• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

100 mln lekë dëm/ Zhdoganonin mallra me fatura të falsifikuara, e pësojnë 3 doganierë dhe biznesmenët

15:09 : 31/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Tre biznesmenë dhe 3 doganierë në Degës Doganore Fier janë akuzuar për zhdoganim të mallrave me origjinë nga Kina me fatura të falsifikuara, duke i shkaktuar shtetit dëm 100 mijë euro.

Ndaj tre biznesmenëve me iniciale M. K., S. P dhe A. B., dhe doganierëve me iniciale R. Sh., I. Y. dhe E. Gj. janë caktuar masat e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”,

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sipas uniformave blu, 6 personat e akuzuar kanë kryer procedurën e zhdoganimit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pa kryer verifikimin e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10.016.364 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Lexo edhe:

No Content Available

“Finalizohet pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Procesi”.

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 6 shtetas (3 doganierë dhe 3 biznesmenë).

Në kuadër të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Procesi”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 shtetas, të cilët në periudhën 2014-2016, dyshohet se kanë abuzuar me detyrën doganier në Degën Doganore Fier, konkretisht:

-R. Sh., 47 vjeç, banues në Tiranë (i punësuar në Degën Doganore Fier);

-I. Y., 51 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier;

-E. Gj., 37 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier.

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 shtetas (biznesmenë):

-M. K., 70 vjeç, banues në Berat;

-A. B., 56 vjeç, banues në Tiranë;

-S. P., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit M. K., S. P dhe A. B., në periudha të ndryshme, gjatë viteve 2014-2016, për llogari të shoqërive tregtare në administrim të tyre, kanë kryer pranë Degës Doganore Fier, praktika zhdoganimi të mallrave me origjinë nga Kina.

Procedurat e zhdoganimit janë kryer në të gjitha rastet, pranë Degës Doganore Fier, nga ana e doganierëve, shtetasve R. Sh., I. Y. dhe E. Gj.

Në kryerjen e procedurave të zhdoganimit në Degën Doganore Fier, nga ana e administratorëve të subjekteve janë paraqitur fatura të falsifikuara.

Në përfundim të hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e të gjashtë këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer procedurën e zhdoganimit, pa kryer verifikimin e mallit dhe kanë shmangur detyrimet doganore në vlerën e 10 016 364 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtjeshme.”

Etiketa: dem zhdoganim

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Vetëplagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Dibër

TË GJITHA

I përfshirë në trafikun e drogës, del EMRI i shqiptarit që u ekzekutua në Greqi

16:44 : 22/05/2025

Zyrtare/ Merr fund epoka e Modric te Real Madrid, kroati largohet pas 13 vitesh

16:40 : 22/05/2025

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

16:32 : 22/05/2025

“Më ka qëlluar miku im”/ Vritet 41-vjeçari shqiptar në Greqi, telefonata me bashkëshorten

16:31 : 22/05/2025

54-vjeçarja vdiq pas operacionit në stomak, reagon mjeku: Pësoi atak kardiak

16:20 : 22/05/2025

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim për Blendi Tetën

16:17 : 22/05/2025

Liverpool, Nunez arrin marrëveshjen me gjigantët e La Liga-s

16:17 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com