• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vladimir Putin me fitore të thellë të pritshme në zgjedhjet ruse

08:28 : 18/03/2024
në BOTA

Presidenti Vladimir Putin, pritshëm doli fitues në zgjedhjet presidenciale ruse duke çimentuar kontrollin e tij të rreptë në një fitore që, sipas tij, dëshmoi se Moska kishte pasur të drejtë t’i rezistonte perëndimit dhe të dërgojë trupat e saj në Ukrainë.

Vladimir Putin, një ish nënkolonel i KGB-së, i cili u ngjit në pushtet në vitin 1999, e bëri të qartë se rezultati duhet t’i dërgojë një mesazh perëndimit se udhëheqësit e tij do të duhet të përballen me një Rusi të guximshme, qoftë në luftë apo në paqe, për shumë vjet në të ardhmen.

Rezultati i zgjedhjeve do të thotë se Vladimir Putini, 71 vjeç, do të nisë një mandat të ri gjashtëvjeçar dhe nëse e çon deri në fund, do t’ia kalojë edhe Josef Stalinit dhe do të bëhej udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që prej 200 vitesh.

Ai fitoi 87.8 për qind të votave, rezultati më i lartë ndonjëherë në historinë post-sovjetike të Rusisë.

Lexo edhe:

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera kanë thënë se votimi nuk ishte as i lirë dhe as i drejtë për shkak të burgosjes së kundërshtarëve politikë dhe censurës.

Kandidati komunist Nikolai Kharitonov, doli i dyti me pak më pak se 4 për qind të votave i pasuar nga Vladislav Davankov dhe ultranacionalisti Leonid Slutsky.

Vladimir Putin u tha mbështetësve në një fjalim në Moskë se ai do t’i jap përparësi përmbushjes së detyrave që lidhen me atë që ai e quajti “operacionin e posacëm ushtarak ” të Rusisë në Ukrainë dhe do të forcojë ushtrinë ruse.

“Kemi shumë detyra përpara. Por kur jemi të konsoliduar – pavarësisht se kush dëshiron të na frikësojë, të na shtypë – askush nuk ka pasur sukses në histori, ata nuk ia kanë dalë tani dhe nuk do të kenë sukses kurrë as në të ardhmen”, tha ai.

Të frymëzuar nga udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar, mijëra protestuan në mesditë kundër Putinit në qendrat e votimit brenda Rusisë dhe jashtë saj.

Putin u tha gazetarëve se i konsideronte zgjedhjet e Rusisë si demokratike dhe protesta e frymëzuar nga Navalny, nuk pati asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

Në komentet e tij të para për vdekjen e tij, ai tha gjithashtu se vdekja e zotit Navalny kishte qenë një “ngjarje trishtuese” dhe konfirmoi se kishte qenë i gatshëm për një shkëmbim të burgosurish që përfshinte politikanin e opozitës.

I pyetur nga rrjeti televiziv amerikan NBC, nëse rizgjedhja e tij ishte demokratike, Putini kritikoi sistemin politik dhe gjyqësor të Shteteve të Bashkuara.

“E gjithë bota po qesh me atë që po ndodh (në Shtetet e Bashkuara)”, tha ai. “Kjo është një fatkeqësi, jo një demokraci”.

“..A është demokratike përdorimi i burimeve administrative për të sulmuar një nga kandidatët për presidencën e Shteteve të Bashkuara, duke përdorur ndër të tjera edhe gjyqësorin?” tha ai, duke duke bërë një referencë të qartë për akzuat ndaj kandidatit republikan, Donald Trump.

Zgjedhjet ruse u mbajtën pak më shumë se dy vjet që kur Putini shkaktoi konfliktin më vdekjeprurës evropian që nga Lufta e Dytë Botërore, duke urdhëruar agresionin në Ukrainë.

Lufta hodhi hijen e saj mbi zgjedhjet treditëshe. Ukraina sulmoi vazhdimisht rafineritë e naftës në Rusi, bombardoi rajonet ruse dhe provoi të depërtojë kufijtë rusë, një veprim që Putini tha se nuk do të lihej pa u ndëshkuar.

