata drogë kokainë kalojnë çdo filtër sigurie në Portin e Durrësit e shpërndahen mes bandave, si të ishin fasule.

DEA në Tiranë, normal ia ka bërë të ditur Ndihmës Sekretarit në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve, Tod Robinson, mbërritur në Tiranë dje, duke thartuar Ramën e ofruar pamjet e tonelata dosjeve në takimin me Altin Dumanin.

Javë më pare, në informacione të pabotuara gëlonte një përplasje e dhunshme të fortësh, në një lokal në bllok, për pabesi garantuesish afër oborrit të kryeministrit, pasi ishte bërë kurban një kundërshtar financiar dhe politik.

Dy javë më parë një incident tjetër mes grupeve me ndikim të madh në pushtet dhe biznes dhe botën gri, disa aktorë të historisë së mëparshme në Bllok në Tiranë, ka ndodhur në Pogradec. Përplasja e mbi 10 personave ka qenë agresive.

Pyetja është? Po Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit, a ka qenë në këtë mjedis ku nuk janë kursyer palët në përballje fizike ?! Dëshmitarët janë të kursyer, sepse nuk duan të blejnë belanë ndërsa policia ka kujdestar Taulantin, që fjala sheshit të mos dalë.

Etiketa: Basir ÇollakuEdi RamaOlsi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

18:32 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025
Para

Partnerja e re e Princ Lekës feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën Blerta Celibashi

TË GJITHA

“Nuk doja të ikja”, flet nga spitali banori i Skënderbegasit: Është djegur çdo gjë

22:18 : 12/08/2025

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë!

22:11 : 12/08/2025

Donnarumma i jep lamtumirën PSG-së, sulmon trajnerin Enrique

21:57 : 12/08/2025

VIDEO/ Pamjet apokaliptike! Zjarri rrethon Delvinën, nis heqja e bombolave të oksigjenit nga spitali

21:53 : 12/08/2025

VIDEO/ Greqia përfshihet nga flakët, urdhër evakuimi për mbi 7,500 banorë

21:45 : 12/08/2025

Zjarri në Delvinë del jashtë kontrollit, flakët u afrohen edhe më shumë puseve të naftës

21:30 : 12/08/2025

Trump nesër do të zhvillojë bisedime me Zelenskyn dhe liderët evropianë

21:28 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com