Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku si pasojë ka mbetur e plagosur lehtë një 2-vjeçare. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e më pas me një makinë tjetër e cila ishte parkuar anës rrugës.
“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, automjeti me drejtues shtetasin A. V. është përfshirë në aksident me automjetin me drejtues shtetasin F. H. dhe me një automjet të parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një 2-vjeçare që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin F. H., e cila është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.