• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“5 drejtorët e Veliajt që vodhën në 45 tendera shpërblehen me leje ndërtimi dhe sfidojnë SPAK”

14:22 : 16/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat, deklaroi se sot bëhen plot 326 ditë nga momenti që ka depozituar në SPAK kallëzimin për 5 drejtorët e famshëm të Bashkisë Tiranë, të cilët përmes kompanisë 5D Konstruksion, me në krye famozin Mariglen Qato, kanë vjedhur në mënyrë flagrante miliona euro, përmes të paktën 45 tenderave të zhvilluar në bashki.

Këlliçi thotë më tej se drejtorët e Bashkisë Tiranë, të udhëhequr nga pronari faktit i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, janë shpërblyer nga ky i fundit me leje të reja ndërtimi, si mirënjohje për faktin se kanë pranuar të sfidojnë SPAK-un dhe t’i bëjnë karshillëk të ashtuquajturave organe të reja të drejtësisë.

Sipas Këlliçit, edhe pse SPAK ka prova, sërish refuzon të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal.

Këlliç tha se shqiptarët duan drejtësi në lidhje me abuzimet që po bëhen me tenderat.

Lexo edhe:

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

Ai shtoi se grupi i Ekspertëve pranë PD, garanton qytetarët se është më i vendosur dhe më i motivuar se kurrë më parë, për të goditur zyrtarët e korruptuar në çdo nivel të administratës, lokale apo qëndrore.

Këlliçi i bëri thirrje SPAK për t’u pozicionuar aty ku i takon, krah interesit publik dhe në luftën pa kompromis me korrupsionin dhe të mos  bëhen pjesë e luftës së klaneve të pushtetit brenda Partisë Socialiste.

Në fund, Këlliçi shprehet se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për vendin.

Deklarata e plotë:

Sot bëhen plot 326 ditë nga momenti që kam depozituar në SPAK kallëzimin për 5 drejtorët e famshëm të Bashkisë Tiranë, të cilët përmes kompanisë 5D Konstruksion, me në krye famozin Mariglen Qato, kanë vjedhur në mënyrë flagrante miliona euro, përmes të paktën 45 tenderave të zhvilluar në bashki.

Edhe pse të kallëzuar në SPAK për korrupsion, drejtorët e Bashkisë Tiranë, të udhëhequr nga pronari faktit i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, kanë vijuar të majmen me milionat e takspaguesve kryeqytetas, madje janë shpërblyer nga ky i fundit dhe me leje të reja ndërtimi, si mirënjohje për faktin se kanë pranuar të sfidojnë SPAK-un dhe t’i bëjnë karshillëk të ashtuquajturave organe të reja të drejtësisë.

Sipas të gjitha informacioneve publike, edhe pse janë bastisur një sërë zyrash dhe apartamentesh të këtyre individëve, edhe pse janë sekuestruar telefonat celularë ku janë gjetur aplikacione komunikimi të dizenjuara posaçërisht për Bashkinë Tiranë dhe komunikimin e këtyre individëve me njëri tjetrin, SPAK sërish refuzon të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj këtij grupi të strukturuar kriminal, me në krye pronarin faktit të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajn.

Grupi i Ekspertëve pranë PD, garanton qytetarët se ne jemi të vendosur dhe më të motivuar se kurrë më parë, për të goditur zyrtarët e korruptuar në çdo nivel të administratës, lokale apo qëndrore. Arrestimet me autorizim apo regji të pushtetit, të Taulant Tushës dhe Evis Berberit, nuk mund t’i vënë kapak aferave korruptive qindra milionë euroshe të Qeverisë apo Bashkisë Tiranë.

Sot, Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka paguar 130 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe ndërton rrugët me 30 milionë euro kilometrin. Për këto skandale korruptive të përmasave globale, Edi Rama është mjaftuar duke thënë se disa zyrtarë të tij, na paskan ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës së kryeministrit.

Kjo papërgjegjshmëri ekstreme, kjo tallje me qytetarët dhe sistemin e drejtësisë duhet të marrë fund një orë e më parë. Ndaj gjej sot sërish rastin t’i drejtoj një thirrje SPAK, për t’u pozicionuar aty ku i takon, krah interesit publik dhe në luftë pa kompromis me korrupsionin galopant të kësaj qeverie. Mos u bëni pjesë e luftës së klaneve të pushtetit dhe korrupsionit brenda Partisë Socialiste.

Shqiptarët nuk janë të interesuar se cili është klani më i fortë brenda mazhorancës dhe se kush kërkon të burgosë kë, brenda Partisë Socialiste. Shqiptarët duan drejtësi pa regji.

Rritja e rrogave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, rritja e investimeve të huaja në vend dhe integrimi ynë në Bashkimin Europian, do të ndodhë vetëm kur të kemi një drejtësi të vërtetë, të paanshme, një drejtësi e cila nuk burgos Kryetarin e Opozitës pa asnjë provë apo akuzë, por godet dhe dënon zyrtarët e korruptuar të cilët kanë detyruar mbi 1 milionë shqiptarë të marin rrugët e emigrimit në këto 10 vite.

Ndaj qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për vendin.

O sot, o kurrë.

Etiketa: bashkia tiraneErion VeliajMariglen Qatotendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
AKTUALITET

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

11:04 : 31/05/2025
AKTUALITET

Skandali në Bashkinë e Tiranës, Laura Deliu rrit sipas qejfit taksat e biznesit

21:49 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025
AKTUALITET

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

22:25 : 29/05/2025
Para

VIDEO/ Feston Eneo Bitri, shënon golin e parë në Poloni

TË GJITHA

VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutuni Zotit”

12:07 : 09/06/2025

Manovrat Sadushi-ILDKP/ “Problemet teknike” përdoren për bllokimin e garës për Kushtetuese

11:54 : 09/06/2025

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin mbi 150 bagëti të imta

11:47 : 09/06/2025

Sherr te Urdhri i Psikologut/ Treska refuzon të lirojë zyrën, Laboviti kërkon ndërhyrjen e Policisë

11:44 : 09/06/2025

Rama 4 dhe një histori deja vù

11:37 : 09/06/2025

EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

11:26 : 09/06/2025

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:15 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com