• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Etja e hakmarrjes për vëllanë, shtyu Zejnon të ekzekutonte Matodashajn dhe Hajrullën

11:06 : 15/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dëshira për t’u hakmarë për vëllanë e vrarë në vitin 2013, ka shtyrë Leonard Luzin alias Zejno për të ekzekutuar Inez Hajrulla dhe mikun e tij të vjetër, Ervis Matodashaj në Vlorë.

Goditja ishte planifikuar të realizohej në muajin Gusht 2023 në zonën e kompleksit “Oslo”, por Leonard Zejno, tashmë në kërkim ishte vetëm organizator dhe jo financues i këtyre dy vrasjeve të mbetura në letër.

Të paktën kështu del nga dëshmia e bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Amarildo Nikolli, i arrestuar në muajin Gusht 2023, në përgatitje e sipër për të vrarë Inez Hajrulla.

Ora News ka raportuar e para për arrestimin dhe pendimin tek organet e Drejtësisë Shqiptare të vrasësit me pagesë Amarildo Nikollit nga qyteti i Shkodrës.

Nikolli tregon se Leonard Zejno, ishte vetëm një organizator i punës në Shqipëri për të kryer dy vrasjet, megjithëse inatin dhe etjen për tu hakmarë e kishte me mikun e Inezit, Ervis Matodashaj.

Lexo edhe:

Hakmarrja mes dy fiseve në Lezhë: Si u ekzekutua me 25 plumba Entjan Nikulaj! Familja Leksataj në ngujim

Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes, akuzohen për korrupsion

Ndërkohë që njeriu që kërkonte patjetër ekzekutimin e Inez Hajrulla dhe do paguante shumën financiare prej 250 mijë euro ishte një shqiptar që jetonte në Dubai.

Por bashkëpunëtori i Drejtësisë Amarildo Nikolli, nuk është në gjendje ta identifikonte këtë person, pasi ky individ i Dubait, kishte dalë vetëm në bisedat që Nikolli ka kryer me Leonard Zejnon, djalin e xhaxhait të tij, dhe asnjëherë nuk është shfaqur drejtpërdrejt apo qoftë dhe në telefon.

Mbase ky personazh mund të mos ekzistojë fare dhe mund të jetë një individ i krijuar nga vetë Leonard Zejno në bisedat spontane që kryente me Amarildo Nikollin, për ta bindur këtë të fundit se pagesat për vrasjen e hasmit e tij ishin të garantuara. Vetëm duhej që shkodrani të tërhiqte këmbëzën.

Më 22 mars 2013, tre persona qëlluan me breshëri automatiku një makinë në hyrje të autostradës Levan-Vlorë. Objektivi i këtij atentati ishte një person tjetër, por i plagosur rëndë mbeti 23-vjeçari Erigert Zejno.

Zejno u plagos dhe ndërroi jetë dy javë më vonë në spital, por objektivi i sulmit sipas policisë ishte shoku i tij.

Lidhur me këtë ngjarje në atë kohë u bë arrestimi i tre personave, ku fillimisht në pranga përfunduan Ervis Matodashaj i njohuri si “Çoke Qorri”, Nadir Ferko i njohur në Vlorë si “Dirushi” dhe Altin Sejdiraj i njohur si “Piriminxhi”.

Por hetimet për këta tre persona të arrestuar u pushuan dhe ngjarja për vrasjen aksidentale të Erigert Zejno, u pezullua nga prokuroria e Vlorës.

Për shkak të kësaj situate, Leonard Zejno, së bashku me djalin e xhaxhait të tij, Erjon Zejno dhe një person tjetër Muharrem Koroveshi, kanë organizuar vrasjen e Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, duke kontraktuar shkodranin Amarildo Nikolli.

Ky i fundit fillimisht është paguar 5 mijë euro për shpenzimet operative, i janë siguruar armët, por kontrata përfundimtare për të kryer vrasjen e Matodashaj dhe Hajrulla, është mbyllur kundrejt 500 mijë euro, shumë financiare kjo që nuk u pagua asnjëherë.

Ndërkohë njeriu që ishte kontraktuar për vrasjen, tashmë ka kaluar në dorë të SPAK duke u kthyer si bashkëpunwtor i prokurorisë dhe ka treguar jo vetëm për planin e vrasjes së Matodashaj – Hajrulla, por edhe për një plan vrasje në Lezhë dhe ngjarje të tjera kriminale./Ora News

Etiketa: Amarildo NikolliekzekutimErigert ZejnoErvis MatodashajhakmarrjeInez HajrullaLeonard LuziLeonard Zejno

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hakmarrja mes dy fiseve në Lezhë: Si u ekzekutua me 25 plumba Entjan Nikulaj! Familja Leksataj në ngujim

20:36 : 12/05/2026
BOTA

Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes, akuzohen për korrupsion

13:02 : 07/05/2026
AKTUALITET

Dosja ‘Hajrulla’/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”!

14:09 : 13/04/2026
AKTUALITET

SPAK e kërkon për vrasje, publikohet fotoja e “Çoke qorrit”, krahut të djathtë të Inez Hajrullës!

18:00 : 01/04/2026
AKTUALITET

Kodet e krimit të Vlorës, atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

20:59 : 15/03/2026
AKTUALITET

“Shtëpi të blinduara dhe kamera kudo”/ Lala jep detaje nga goditja e grupit të Inez Hajrullës

22:54 : 12/03/2026
Para

Drift me makinë në rrugë, e pëson shoferi i "BMW-së" në Berat - VIDEO

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom