• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama ngre agjenci për mbetjet pa i dhënë zgjidhje kolapsit me inceneratorët

18:11 : 07/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këshilli i Ministrave miratoi ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve me qëllim ‘kalimin e këtij sektori në ekonomi qarkulluese’, por deputetë të opozitës dhe ekspertë thonë se kjo bëhet për menaxhimin e projekteve të huaja, pa i dhënë zgjidhje problemit të krijuar me mbetjet.

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën të ngrejë Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve – një strukturë në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me funksion koordinues dhe monitorues në menaxhimin e integruar të mbetjeve përmes ekonomisë qarkulluese, që synon nxitjen e ndarjes në burim dhe riciklimin.

Ngritja e Agjencisë duket se shënon një pikë kthese në strategjinë 10-vjeçare të qeverisë për  menaxhimin e mbetjeve përmes kontratave prej qindra milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh, të cilat po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme.

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike i tha BIRN se ngritja e Agjencisë duket se lidhet me fondet e donatorëve gjermanë për ngritjen e disa landfilleve rajonale, me synim riciklimin e mbetjeve urbane.

“Shpresoj që të mos ketë lidhje me inceneratorët,” tha Tabaku, ndërsa shtoi se qeveria duhet të sqarojë gjithashtu se ku shkuan paratë publike që u përdorën për inceneratorët, të cilët nuk janë në punë ose nuk janë ngritur fare si në rastin e Tiranës.

Lexo edhe:

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

“Krijimi i kësaj agjencie tregon pikërisht këtë; që inceneratorët për të cilët u angazhuan 430 milionë euro dhe janë paguar 160 milionë për 3 inceneratorë që nuk funksiojnë, tashmë janë duke e ndryshuar në një drejtim tjetër,” shtoi Tabaku.

Pas shpërthimit të aferës së inceneratorëve dhe dënimeve ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish deputetit socialist, Alqi Bllako dhe dhjetra zyrtarëve të tjerë, qeveria ka bërë pingpong me autoritetin përgjegjës për menaxhimin e infrastrukturës së mbetjeve.

Në nëntor të vitit të kaluar, kjo përgjegjësi iu hoq Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve, e cila mbikëqyrte gjithashtu kontratat koncesionare të inceneratorëve.

Për ekpertët e mjedisit, ngritja e kësaj agjencie i shërben menaxhimit të fondeve të huaja që jepen për këtë qëllim, pa i dhënë zgjidhje menaxhimit të mbetjeve dhe pyetjes se çdo të ndodhë me inceneratorët që nuk punojnë.

Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit dhe ish-zv.ministre përgjegjëse për këtë sektor i tha BIRN se krijimi i agjencisë, siç është formuluar në VKM, nuk e zgjidh problemin e menaxhimit të mbetjeve. Ajo shpjegoi se sektori i mbetjeve funksionon përmes 5 hallkave, të cilat ende nuk kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën; sistemi i politikave, krijimi i standardeve që lidhet me strategjitë, masterplani, infrastruktura, funksionimi dhe monitorimi.

“Nuk ka një entitet qendror për të menaxhuar situatën e mbetjeve nga A te ZH dhe bëhet një agjenci për të mentoruar disa projekte,” tha Çuçi për BIRN.

“I gjithë sistemi është në prag kolapsi”- shtoi ajo, ndërsa ngriti pyetjen se është ende e paqartë se kush do t’i menaxhojë objektet fundore të menaxhimit të mbetjeve, të cilat njihen si objekte të rëndësisë kombëtare bazuar në masterplanin kombëtar.

Edhe eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, i tha BIRN se duket se ngritja e agjencisë ka të bëjë me ndonjë kërkesë nga programe donatorësh që merr mbështetje financiare ministria e Mjedisit.

“Bën këto manovra për të justifikuar paratë,” tha ai, duke e konsideruar menaxhimin e mbetjeve një çështje të pazgjidhur./BIRN

Etiketa: agjenciinceneratoretkolapsmbetjetqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

18:09 : 07/10/2025
AKTUALITET

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

15:32 : 04/10/2025
Para

Liga e Konferencës/ Jorgji arbitron në finalen e parakohshme, formacionet zyrtare

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com