Presidenti Putin tha se Rusisë mund t’i duhet të krijojë një “zonë të sigurisë” brenda Ukrainës, për të parandaluar sulme të tilla në të ardhmen.

Ndërsa rizgjedhja e tij nuk ishte vënë në dyshim duke pasur parasysh kontrollin e tij mbi Rusinë dhe mungesën e ndonjë sfiduesi të vërtetë, ish spiuni i KGB-së donte të tregonte se gëzon mbështetjen dërrmuese të rusëve.

Zyrtarët thanë se pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 74.22 për qind në orën 19:00 kur u mbyllën qendrat e votimit, ndryshe nga viti 2018, kur pjesëmarrja ishte 67.5 për qind.

Nuk ka të dhënë të pavarur se sa nga 114 milionë votuesit e Rusisë morën pjesë në protestat e opozitës, në mes të sigurisë jashtëzakonisht të rreptë që përfshinte dhjetëra mijëra policë dhe zyrtarë të sigurisë.

Gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters panë një rritje të numrit të votuesve, veçanërisht të rinjve, në mesditë në disa qendra votimi në Moskë, Shën Petersburg dhe Yekaterinburg.

Disa thanë se po protestonin, ndonëse nuk kishin ndonjë shenjë të dukshme për t’i dalluar nga votuesit e zakonshëm.

Të paktën 74 persona u arrestuan të dielën gjithandej Rusisë, sipas OVD-Info, një grup që vëzhgon goditjet ndaj opozitës.

Gjatë dy ditëve të mëparshme, pati disa incidente proteste, pasi disa rusë u vunë zjarrin kabinave të votimit ose hodhën ngjyrë të gjelbër në kutitë e votimit. Kundërshtarët postuan disa foto të fletëvotimeve të prishura me slogane që fyenin Putinin.

Por vdekja e zotit Navalny e ka lënë opozitën pa udhëheqësin e saj më të vendosur, ndërsa personalitete të tjera të mëdha opozitare janë në mërgim, në burg ose të vdekur.

Perëndimi e konsideron Putinin si një autokrat dhe një vrasës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se Putini dëshiron të sundojë përgjithmonë, ndërsa i cilësoi votimet të paligjshme.

Putini e portretizon luftën si pjesë të një beteje shekullore me një perëndim në rënie, për të cilin ai thotë se e poshtëroi Rusinë pas Luftës së Ftohtë duke ndërhyrë në sferën e ndikimit të Moskës.

Zgjedhjet e Rusisë u mbajtën në një periudhë të cilën shefat e shërbimeve perëndimore të zbulimit e cilësojnë një udhëkryq për luftën në Ukrainë.

Mbështetja për Ukrainën është ngatërruar në politikën e brendshme amerikane para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Megjithëse Kievi rimori territore pas agresionit në vitin 2022, forcat ruse kanë arritur përfitime pas një kundërofensive të dështuar ukrainase vitin e kaluar./VOA

Etiketa: PutinRusizgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

21:41 : 23/07/2026
BOTA

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026
BOTA

Dronët ukrainas godasin depot e Wilberries në Rusi, 7 viktima dhe 25 të plagosur

16:05 : 18/07/2026
AKTUALITET

BE po shqyrton sanksionimin e “Raiffeisen Bank” si levë financiare e Rusisë

11:37 : 18/07/2026
AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

17:46 : 10/07/2026
Para

Sterilizimi/ SPAK i komunikon akuzën ish-ministrit Beqaj

TË GJITHA

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

14:43 : 24/07/2026

U ndalua për tejkalim të shpejtësisë, sulmuesi i Sassuolos rezulton pozitiv me kokainë

14:40 : 24/07/2026

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

14:23 : 24/07/2026

“Gjeni 400 mijë stërlina”/ Historia e Buzit në Londër, si u rrëmbye dhe keqtrajtua nga 7 shqiptarë

14:22 : 24/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku

14:09 : 24/07/2026

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri në Elbasan, përmbyten rrugët e qytetit (Video)

13:55 : 24/07/2026

Një prerje në besë e “Shqipërisë së re”

13:52 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom