• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë mund të bëjë Perëndimi me rezervat e ngrira të Rusisë?

12:20 : 21/01/2024
në BOTA

Lexo edhe:

Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

Zyrtarët e Perëndimit kanë thënë se janë të hapur ndaj idesë së konfiskimit të asteve financiare ruse në vlerë të 300 – 350 miliardë dollarëve, për t’i ndihmuar Ukrainës. Mirëpo, një hap i tillë është shumë kompleks, pasi mund të përbëjë precedent kontrovers. Më poshtë janë renditur disa rrugë. Disa politikbërës ndërkombëtare dhe avokatë, kanë thënë se rezervat ruse mund të konfiskohen nën doktrinën e ligjit ndërkombëtar që parasheh “kundërmasa”. Më pas, asetet mund të shiten, dhe mjetet t’i ndahen Ukrainës, apo të krijohet një fond i veçantë për rindërtim. Të tjerë ngrenë shqetësime se diçka e tillë është kundër normave ndërkombëtare dhe mund të hapë kutinë e Pandorës, pasi Rusia mund të sfidojë vendimin. Shembuj të ngjashëm të konfiskimeve në të kaluarën, sikurse asetet e Irakut pas pushtimit të tij në Kuvajt, dhe të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, kanë ndodhur pasi kanë përfunduar luftërat, dhe jo sa kanë qenë duke u zhvilluar.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, ekspertët e borxhit sovran, kanë vënë në dukje që Akti Ndërkomëbëtar për Kompentenca Ekonomike, nuk autorizon të drejtën për konfiskim të pronës së ngrirë ruse, në mungesë të një konflikti të armatosur në mes të SHBA-së dhe Rusisë. Asetet në vlerë të rreth 210 miliardë eurove, që janë ngrirë në Bashkimin Evropian – kryesisht lloje të ndryshme të letrave me vlerë që Banka Qendrore Ruse i ka investuar – janë duke u mbajtur në Bruksel, në institucionin që njihet si Euroclear. Pasi këto asete të konvertohen në para të gatshme, për transaksionin duhet paguar taksë prej 25 për qind në Belgjikë. Zyrtarët në BE, si dhe në SHBA dhe Britani, janë duke propozuar që ajo shumë të dërgohet në Ukrainë – rreth 15 miliardë euro në periudhën 2023-2027. Por, disa në bllokun evropian janë kundër kësaj ideje dhe Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar, po ashtu, kundër menaxhimit të aseteve ruse, sepse mund të krijohet jostabilitet nëse shtete tjera mendohen nëse duhet t’i ruajnë rezervat në bankat evropiane.

Disa avokatë besojnë se ligjërisht ka pak dallim në mes të marrjes së të hyrave që gjenerohen prej aseteve të konfiskuara dhe rrëmbimit të 300-350 miliardë dollarëve. Si një tjetër mënyrë është përmendur edhe shitja e letrave me vlerë në këmbim të dëmshpërblimit. Ukraina mund t’i shesë letrat me vlerë vetëm nëse Rusia pranon të paguajë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar në luftë. Mirëpo duke marrë parasysh që Rusia ka pak gatishmëri për të paguar, atëherë Ukraina mund t’i përdorë ato para të gatshme për t’i riparuar dëmet. Kjo mënyrë është ndryshe prej konfiskimit, sepse asetet mund të transferohen vetëm nëse një mekanizëm legjitim kompensimi vlerëson për dëmet që i janë shkaktuar Ukrainës. Megjithatë, ka shumë mundësi që Ukraina të mund të përfitojë prej këtyre rezervave, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë interes për t’i blerë këto letra me vlerë./ REL

Etiketa: perendimRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej

10:01 : 05/06/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
BOTA

VIDEO/ Momenti kur rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë, e fusin në bagazhin e makinës

21:21 : 04/06/2025
BOTA

Sulmet me dronë në aeroportet ruse, Kellogg: Rriten rreziqet e luftës

09:44 : 04/06/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Një shqiptar nga Fieri u kap duke u shitur kokainë ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë

22:14 : 03/06/2025
Para

ARRSH njoftim për shoferët që duan të vizitojnë Thethin: Pajisuni me goma dimërore

TË GJITHA

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com