• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdiq në punë në Itali, babai i Edisonit me lot në sy: Iku me gomone, do vinte për 80-vjetorin tim

20:49 : 19/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Më 17 shkurt, e priste të birin Edison Malaj të festonin të përmalluar të gjithë bashkë në gjirin familjar, ditëlindjen e 80.

“Bëja 80 vjetorin, më thotë djali kur e ke ditëlindjen. Më tha djali do të njoftoj vëllezër e motra, të festojmë ditëlindjen. Jo me detyrim i thash unë. Tre fëmijët e tjerë kishin ardhur dhe Edisoni mëngjesin e 17 shkurtit do vinte”, tha Xhezmir Malaj, babai i Edison Malajt nga fshati Hoshtimë i Vlorës që vdiq gjatë një aksidenti në punë në Itali.

As nuk e kishte menduar se vetëm një ditë para këtij gëzimi, më 16 shkurt, në vend të përqafimit të djalit e 2 mbesave në emigrim, do i vinte telefonata e kobshme.

“Ra telefoni, na la Edi tha e shoqja”, rrëfen i ati për Report Tv.

Xhezmir Malaj, nga fshati Hoshtimë i Vlorës, humbi djalin e tij Edisonin 55-vjeçar në një aksident gjatë punës në ndërtim në Cosenza të Italisë. Një pjesë betoni u shkëput nga vinçi duke e lënë të vdekur në vend.

Lexo edhe:

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

Me zemrën e bërë copë dhe me lotët në sy, i moshuari kujton kohët e errëta kur i biri çau detin me gomone 30 vite më parë.

“E morën me skaf, atij në mes të detit ju fik edhe skafi, isht siklet”, tregoi më tej i ati.

Nëna 78-vjeçare e Edison Malajt ka zënë shtratin nga dhimbja e papërshkrueshme e humbjes së të birit.

“Më ka ikur djali të keqen nëna në mënyrë barbare. Se u nis për të ardhur këtu për gëzim, jetën ia preu në mes”, tha Nigjare Malaj nëna e Edisonit.

I dinë shumë mirë sakrificat e djalit për të mbajtur familjen në Itali. Punonte 16 orë në ditë na rrëfen babai i Edisonit – por nuk mundi të blinte dot një shtëpi të tijën.

“Punonte me vinç, me transport materialesh ja këto punë bënte ai. Unë i thoja ik që andej. I doli edhe një damar në grykë, ishte në rrezik për jetën. Ata e fillonin punën 6 të mëngjesit me 6 të darkës, 12 orë. Këtu punojnë 8 orë shqiptarët jo nga 12 orë. Të punosh si skllav që në mëngjes e deri në darkë është çmenduri, pa ngrënë, me një sufllaqe në mëngjes”, tha Xhezmir Malaj.

Vdekja në punë e Edison Malajt ngjalli reagime të shumta edhe në shtetin fqinj, ku u mbajt një tubim për rritjen e kushteve të sigurisë në punë. Ndërsa 3 persona po hetohen për aksidentin në ndërtim.

“Pa asnjë mbrojtje djali, as kaskë, as rroba trupi, as këpucë. Asgjë. Këta kishin shkuar tani që ta nxirrnin djalin nga pllakat dhe ti vinin pajisjet e punës”, shtoi e ëma.

Tek këta dy të moshuar të mbetur vetëm në fshat në pritje që shtëpinë t’ia mbushin gjatë verës nipër e mbesa të 3 fëmijëve të tjerë në emigrim, mes rrudhave e lotësh, gjejnë forcën për të mos pasur inat me botën e as me fatin.

“Do të durojmë, nuk jemi as të parët e as të fundit…”, shtoi Xhezmir Malaj.

Etiketa: AksidentEdison MalajItalipunevdiqXhezmir Malaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

12:10 : 08/08/2025
AKTUALITET

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Shqipëria për trafik emigrantësh, 35-vjeçari shqiptar kapet në Itali, punonte në fermë

22:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Levan

11:26 : 07/08/2025
BOTA

Itali, autori i vra*jes së studentes 22-vjeçare i jep fund jetës në qeli

22:55 : 06/08/2025
BOTA

Italia miraton ndërtimin e urës gjigante, do të lidhë Siçilinë me pjesën tjetër të vendit

18:33 : 06/08/2025
Para

"Putin dëshiron të nisë luftë në Ballkan, sytë te Kosova"

TË GJITHA

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

12:10 : 08/08/2025

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com