• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balluku “lan duart”, Qeveria ja ngec inceneratorët Kumbaros

11:05 : 26/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një akt ende jo publik i qeverisë ka caktuar ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si autoriteti përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve. Kapitali.al ka mësuar se dy javë më parë institucionet që menaxhojnë sektorin e mbetjeve, përfshirë ato që kanë nën administrim 3 kontratat koncesionare të inceneratorëve janë njoftuar se autoriteti përgjegjës për këtë fushë do të jetë ministria e Mirela Kumbaros.

Menaxhimi i mbetjeve është shndërruar në një patate të nxehtë, teksa të gjithë kërkojnë që të qëndrojnë larg saj. Deri një vit më parë, ministria përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve ishte ajo e Energjisë dhe Infrastrukturës. Por përmes një vendimi të beftë, Këshilli i Ministrave e hoqëi këtë sektor nga përgjegjësia e ministrisë së Energjisë duke e lënë jetim.

Vendimi ishte një kërkesë e Belinda Ballukut për të larë duart me përgjegjësinë e mbetjeve dhe veccanërisht atë të inceneratorëve. Por pasi ndenji për më shumë se një vit jetime, tashmë përgjegjësia e menaxhimit të mbetjeve dhe administrimit të inceneratorëve i është ngecur Mirela Kumbaros.

Aktualisht inceneratorët kërkojnë vendimarrje për disa ccështje delikate. Së pari është ccështja e Fierit. Qeveria shqiptare ka paguar mbi 33 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit në Fier. Por vepra nuk punon për shkak se kërkon edhe disa pajisje të tjera shtesë.

Në muajt e parë të sekuestrimit nga shteti, administratori shtetëror i ngarkuar nga qeveria për inceneratorin e Fierit, Farudin Arapi deklaroi se nevojiteshin dhe 3 milionë euro të tjera që vepra të përfundonte plotësisht dhe hynë në punë. Por Belinda Balluku nuk e autorizoi prokurimin dhe inceneratori i Fierit mbetet ende i papërfunduar duke shërbyer tashmë thjesht si landfill.

Lexo edhe:

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

Së dyti, një tjetër vendimarrje delikate është ajo që ka të bëjë me Tiranën. Në landfillin e Sharrës, gjendja është emergjente për shkak të ezaurimit të kapaciteteve. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ka lëshuar dhe zyrtarisht alarmin se nuk ka më vend ku të depozitojë mbetjet duke paralajmëruar kolapsin nëse qeveria nuk miraton leje ndërtimi për landfill shtesë. Por deri tani thirrjet e Agjencisë kanë rënë në vesh të shurdhër dhe situata mbetet emergjente.

Tashmë këto vendimarrje kalojnë në përgjegjësinë e Mirela Kumbaros. Një test delikat ky për ministren e Turizmit, pasi deri më tani shumica e zyrtarëve që kanë patur vendimarrje në aferën e inceneratorëve kanë përfunduar të akuzuar nga SPAK ose edhe të arrestuar.

/Kapitali

Etiketa: belinda ballukumbetjetmenaxhimiministria e turizmitmirela kumbaroqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

16:37 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

15:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

18:06 : 03/10/2025
AKTUALITET

Transporti publik u ikën bashkive, do administrohet nga ministria e Ballukut

20:22 : 02/10/2025
Para

Serbia aleate e Moskës godet rusët që janë kundër luftës

TË GJITHA

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

14:25 : 06/10/2025

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

14:16 : 06/10/2025

Aksident i rëndë në aksin Qukës-Golic, 3 të plagosur

14:09 : 06/10/2025

Kalaja kundër vendimit të Berishës për Florian Binajn: Antistatutor dhe i dëmshëm

14:05 : 06/10/2025

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025

IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

13:50 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com