Gazetari Spartak Koka ka zbuluar detaje nga situata brenda burgut të Peqinit, ku pak muaj më parë ndodhi një vrasje mes të burgosurve.
I ftuar në emisionin Opinion, gazetari Koka tregoi se sipas një raporti, ka 23 të burgosur në regjimin e posaçëm 41 bis.
“Kur e dëgjon drejtorin të duket një situatë ideale në burgjet. Por kur lexon këtë raport këtu… Drejtori tha 2 veta në 41 bis. Ky raport thotë në ambientet e regjimit 41 bis ndodhen të akomoduar 23 të burgosur, ky ambient është populluar pa asnjë urdhër me shkrim. Situata në burgun e Peqinit ka qenë në një kaos të vertetë.
Për t’u futur në 41 bis duhet të vijë kërkesa hga prokurori, të nënshkruhet nga ministri i Drejtësisë. 41 bisi është regjim i posaçëm ku të kufizon takimet me familjarët, 1 herë në muaj takim me familjarët, 1 bisedë me muaj me familjarët, ka një regjim të ndryshëm nga sa funksionon në sigurinë e lartë”.
Sipas gazetarit Koka, në burgun e Peqinit ka të burgosur që kanë kushte personale në qelitë e tyre. Madje, sipas gazetarit, disa të dënuar përdorin si shërbëtorë personalë edhe të burgosur të tjerë.
“Doktoresha tha 10 veta në dhomë në burgun e Shënkollit, ndërkohë burgu i Peqinit është kthyer burg privat me dhoma të personalizuara. Në burgun e Peqinit janë 160 shtretër bosh. Po t’ju them 2 emra, në burgun e Peqinit i kishin kthyer sektorë të personalizuar, zgjidhnin se me kë do rrinin, zgjidhnin se çfarë do hanin, kshin dhe shërbëtorë të burgosur të tjerë që ju shërbenin këtyre personave, një fenomen tjetër është ngujimi i të burgosurve. Kishte të burgosur të cilët kishin muaj që për pasiguri në burgje nuk dilnin nga dhomat sepse kërcënoheshin nga të burgosur të tjerë dhe që nuk ju garantohej siguria në burgje. Ka 30% më pak policë në burgje”, u shpreh gazetari Spartak Koka.
Gazetari ka thënë se bazuar në një raport, në burg kishte një palestër private të shtetasit me iniciale GJ.K., ku të burgosurit paguanin 100 Euro për t’u futur. Për këtë, Koka ka thënë se sfidon Prokurorinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Bugjeve që ta kundërshtojnë nëse nuk është e vërtetë.
Erinda Ballanca: Ka persona, të cilët kanë futur sende brenda nëpër qeli, por unë nuk shoh fare problematikë që të kenë kushte më të mira. Edhe nëse kanë ekspres kafe, asgjë e keqe nuk është.
Spartak Koka: Po nëse investojnë 10 mijë Euro dhomën e tyre dhe nuk lënë njeri tjetër që të futet aty? Të investosh në dhomë, a lejohet ligjërisht?
Erinda Ballanca: Jo, nuk lejohet.
Spartak Koka: Të mos fusësh njeri tjetër në dhomë, kurse në spitalin e Shën Kollit ke 10 veta në një dhomë?
Erinda Ballanca: Ata nuk mund të shkojnë në asnjë vend tjetër përveç spitalit të Shën Kollit.
Spartak Koka: A e dini ju situatën që në observim 37 të burgosur lejohen ligjërisht?
Erinda Ballanca: Jo, nuk lejohen.
Spartak Koka: Po pra, po cila është e hiporbelizuar? A e dini ju që kishte palestër private që i burgosuri paguante 100 Euro për t’u futur në palestër? A e dini?
Erinda Ballanca: Është e pavërtetë.
Spartak Koka: Nëse unë po gënjej, e sfidoj tani prokurorinë e Elbasanit dhe Drejtorinë e Burgjeve që ta kundërshtojë. Palestër private që paguanin 100 Euro të burgosurit e tjerë nëse doni të hyni tek kjo palestër me pajisjet më të fundit e shtetasit me iniciale GJ.K. e ka me raport aty. 49 pajisje kanë ngelur akoma pa i transferuar në burg tjetër.