• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Peshku në det, tigani në zjarr”/ Tiranë-Durrës kërkon 218 mln euro, ARRSH s’ka asnjë qindarkë

22:00 : 25/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Autoriteti Rrugor Shqiptar, edhe pse nuk ka asnjë kacidhe për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, po e trumbeton atë si projektin më të rëndësishëm infrastrukturor të 2024-ës. 218 milionë euro pritet të kushtojë zgjerimi i rrugës, për të cilën ARRSH pretendon se 20 milionë janë të parashikuara në buxhet. Verifikimi i Faktoje tregon se në fakt buxheti 2024 nuk parashikon asnjë financim për aksin Tiranë-Durrës. Ky është rasti tipik i shprehjes ‘peshku në det dhe tigani në zjarr’.

Qeveria i është rikthyer planeve për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës. Shndërrimi i segmentit në një autostradë më katër korsi thuhet se do të përballohet nga buxheti i shtetit. Dhe kalimi i automjeteve do të jetë pa pagesë.

“Në buxhetin e vitit 2024 ne kemi parashikuar 2 miliardë lekë që do të investohen për 5 km e para të Tiranë-Durrës.”, deklaroi drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi gjatë një interviste televizive fundvitin e kaluar.

Verifikimet e Faktoje tregojnë se projekti i trumbetuar si më i rëndësishmi për 2024, nuk është i planifikuar në buxhet.

Lista e detajuar e projekteve të investimeve publike 2024-2026 nuk përfshin asnjë lloj financimi për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës. 2 miliardë lekët që Berberi pretendon se janë të buxhetuara, për momentin janë thjesht një dëshirë e shprehur publikisht. Por pavarësisht këtij fakti edhe institucioni që ai drejton, insiston të kundërtën. Autoriteti Rrugor thotë se paratë janë në buxhet dhe këtë vit do të nis faza e parë e punimeve.

Lexo edhe:

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

Kostot e harresës/ Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

“Gjatë fazës së parë do të zgjerohen 5.8 km. Vlera e financimit për këtë fazë 2 mld / lekë e parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit 2024.”, informoi ARRSH për Faktoje.

Veprat duan para, jo fjalë 

Edhe pse nuk ka një datë të qartë për nisjen e punimeve, Autoriteti Rrugor Shqiptar llogarit se projekti për zgjerimin e 38 km nga Tirana në Durrës kërkon 218 milionë euro. Punimet do të ndahen në disa faza. Ndërhyrja e parë përfshin segmentin nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Rinasit.

“Gjatë fazës së parë do të zgjerohen 5.8 km. Gjerësia aktuale është 18.6 m dhe ajo përfundimtare bashkë me zgjerimin shkon në 35.1 m”, sqaron Autoriteti Rrugor.

Rruga e ndërtuar në 2001, tani numëron trefishin e trafikut të planifikuar. Për këtë arsye, ekspertët e vlerësojnë të domosdoshme ndërhyrjen.

“Zgjerimi i rrugës është i nevojshme, por problematikën më të madhe unë e shoh në hyrje – daljet e këtij segmenti. Pra, fillimi dhe mbarimi i saj, sa do ta përballojnë sepse shkojmë në grykë shisheje dhe çfarë fituam? Asgjë. Ndaj plani i zgjerimit duhet të përfshijë me patjetër hyrjet dhe daljet në rrugët dytësore”, thotë inxhinier Fatmir Haxho.

Nëse sigurohet financimi i deklaruar, vetëm për fazën e parë (2024) punimet do të zgjasin dy vite (2026). Ndërkohë që afati për përfundimin e plotë të veprës është në pikëpyetje sepse varet nga buxheti.

“Financimi do të vazhdojë në vite bazuar në buxhetin e shtetit. Koha për përfundimin e plotë varet nga financimi që do jetë ndër vite nga buxheti i shtetit”, argumenton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Nuk përjashtohet kalimi me pagesë

Planet për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës nuk janë të reja. Ndërhyrja në rrugën Tiranë-Durrës është rikthyer në publik shtatë vite pas një plani për ta dhënë me koncension.

