• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Qëndrimi i OSBE për “zgjedhoren” është i njëjti me ne, të jetë konsesuale!

18:45 : 12/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e përfaqësuesve të OSBE-së në Shqipëri për reformën zgjedhore, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se duhet të marrin fund komisionet bipartizane për këtë reformë.

Reagimin në emër të PD-së e ka bërë nënkryetari i partisë, Oerd Bylykbashi, i cili shprehet se “qëndrimi i OSBE-së që reforma zgjedhore të përfshijë të gjitha partitë zgjidhjet dhe ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe ligjet e tjera duhet të materializojnë qëllimet e përbashkëta, është plotësisht në përputhje me qëndrimin e PD dhe opozitës që reforma zgjedhore të jetë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse”.

Më tej, ai shprehet se Rama synon të shmangë adresimin me konsensus të rekomandimeve të ODIHR për shitblerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit, cënimin e sekretit dhe lirisë së votës, shkrirjen e shtetit me partinë në pushtet dhe përdorimin e shtetit për të fituar zgjedhjet. Sipas Bylykbashit, Rama kërkon të vendosë me ligj rregullat për vjedhjen e zgjedhjeve duke kërkuar 84 votat në shkëmbim të pazareve siç ka bërë vazhdimisht.

Reagimi i plotë:

Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, e cila përfshin qëndrimin e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë, në lidhje me reformën zgjedhore si dhe mirëpret gatishmërinë e organizatës për t’u angazhuar me ekspertizë në procesin e reformës, në përputhje me traditën dhe kontributin më shumë se 20-vjeçar të OSBE-së.

Lexo edhe:

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

Skandal korruptiv në Tropojë/ PD: Rexhë Byberaj favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

Reforma zgjedhore është në qendër të debatit sepse dhunimi i zgjedhjeve të 14 majit 2023 dhe shkelja brutale e parimeve kushtetuese dhe ligjit zgjedhor nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me krimin, janë në themel të krizës politike që ka kapluar vendin.

Qëndrimi i OSBE-së që reforma zgjedhore të përfshijë të gjitha partitë zgjidhjet dhe ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe ligjet e tjera duhet të materializojnë qëllimet e përbashkëta, është plotësisht në përputhje me qëndrimin e PD dhe opozitës që reforma zgjedhore të jetë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse si në proces dhe në rregullat e përbashkëta për zgjedhje të lira e të ndershme.

Deklaratat e Ramës për reformën që anatemojnë traditën konsensuale 20-vjeçare të komisioneve parlamentare bipartizane, mazhorancë-opozitë, që ka garantuar dy rotacione politike me zgjedhje në 2005 dhe 2013, për shkak sepse Rama synon të shmangë adresimin me konsensus të rekomandimeve të ODIHR për shitblerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit, cënimin e sekretit dhe lirisë së votës, shkrirjen e shtetit me partinë në pushtet dhe përdorimin e shtetit për të fituar zgjedhjet.

Rama kërkon të vendosë me ligj rregullat për vjedhjen e zgjedhjeve duke kërkuar 84 votat në shkëmbim të pazareve siç ka bërë vazhdimisht.

Partia Demokratike kërkon, në të njëjtën frymë me qëndrimin e OSBE bërjen me konsensus të reformës, që opozita të caktojë vetë dhe jo të caktojë qeveria kush bashkëdrejton komisionin dhe përfaqësimin e saj në komision.

Çdo qëndrim refuzues për kërkesa të drejta që Partia Demokratike ia ka garantuar Partisë Socialiste në opozitë në vitet 2005-2013, tregon vetëm synimin e Edi Ramës që në zgjedhjet e 2025 jo vetëm mos të lejojë votimin e diasporës, por edhe që votat e shqiptarëve të grabiten sërish.

Etiketa: osbePDqendrimireforma zgjedhore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
AKTUALITET

Skandal korruptiv në Tropojë/ PD: Rexhë Byberaj favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

12:51 : 11/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
Para

Del FOTO-ja/ U kap me 45 kg kokainë, ky është shqiptari që u arrestua në Greqi

TË GJITHA

Berisha: Zjarrfikësit çekë e sllovakë luftojnë zjarret në Tepelenë, policia dhe ushtria jonë rrethojnë News24

13:32 : 13/08/2025

Vendosi zjarrin që dogji pyllin dhe 3 banesa, arrestohet 62-vjeçari (EMRI)

13:17 : 13/08/2025

Instituti për bashkitë kërkon mbledhje urgjente: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

13:14 : 13/08/2025

Shqipëria në flakë, Rama heq përgjegjësitë nga vetja: Po fqinjët tanë pse po përcëllohen?

13:03 : 13/08/2025

Pirro Vëngu fshihet pas propagandës! Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

12:51 : 13/08/2025

“Përgjegjësi për zjarret ka edhe qeveria”/ Dom Gjergj Meta: Të përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse

12:48 : 13/08/2025

Ndezën zjarre në Berat dhe Dimal, 4 të arrestuar. Kamerat filmojnë një nga zjarrvënësit/ EMRAT

12:34 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com