• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e VOA: Luftërat dhe ekonomia, ndër temat kryesore në fjalimin e Biden

17:56 : 07/03/2024
në BOTA

Presidenti amerikan Joe Biden mban të enjten fjalimin e tij të përvitshëm për gjendjen e vendit, ku pritet të trajtojë menaxhimin e ekonomisë, të drejtat për riprodhimin, emigracionin, si dhe konfliktet në Ukrainë dhe në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, presidenti 81-vjeçar pritet gjithashtu ta shfrytëzojë rastin për të demonstruar se është i aftë fizikisht dhe mendërisht për një mandat të dytë.

Ky fjalim për gjendjen e vendit në një vit zgjedhor i jep presidentit Joe Biden një hapësirë prej rreth një ore në epiqendër të vëmendjes së amerikanëve, ku ai mund të nxjerrë në dukje arritjet e tij për çështje që u interesojnë votuesve, si ekonomia, emigracioni, të drejtat e riprodhimit, ndihma për Ukrainën dhe Izraelin…, si dhe kontrastin me alternativën nëse ai nuk do të fitonte në zgjedhjet e nëntorit.

Është një sfidë për çdo president, por presidenti Biden përballet me polemika edhe për një aspekt që ai nuk mundet ta ndryshojë.

“Publiku amerikan vazhdon ta ketë shqetësim moshën e Biden-it dhe mendoj se kjo është një sfidë kryesore që ai duhet ta tejkalojë me kandidimin për t’u rizgjedhur”, thotë Chris Jackson, nga firma e anketimeve “Ipsos”.

Shtëpia e Bardhë i tha Zërit të Amerikës se presidenti do të perqëndrohet tek tematikat.

Lexo edhe:

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

“Ai e mirëpret mundësinë për të folur me popullin amerikan, me Kongresin dhe me botën, për arritjet e mëdha në këto tre vite e gjysëm si president i Shteteve të Bashkuara: që nga ekonomia, tek arsimi, kujdesi shëndetësor, punësimi, si dhe në skenën botërore dhe rikthimin e rolit udhëheqës të Amerikës në botë”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Analistët thonë se fjalimi i presidentit Biden do të përqëndrohet tek politikat, por se efektin më të madh do ta ketë nga mënyra se si do të përçohet dhe nga ndërveprimi me audiencën.

“Mendoj se i është i kënaqur të gjendet në Dhomën e Përfaqësuesve mes anëtarëve të Kongresit. Momentet më të mira të fjalimeve të tij për gjendjen e kombit kanë qenë kur republikanët e kanë sfiduar në mënyrë ofenduese, madje edhe kanë ndërprerë, dhe ai u është përgjigjur menjëherë me humor, ironi dhe shumë efektivitet”, thotë Jeremy Suri, nga Universiteti i Teksasit.

Analistët e politikës së jashtme mendojnë se presidenti Biden do të flasë për konfliktin në Gazë, duke vënë në dukje se ai ka ftuar ta ndjekin fjalimin të afërmit e amerikanëve të marrë peng nga Hamasi.

“Fjalimet e mëparshme për gjendjen e vendit kanë anuar më shumë nga çështjet e brendshme. Sigurisht që ka një komponent të brendshëm në situatën e politikës së jashtme, në veçanti me konfliktin në Lindjen e Mesme. Por kjo do të jetë një pjesë e madhe e fokusit të presidentit Biden, pasi këtë kanë njerëzit në mendje”, thotë Merrisa Khurma, nga Qendra Wilson.

Anketuesit thonë se në mendjet e votuesve është edhe një emër tjetër.

“Për Biden-in kryesorja është që të tregojë se mund t’i fitojë zgjedhjet përballë Trump-it. Kjo është vërtet gjëja kryesore që duhet të demonstrojë, madje më shumë se për pikëpyetjet nëse po bën një punë të mirë me ekonominë, apo emigracionin, apo secilën nga çështjet e tjera”, thotë zoti Jackson.

Presidenti Biden ka shansin të japë përgjigje mbrëmjen e së enjtes./VOA

Etiketa: BidenekonomiafjalimiluftëratZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
RAJONI

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025
Para

“Real-i favorizohet”, kampioni i botës: Ndodh prej vitesh

TË GJITHA

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

21:30 : 26/10/2025

Bardhi: Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari për mos shkuar të hënën në SPAK!

21:12 : 26/10/2025

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

21:00 : 26/10/2025

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025

Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin e njeriut, gjashtë efektet negative

20:42 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com