Aso kohe, dhënia me koncension e këtij aksi u parapri nga një projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar për zgjerimin e saj nga dy në tre korsi. Projekti i ARRSH-së në 2016 ishte i ndarë në tre lote; Kamzë- Vorë, Vorë –Sukth dhe Sukth –Durrës. Segmenti nga mbikalimi i Kamzës deri në Vorë përbënte lotin e pare. Projekti parashikonte 3 korsi kalimi për secilën anë të rrugës dhe një zonë me trafikndarëse 2,6 metra të gjerë.

Gjurma e këtij projekti prekte 19 fshatra të Tiranës dhe Durrësit. Zgjerimi do të kalonte në një sipërfaqe tokë bujqësore prej rreth 752 mijë metrash katrorë, me vlerë rreth 3.5 milionë euro. Po ashtu, gjurma e projektit llogaritej të shtrihet në rreth 68 mijë metra katror tokë truall, me vlerë 4 milionë euro, e cila do të shpronësohej nga qeveria.

Por teksa ARRSH planifikonte zgjerimin, qeveria kishte shpenzuar miliona euro me projekte të ndryshme për këtë rrugë. Pjesë e tyre ishte dhe mbjellja e palmave në të dy anët e segmentit.

Në 2014 qeveria shpenzoi 2 milionë euro për rehabilitimin e pjesës hyrëse të rrugës Tiranë-Durrës. Një dekadë më vonë, ndërhyrja pritet të fillojë sërish këtu.

Këtë herë, referuar deklaratave publike, në plan nuk përfshihet dhënia me koncension. Mirëpo, dokumentat tregojnë të kundërtën.

“Përmirësimi i planifikuar i autostradës aktuale ndërmjet Tiranës dhe Durrësit do të përfshijnë një sistem pagese, ndaj duhet të ofrohet një rrugë alternative . Për këtë qëllim rruga që lidh dy qytetet përmes Ndroqit dhe Plepave duhet të zgjerohet” shkruhet në një dokument të ARRSH.

Përfundim 

Tirana dhe Durrësi janë 46 minuta larg, por pa asnjë dyshim që distanca prej 38 kilometrash mes dy qyteteve, na merr të gjithëve më shumë kohë. Rruga e ndërtuar dy dekada më parë aktualisht numëron trefishin e trafikut të planifikuar. Zgjerimi i kësaj rruge kërkon 218 milionë euro, por Autoriteti Rrugor Shqiptar ende s’ka siguruar shumën e parë për nisjen e punimeve. Planet për ta bërë rrugën Tiranë-Durrës një autostradë më katër korsi kërkojnë para dhe jo fjalë. Ndaj, deklaratën e drejtorit të ARRSH Evis Berberi se “Në buxhetin e vitit 2024 ne kemi parashikuar 2 miliardë lekë që do të investohen për 5 km e para të Tiranë-Durrës.”, do të kategorizojmë të pavërtetë.

/FAKTOJE

Etiketa: 218 mln euroarrshautostradaEvis Berberifinancimijo fjalëPeshku në detska paratigani në zjarrtirane-durresVeprat duan parazgjerimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
AKTUALITET

Kostot e harresës/ Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

10:50 : 14/08/2025
AKTUALITET

GJKKO jep vendimin për dosjen e tenderave/ Dënohet ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe 3 të tjerë

18:21 : 23/07/2025
AKTUALITET

“S’kishte oferta të përshtatshme”/ Anulohet tenderi 364 mln euro për autostradën Milot-Balldre

17:20 : 14/07/2025
AKTUALITET

Tiranë–Durrës, qeveria kujtohet që është emergjencë kur degradimi arrin kulmin! Hapet tenderi

12:59 : 09/07/2025
AKTUALITET

Hapet tenderi 60 mln euro për Bypassin e Tiranës, dy fazat për Kashar-Vaqarr

12:45 : 24/06/2025
Para

“Dy duart për 1 kokë janë”, Adriatik Lapaj debat me Manjanin

TË GJITHA

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

08:08 : 16/08/2025

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025

Korçë/ U plagos me thikë, 27-vjeçari niset drejt Spitalit të Traumës

22:43 : 15/08/2025

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com