Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Laç.
Sipas raportimeve mediatike bëhet me dije se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
I lënduari ka mbetur i bllokuar brenda automjetit për shkak se makinës nuk i funksionon dera si pasojë e shtypjes.
Ende nuk dihet se sa të plagosur ka, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe ambulanca edhe policia. Po ashtu kërkohet ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurin nga makina.