• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deputetët që munguan në mbledhje/ Boçi: Jorida ka një qëndrim ‘as-as’. Salianji: Momenti të jemi bashkë

23:15 : 14/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Grupi parlamentar i PD-së zhvilloi për herë të parë një mbledhje të bashkuar të deputetëve të grupimeve Bardhi-Berisha brenda selisë blu. Rreth 30 deputetë u paraqitën, ndërkohë 9 të tjerë munguan, mes tyre edhe Sali Berisha që nuk mundte për arsye se ndodhet në arrest shtëpie.

Deputetët e tjerë që nuk ishin të pranishëm janë Jorida Tabaku, Saimir Korreshi, Ferdinand Xhaferaj, Ilda Dhori, Flamur Hoxha, Dashnor Sula, Emilja Koliqi dhe Kastriot Piroli.

Nga të gjithë këta, sipas Luçiano Boçit, i cili ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, vetëm Jorida Tabaku është ajo që ka qëndrim me asnjë nga dy grupimet.

“Jo, refuzim, jo, por Jorida ka një qëndrim “as-as”, as me grupimin e zotit Bardhi. Çështje qëndrimi nga ana e saj. Më shumë Jorida që e ka shprehur qëndrimin e saj, ndërsa të tjerët besoj, edhe Xhaferaj mund të ketë ndonjë ngërç të vogël, por qëndrimet e tij kanë ndryshuar gjatë kësaj kohe. Pra të tjerët janë pjesë tashmë pjesë e grupit parlamentar dhe thjesht kanë munguar në aktin e ardhjes tek selia”, u shpreh Boçi.

Më 20 Shkurt, shumica dërrmuese e deputetëve të PD-së bashkë me disa aleatë opozitarë do të dalin në shesh për të protestuar. Ky aksion politik vjen me një frymë ndryshe pas thuajse 3 vitesh përplasje brenda Partisë Demokratike. Këtë bashkim të demokratëve, Luciano Boçi e sheh si një njohje të votës dhe statutit të kësaj partie. Ai theksoi se Sali Berisha është kryetari i PD për pjesën më të madhe të deputetëve.

Lexo edhe:

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies për interes të narkoshteti

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

-Mbi ç’bazë është bërë ky bashkim? Mbi ç’principe, mbi ç’marrëveshje? A do funksionojë ky fuzion i brendshëm, sepse 3 vjet përplasje mund të duan 30 vjet që të rikuperohen. Nganjëherë dëmi është aq i madh sa rikuperimi është shumë më i vështirë, cili do jetë aksioni konkret?

Luciano Boçi: Mbi bazën e një projekti politik që duhet të ketë një forcë politike dhe duhet të dijmë shumë mirë se ndarja nuk ka qenë ideologjike. Ndarje të tilla janë përfundimtare. Kanë qenë çështje qëndrimesh, perceptimesh të ndryshme. Në ligjërim ka qenë e tillë sepse në aksionin politik bërja e opozitës ka qenë një produkt nga të dyja grupet, madje e theksuar është bërë gjatë muajve të fundit. Është një proces në vazhdimësi pavarësisht qëndrimeve, sepse kemi dashur t’i përafrojmë qëndrimet dhe t’i pajtojmë. U shpreh qartë se ka deputetë që kanë mendime të ndryshme që diskutohen, por njohin faktin e votës dhe statutit të PD.

-Kjo do të thotë se Berisha tashmë është pranuar nga pjesa tjetër?

Luciano Boçi: Njihet edhe zoti Sali Berisha, por edhe Kuvendi i 11 Dhjetorit që ka qenë disi i kontestuar sepse dalja e zotit Berisha si kryetar është produkt i këtij Kuvendi. Procesi zgjedhor lindi nga ndryshimet statutore. Produkt i këtij bashkimi nuk është thjesht 20 Shkurti, është një stacion.

-Po për Shën Valentinin e gjetët të pajtoheshit?

Luciano Boçi: Ishte përpara Shën Valentinit, në vigjilje.

Nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji thotë se nuk ndryshon qëndrimi i tij për mosnjohjen e Berishës në krye të partisë më të madhe opozitare. Por shton se ka ardhur momenti që demokratët të bashkohen dhe se kjo protestë është vetëm hapi i parë i këtij procesi.

Ervin Salianji: Ky nuk është hapi fundor i bashkimit të opozitës, është hapi i parë jo vetëm paqes, por edhe për të shkuar më tej. Për ta çuar tek njerëzit që prej vitesh e kanë mbajtur barrën e opozitës. Nëse do të ishte për mua Sali Berisha nuk do të ishte kryetar i opozitës, por është pa dëshirën time. Duhet të rinovohet klasa politike në Shqipëri. Unë nuk ndryshoj nga bindjet e mia, por momenti është të jemi bashkë, që edhe nëse do kishim ndarje ideologjike të forta, në momentin që ka një dakordësi dhe po gjen mbështetje të madhe dhe në opinionin publik, nuk besoj që ka njeri në Shqipëri që nuk mendon se të gjitha institucionet në këtë vend i janë nënshtruar vullnetit të një individi. 

Etiketa: BashkimiBociDeputetetJordia TabakumbledhjaPDSalianji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies për interes të narkoshteti

13:14 : 28/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025
AKTUALITET

PD: Standard i dyfishtë në shembjet e ndërtimeve, IKMT nuk prek bizneset e lidhura me pushtetin

11:30 : 26/07/2025
AKTUALITET

Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

11:23 : 26/07/2025
AKTUALITET

“Berisha duhet të vazhdojë kryetar”/ Alimehmeti: PD duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

19:52 : 25/07/2025
Para

Asnjë gjuajtje në portë, Bayerni me rekordin më negativ në historinë e Champions-it

TË GJITHA

Lidhjet Me Subashin, si e fitoi Ajola Xoxa tenderin 24 mijë e 650 € në bashkinë e Fierit/ Punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025

Tentoi të vidhte një makinë, por u kap “mat” nga pronari, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

10:02 : 29/07/2025

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para

09:56 : 29/07/2025

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

09:46 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com