• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Émile Zola sot në Shqipëri

10:18 : 15/03/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Pollo

Para një muaji këtu e në këtë orë dëgjova Doktor Berishën, i cili e filloi fjalimin e mbrëmjes duke ju drejtuar shpresëtarëve të kësaj rrugice me këto fjalë: “Ju jeni europianët e vërtetë të Shqipërisë!”

Fillimisht mendova të mbrapshtën: se si do e qesëndisnin këtë cilësim ministra, oligarkë e analisto-biznesmenë. Ata që shëtisin Europën me paratë e buxhetit, të tenderave shtetërore apo të reklamave të inceneratorëve; ata që në Bruksel, Vjenë e Paris flenë në hotelet me pesë yje, hanë në restorante ekskluzive, bëjnë shopping në dyqane të shtrenjta. Nuk di nëse ka ndonjë rast të rallë a shumë të rrallë që ata të vizitojnë edhe muzetë e operan; sipas sërës mund të takojnë politikanë e persona me rëndësi. Në logjikën e tyre ata vetë janë europianët e vërtetë dhe jo të tjerët që këto udhëtime nuk i përballojnë dot ose i bëjnë më shumë nga halli se nga malli.

Pastaj mendova diçka tjetër: më erdhi ndër mend një shkrimtar e intelektual publik në Parisin e para 125 viteve, Émile Zola quhej, i cili protestoi me të madhe kur Alfred Dreyfus, një ushtarak francez, u dënua padrejtësisht me burgim; protesta e shkrimtarit Zola dhe e të tjerëve që e pasuan bëri që gjyqi të rishikohej, që kapiteni Dreyfus të shpallej i pafajshëm e të rehabilitohej si dhe të bëheshin publike motivet e dobëta e paragjykimet fetare (Dreyfus ishte hebre) të denoncuesve e të akuzuesve të tij.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

Zola nuk ishte as antisemit dhe as filosemit; ai nuk kishte njohje personale me kapitenin, nuk kishte as interes privat në kauzën e tij.

Por Émile Zola kishte bindjen se dinjititeti i njeriut të krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë ishte i pacënueshëm dhe se për këtë ja vlente të luftoje;

Émile Zola besonte se njerëzit duhet të ishin të barabartë para ligjit dhe se për këtë ja vlente të luftoje.

Émile Zola besonte tek drejtësia si parim suprem i shoqërisë e si reference unike e gjyqësorit dhe se për këtë ja vlente të luftoje.

Dhe ishin e janë këto vlera e parime që kanë bërë dhe e bëjnë Europën; shumë më tepër sesa pasuria apo fuqia.

Dhe Émile Zola, në frymë, vlera e parime, ishte më europiani ndër francezët, bashkëkombasit e tij të fundshekullit të 19.

Prandaj unë kur ju shoh juve në këtë rrugicë shoh qindra Émile Zola;

kur mendoj për të tërë ata që janë larg me trup por këtu me ju me mëndje e zemër më sheh syri qindra mijë Émile Zola.

Shoh europianët e vërtetë që nuk lodhen së luftuari për parime e vlera të vërteta të asaj që njohim si Europë.

Sepse nuk mund të ketë Shqipëri europiane kur ka burgosje politike.

Sepse nuk mund të ketë Shqipëri europiane kur nuk ka parlamentarizëm europian.

Sepse nuk mund të ketë Shqipëri europiane me në krye satrapë orientalë me kostume firmato

Sepse nuk mund të ketë Shqipëri europiane pa shqiptarë europianë dhe ju e të tjerë si ju jeni fara, rrënja, filizi e kurora e tyre

Etiketa: Émile Zolaeuropegenc polloSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
Para

Pastrim parash e korrupsion me tendera/ I komunikohet sot masa e sigurisë Evis Berberit

TË GJITHA

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom