• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dil jashtë, kam punë”/ Inspektori në Kukës sorollat shqiptarin nga Kosova që kërkon shtetësi

20:57 : 19/02/2024
në AKTUALITET

Emisioni Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës sorollatjet e institucioneve shtetërore ndaj shqiptarëve nga Kosova që kërkojnë shtetësinë.

Në redaksinë e emisionit u ankua Lavdim Krusha, 40 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, Elsuida Krusha. Lavdimi thotë se është nga Kosova dhe ka 3 vite që jeton në Shqipëri në Kukës, bashkë me gruan e tij shqiptare dhe djalin e tyre 7 vjeçar, i cili ka qenë në kopsht dhe tani në klasë të parë në Kukës. Ai thotë se ka aplikuar për shtetësinë shqiptare, pasi bashkëshorten e ka nga Shqipëria dhe jetojnë Kukës.

“Kam gati 2 vite që kam aplikuar. I kam plotësuar dokumentet të gjitha në rregull dhe i kam dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit. Më kanë thënë je në rregull dhe do t’i dërgojmë në ministri. Kam shkuar disa herë për informacion dhe sa herë kam shkuar më kanë pritur me një arrogancë. Më thanë mos hajde më për informacion se kemi numër kontakti, ju lajmërojmë vetë për çdo gjë që të jetë. Jam detyruar të mos shkoj më për informacion duke pritur kontaktin e tyre, ndërsa jam detyruar të shkoj në Tiranë te Ministria e Brendshme për informacion. Aty nuk më dhanë informacion. Erdha në Kukës sërish dhe shkova në drejtori për informacion dhe më thanë ka 6 muaj që janë kthyer mbrapsht. Ata janë arrogantë dhe më ofendojnë”-thotë Lavdimi dhe bashkëshortja e tij.

Pas ankesës, bashkëshortja e Lavdimit shkon në Drejtorinë e Policisë së Kukësit dhe takon përgjegjësin që merret me shtetësinë. Ai i thotë se dosjen e ka dërguar në Ministrinë e Brendshme në vitin 2022. Sipas tij, ministria e ka rikthyer në 2023-shin jo se janë refuzuar, por vetëm për afatet. Bashkëshortja e Lavdimit i thotë se gabimi është bërë nga ajo zyrë, pasi nuk i kanë lajmëruar. Përgjegjësi i thotë se ju kemi lajmëruar me e-mail. Në fund përgjegjësi i thotë se “dil jashtë se kam punë të tjera”.

Gazetarët e Fiksit shkojmë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit, ku takojmë përgjegjësin Elkjer Dogjani, i cili nuk pranon të japë intervistë dhe u përgjigj se “do t’ju kthejmë përgjigje me shkrim”. Gazetarët e pyesin se përse janë mbajtur letrat për muaj me radhë në atë drejtori.

Lexo edhe:

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

Pas disa ditësh, Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit kthen përgjigje se Lavdim Krusha, 40 vjeç, ka aplikuar për fitim të shtetësisë shqiptare, nëpërmjet portalit e-Albania. Ai ka plotësuar dokumentet në muajt prill e maj 2022. Ndërkohë, në këtë përgjigje, Policia e Kukësit thotë se vetëm më datë 27 tetor 2022, dosja është përcjellë në Drejtorinë e Politikave për Azilin, të Huajt dhe Shtetësinë, në Ministrinë e Brendshme.

Pas 9 muajsh, më datë 22 qershor 2023, kjo drejtori e ka kthyer dosjen për plotësim (jo refuzuar), me motivacionin “Për vijim të mëtejshëm të procedurës, kërkohet rivendosja në afat e dokumentacionit të paraqitur pasi vlefshmëria e tyre ka përfunduar”.

Policia e Kukësit shkruan se ka kërkuar të bëjë njoftimin e z.Lavdim Krusha, në adresën e lënë prej tij. Por, pas verifikimit, ka rezultuar se ky shtetas nuk banonte në adresën e deklaruar, prandaj nuk është bërë dot i mundur njoftimi i këtij shtetasi. Fiksi e pyeti Policinë e Kukësit se familjarët e z. Lavdim kanë shkuar disa herë për informacion. Në përgjigje, kjo polici shkruan se “Lavdimi është paraqitur në datë 9 shkurt 2024 ku është njohur me dosjen e kthyer për plotësim dhe i është sqaruar se duhet të rinovojë dokumentacionin”.

Pra, dosja u mbajt fillimisht 5 muaj në Policinë e Kukësit. Më pas 9 muaj në Ministrinë e Brendshme dhe në fund, 8 muaj të tjerë po te Emigracioni në Kukës, ku inspektorët harruan të lajmëronin shqiptarin nga Kosova. Aq më tepër që në këtë përgjigje, policia thotë se i kanë shkuar në banesë! Ndërkohë, në bisedën me bashkëshorten e denoncuesit, inspektori i policisë së emigracionit, Elkjer Dogjani, i përgjigjet se “ju kemi lajmëruar me e-mail”. Tani, kush është e vërteta? Dosja e z. Lavdim Krusha është mbajtur për muaj me radhë në sirtar! Dhe tani, pasi më shumë se 20 muajsh, punonjësit gjejnë lloj-lloj pretendimi për mos njoftimin e tyre.

Etiketa: inspektorikukesLavdim Krushapoliciashtetësinë shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Furnizonte kriminelët në Shkodër, arrestohet trafikanti i armëve në Tiranë

11:33 : 08/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Kukës/ 5 persona abuzojnë seksualisht me një 15-vjeçare

11:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

11:04 : 07/08/2025
Para

Italia merr përsipër fabrikën e trazuar të çelikut

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com