• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët shpenzuan 385 euro mish për frymë më 2022, ndër më të ulëtat në Europë

13:37 : 08/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Një shqiptar harxhoi mesatarisht gjatë vitit 2022 rreth 385 euro për konsumin e mishit me një rritje të shpenzimeve me gati 17% në raport me 2021, sipas llogarive të Eurostat mbi komponentët e konsumit të Europë.

Siç shikohet nga grafiku i mëposhtëm, shqiptarët listohen në tetë vendet me shpenzimet më të ulëta për mish në Europë. Më pak shpenzon Turqia me 258 euro për frymë, Maqedonia e Veriut me 265 euro mish për frymë, Bullgaria me 300 euro, Polonia me 329 euro, Hungaria me 339 euro Bosnja me 370 euro dhe Shqipëria me 385 euro.

Në krahun tjetër shpenzimet më të larta për mish në Europë janë Luksemburg ku shpenzohen 790 euro në vit për frymë. Më tej në renditje ne Islanda me 785 euro, Zvicra me 740 euro, Belgjika me 719 euro mish për frymë të shpenzuara në vit.

Mishi kushton më shtrenjtë në Luksemburg dhe në Zvicër, ku niveli i çmimeve se 2.5 herë më i shtrenjtë se në pjesën tjetër të Europës. Sipas të dhënave të Eurostat, niveli i çmimeve është kryesisht më i lartë në vendet e Europës së Veriut si Islanda, Norvegjia dhe Luksemburgu.

Lexo edhe:

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa, planet do t’i paraqiten NATO-s

Në vendet e lindjes mishi është një produkt i lirë në krahasim me Europën Perëndimore. Polonia ishte vendi me çmimet më të lira të mishit, në raport me mesataren e Bashkimit Europian, ndjekur nga Bulgaria me rreth 42% më lirë.

Në Shqipëri vitet e fundit çmimi i mishit është rritur, duke reflektuar problemet me prodhimin vendas për shkak të rënies së numrit të krerëve. Në krahun tjetër kërkesa po vjen gjithnjë e në rritje nga flukset e larta turistike.

Një pjesë e nevojave për mish janë duke u mbuluar nga importi.

Mishi dhe bulmeti ishin produktet me rritjen më të madhe të importit gjatë vitit 2022, ndër kategoritë e tjera të ushqimeve.
Vitin e kaluar vendi ynë u vizitua nga rreth 10 milionë turistë, teksa mishi është në themel të kuzhinës tradicionale. Restorantet tani janë në sfidë për t’iu ofruar vizitorëve prodhim vendi.

Teksa konsumatorët po përballen me çmime të larta të bulmetit, blegtorët po tkurrin numrin e krerëve prej kostove të larta. Braktisja e fshatit nga njerëzit po ul numrin e fermave të vogla, ndërsa fermat e mëdha me shumë krerë po vuajnë problemet në zinxhirin e ushqimit.

Numri i krerëve është përgjysmuar në dy dekada, teksa vitet e fundit tkurrja po bëhet më e shpejtë.

Organizata Botërore e Ushqimit, në një analizë të vitit të kaluar që i bëri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në vendin tonë, rekomandoi se mbështetja financiare është shumë e ulët për të çuar sektorin në trajektoren e zhvillimit të qëndrueshëm.

FAO vlerësoi se masa e subvencioneve duhet të arrijë në 10% të Vlerës së Shtuar Bruto nga më pak se 1% që jep qeveria shqiptare aktualisht./Monitor

Etiketa: europemishshqiptaret

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
BOTA

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa, planet do t’i paraqiten NATO-s

18:55 : 30/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

10:40 : 30/05/2026
BOTA

Europa në alarm, rritet me 400% numri i materialeve të abuzimeve seksuale me fëmijë të krijuara me AI

13:41 : 29/05/2026
AKTUALITET

Sa paguajmë për sigurime në vit? Shqiptarët renditen të fundit në rajon për shpenzimet

20:10 : 28/05/2026
BOTA

Valë e nxehtë “historike” në Evropë! Temperaturat thyejnë rekorde në Britani dhe Francë

15:25 : 27/05/2026
Para

Çfarë ndodh me komunat paralele serbe në Kosovë?

TË GJITHA

Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom