• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria e pafat në Jerevan humbet ngushtë përballë Armenisë

22:10 : 25/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, SPORT

Kombëtarja shqiptare e basketbollit ka debutuar me paraqitje dinjitoze në rrugëtimin e saj në grupin C të para-eliminatoreve të Kampionatit Botëror.

Në sfidën e luajtur këtë të diel në Yerevan, kuqezinjtë tanë u mundën me rezultatin e ngushtë 79-84 përballë Armenisë në fushë të huaj. Ndeshja ka qenë gjatë gjithë kohë e ekuilibruar, ku ekipi i drejtuar nga trajneri Erkan Karaj edhe mund ta kishin fituar.

Në një ndeshja të barazpeshuar, 10-minutëshi i parë ka qenë i luftuar pikë për pikë dhe është mbyllur në favor të vendasve, me vetëm një pikë epërsi, 24-23. Ai i dyti ka qenë më i mirë për armenët, të cilët e fitojnë atë 24-19 dhe shkojnë kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar 48-42.

Por, basketbollistët kuqezinj kanë dalë të frymëzuar nga dhomat e zhveshjeve, duke e fituar 10-minutëshin e 3-të, 17-14 dhe duke e shkurtuar në vetëm 3 pikë, 59-62, epërsinë e vendasve pas një gjysmë ore lojë.

Madje në 10-minutëshin e 4-t, kuqezinjtë kanë qenë vetëm dy pikë prapa Armenisë, duke patur disa mundësi për të barazuar shifrat dhe për ta çuar të paktën takimin në shtesë. Por, disa gabime në gjuajtjet për 3 pikë kanë bërë që skuadra vendase të përfitojë dhe ta mbyllë takimin në favor të saj, teksa e fiton 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, 22-20, dhe gjithë ndeshjen me shifrat 84-79.

Lexo edhe:

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

Daniel Lekndreaj me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për kuqezinjtë në këtë ndeshje, ndërsa Hamati realizoi 16 pikë e Dusha 15 pikë, ndërsa Frenki Lilaj regjistroi shifrën më të lartë të kërcimeve, 10.

Për armenët u dalluan Spight me 31 pikë e Jones me 22 pikë, ndërkohë që Shqipëria dominoi lojën nën tabelë (51 rebound kundrejt 30 të kundërshtarit).

Gjithsesi,pavarësisht humbjes, vlen të theksohet fakti se trajneri Erkan Karaj i ka dhënë një tjetër fytyrë kombëtares shqiptare të basketbollit, me një ekip thuajse të rinovuar, dhe nëse fitorja nuk erdhi sot, ndoshta dhe për shkak të fatit, me siguri do të vijë në ndeshjet e ardhshme.

Vlen të theksohet dhe fakti se takimi ka nisur me një akt solidariteti të jashtëzakonshë, ku dy ekipet dhe 4500 të pranishëmit në sallë mbajtën një minutë heshtje në nderim të 16-vjeçarit Alteo Hyseni, që humbi jetën në mënyrë tragjike të shtunën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, dyshohet për shkak të një ataku kardiak.

I pranishëm në Yerevan ka qenë dhe kreu i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, i cili ka përcjellë atmosferën në sallë përmes postimeve në profilin e tij në rrjetet sociale.

Shqipëria do të rikthehet në parket më 21 nëntor për ndeshjen e dytë në grup, teksa do të ketë përballë Austrinë.

Armeni – Shqipëri 84-79
(24-23, 24-19, 14-17, 22-20)

ARMENIA: Tatevosyan (11), Jones (22), Zargaryan (7), Spight (31), Tavitian (10)/ Mkrtumyan (3), K.Melikyan, Y.Melikyan, Mikayelyan. Në dispozicion: Mikaelyan, Gevorgyan. Trajner: Alexander Zampier

SHQIPËRIA: Hamati (16), Dusha (15), Lekndreaj (19), Hysenagolli (6), Hysa (7)/ Lilaj (6), Taflaj (6), Tola (4), Strazimiri. Në dispozicion: Prodani, Hajdari, Memçaj. Trajner: Erkand Karaj

Gjyqtarë: C. Stoica (Rumani), Z.Mitrovski (Maqedoni e V.), E.Tsolakos (Greqi),
Komisioner: T.Kudlicki (Poloni)

Etiketa: armeniAvni PonaribasketbollErkand KarajhumbjeShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

22:08 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

12:18 : 23/07/2025
AKTUALITET

I nxehti pushton Shqipërinë, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:07 : 23/07/2025
SPORT

Rezultatet e dobëta në Europë, Shqipëria mund të humbasë dy ekipe në kompeticionet e UEFA-s

16:05 : 22/07/2025
AKTUALITET

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

16:58 : 21/07/2025
AKTUALITET

KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025! A ka përgjegjësi Erald Elezi?

15:01 : 21/07/2025
Para

Prej dy vitesh në luftë me jetën në Francë, mësuesja shqiptare kërkon ndihmë të kthehet në atdhe

TË GJITHA

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025

Zjarri në malin Shashicë të Vlorës, flakët po i afrohen banesave

20:58 : 26/07/2025

Katari kërcënon Evropën me ndërprerje të furnizimit me gaz

20:42 : 26/07/2025

Shijak/ Flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

20:18 : 26/07/2025

Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara

20:07 : 26/07/2025

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

19:41 : 26/07/2025

“Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes

19:30 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com