• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Transformimi dixhital/Preçi: I dobishëm si për individët, kompanitë e për bankat

20:27 : 05/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Eksperti i ekonomisë, zoti Zef Preçi, ka folur rreth transformimit dixhital në sistemin bankar.

Ai u shpreh se ky transformim do të jetë i dobishëm si për individët, ashtu edhe për kompanitë e për vetë bankat. Preçi shtoi se shërbimet bankare do të bëhen më komode dhe do të jenë aktive në çdo moment të ditës.

Komenti i plotë i Zef Preçit:

“Javën që shkoi, u fol për transformimin dixhital në sistemin bankar… Siç dihet, transformimi dixhital ka të bëjë me përdorimin gjerësisht të teknologjisë dixhitale në këtë sistem. Dmth., është një nevojë e vetë bankave, sepse bëhet e mundur përshpejtimi i procedurave – përdorimi në shkallë të gjerë i “online banking”. Po a është vërtetë ky transformim ndër problemet e mëdha të ekonomisë, biznesit dhe sistemit bankar në Shqipëri? Le të përpiqemi ta shohim pak më në detaje këtë problem. Siç dihet, transformimi dixhital ndikon në bankingun me pakicë duke përdorur teknologji të avancuara. Ai përmirëson operacionet, përmirëson përvojat e klientëve dhe trajton sfidat si sistemet e vjetruara dhe shqetësimet e sigurisë. Këto të fundit janë një problematike e njohur dhe e lidhur ngushtësisht me problematikën e sistemeve informatike të vendit tonë sidomos gjate dy-tri viteve të fundit. Nisur nga përvoja e vendeve të tjera, transformimi dixhital në sistemin bankar është i dobishëm si për individët, ashtu edhe për kompanitë e për vetë bankat që mund të përfitojnë nga bankat.

Kështu, nëse ky transformim ndodh, shërbimet bankare bëhen me komode, janë aktive gjatë gjithë kohës (ditën dhe natën, me ditë pune dhe pushimi), mundësojnë kursimin e kohës për kryerjen e transaksioneve bankare, mundësohen shumë transaksione në mënyrë të njëkohshme automatike, rritet shkalla e përdorimit të celularëve për të mundësuar këto shërbime etj.. Por po kaq e vërtetë është se me rritjen e shkallës së përdorimit të transaksioneve ‘online’ në marrëdhëniet e qytetarëve e bizneseve e me sistemin bankar rriten edhe risqet që lidhen kryesisht me sigurinë, aftësitë e bankave për të ofruar shërbimet e veta etj..

Lexo edhe:

Ekonomia e krimit

Shqiptarët të zhytyr në varfëri! Pse produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

Pa dashur të futem me detaje, gjykoj se duhen marrë në konsideratë edhe aftësitë e kufizuara mbrojtëse të sistemeve të sigurisë në platforma të tjera të vendit tonë (pavarësisht dhjetëra miliona Eurove të shpenzuara në mënyrë jo transparente nga buxheti i shtetit, përfshirja në këtë proces e kompanive vendase pa përvojën e nevojshme apo thjeshtë falë lidhjeve politike të tyre, etj.), nga sulmet e hackers në shumicën e sistemeve ‘online’ të vendit (të dyshuara për origjinën dhe interesat e sulmuesve), nga shkalla e depërtimit dhe kosto e shërbimit të internetit (me një nivel depërtimi të kufizuar të internetit të vlerësuar në rreth 80% të popullsisë dhe të territorit – me përjashtim shërbimet e telefonisë së lëvizshme, që kanë një shkallë mbulimi më të gjerë të territorit dhe me popullsi në plakje e sipër – rreth 20% e qytetarëve janë mbi moshën 65 vjeç), me shërbime bankare kryesisht me natyrë oligopoliste dhe prirje për të rënduar konsumatorin e biznesin, gjë që shprehet te rritja e qëndrueshme e fitimeve të bankave pavarësisht gjendjes kaotike dhe anemike të ekonomisë sonë kombëtare) etj..

Po kështu, rreth 60% e popullsisë llogariten si përdorues të mediave sociale dhe në vend janë aktive rreth 3,5 milionë aparate celulare. Nëse vërtet qeveria dëshiron të nxisë transformimin dixhital në sistemin bankar të vendit tonë, edhe kur Banka e Shqipërisë duartroket nisma të tilla të njëanshme qeveritare, kjo nuk mund të përkthehet thjesht në presion mbi qytetarët, sepse i varfëron më tej ato sepse u rrit koston e shërbimeve bankare edhe kështu, siç janë sot, mjaft të larta në krahasim me shërbimet e ngjashme në vendet e origjinës së kapitalit bankar).

Nuk mund të përkthet as presion mbi bizneset se përveç kostos së shërbimeve bankare që do të rritet pashmangësisht, do të inkurajojë edhe operatorët ekonomike ofrues të shërbimeve të lidhura që të rritin më tej çmimet e tyre, rritje të cilat në fund do të shkarkojnë te konsumatori fundor – familjet shqiptare. Në vlerësimin tim është koha që qeveria të kontribuojë jo thjesht për të shëndoshur financat e disa monopolistëve apo oligopolistëve, klientëve të vetë qeverisë në platformat e lidhura me shërbimet publike, siç edhe po ndodh, por të japë përgjigje për problemet serioze të sigurisë kibernetike në tërësi, të nxisë konkurrencën në tregjet e ndryshme, nxitje e cila nuk matet me ndryshimin e emrave të firmave mbas të cilave qëndrojnë politikanë të lartë apo biznese që majmen përditë vetëm duke shfrytëzuar fondet e buxhetit të shtetit, por duke ulur kostot e shërbimit që ofrojnë dhe duke e përmirësuar këtë shërbim.

Ndërkaq, dobësimi i konkurrencës në tërësi që ka ndodhur veçanërisht gjatë dekadës së fundit nuk mund të korrigjohet thjesht me riorganizimin e premtuar të instrumentit të kontrollit parlamentar mbi to, por duke rritur llogaridhënien ndaj qytetarëve e bizneseve, ndaj vetë Kuvendit të Shqipërisë për ato institucione që rregullojnë tregjet në sektorin energjetik, të telefonisë, sektorin bankar, sektorin e ujit etj., dhe heqja dorë nga kontrolli okult dhe sipas metodave të regjimit të vjetër që gjoja në emër të kontrollit të ligjshmërisë apo të performancës përcjell arbitrarisht kontrollin me dorë të hekurt të maxhorancës mbi këto institucione, edhe kështu mjaftueshëm të politizuara dhe me besim publik të cunguar…

Duke qenë se çështjet e transformimit dixhital të sistemit bankar janë sjellë në vëmendjen e opinionit publik, mendoj se qeveria duhet të analizojë në mënyrë transparente gjendjen dhe të reflektoje për për të rritur sa më shpejt edhe shkallen e ndërveprimit midis platformave të ndryshme që janë krijuar duke filluar me “e-Albania”, në mënyrë që qytetarët e bizneset të mos rropaten për të grumbulluar informacione, që tashmë disponohen në këtë platforme dhe të tjera të lidhura me të. Parë në këtë kontekst, vonesa e pakuptimtë në publikimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe të banesave nga regjistrimi i fundit i përgjithshëm i tyre (tetor 2023) është komprometuese jo thjesht për imazhin e qeverisë, edhe kështu dukshëm i rrënuar për shkak të skandaleve korruptive me të cilët tashme janë mësuar qytetarët shqiptarë dhe janë të etur për të parë ndëshkimin e përgjegjësve politikë dhe administrativë nga SPAK dhe drejtësia e reformuar, por mbi të gjitha për besueshmërinë e këtij procesi dhe të rezultateve që do të sjellë ky census për potencialet e zhvillimit të ekonomisë sonë kombëtarë në tërësi.

Rezultatet e censit pritet t’i japin qeverisë një ide të qartë për numrin e popullsisë në zona të ndryshme të vendit, e cila mbi këtë bazë do të ketë mundësinë në ndërmarrjen e politikave të duhura në shërbimet publike bazë, që angazhojnë fonde të konsiderueshme të buxhetit të shtetit dhe të borxheve që qeveria merr për zhvillimin në sektorë të tillë si uji, energjia elektrike, rrugët, shërbimi shëndetësor, etj., që janë të dobishme për qytetarët e vendit. Po kështu, ky rezultat do të ndihmojë edhe bizneset si për zhvillimin e turizmit, vendimmarrjet për investimet etj..”

Etiketa: digjitalekonomipreçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të zhytyr në varfëri! Pse produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

14:18 : 14/06/2025
rama inflacion
AKTUALITET

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi

21:53 : 11/06/2025
AKTUALITET

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025
BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
Para

‘Shqipëritë’ tona i ka zënë dhe i ka mbuluar ‘harami’ i hajdutërisë!

TË GJITHA

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025

FOTO/ Njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin në pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem

17:35 : 16/06/2025

Rrëzohet helikopteri në Athinë, shpëtojnë turistët

17:31 : 16/06/2025

Botërori i klubeve/ PSG e nis me fitore, shkatërron 4-0 Atletico Madrid

17:30 : 16/06/2025
Beşiktaş - Adana Demirspor

Milot Rashica drejt Italisë, merr ofertë nga skuadra e Serie A

17:17 : 16/06/2025

50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

17:12 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com