• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“1.5 mln euro më shumë se oferta më e ulët”/ Berberi i ARRSH qokë për Vitin e Ri me rrugën e Qafës së Buallit

14:01 : 30/12/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Evis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka bërë “qokën” e radhës me tenderët e rrugëve. Pesë ditë para natës së ndërrimit të viteve, Berberi ka shpallur fituesin e një tenderi me vlerë të madhe; rruga Qafa e Buallit – Martanesh.

Fitues i këtij tenderi është shpallur një Bashkim Operatorësh Ekonomikë, të cilat ofruan 1.5 milionë euro më shumë sesa oferta më e ulët. Një “qokë” e madhe për Vitin e Ri, pasi me këtë “dorë” Berberi duhet të ketë rregulluar shumëçka, apo të ketë mbyllur portofolin e vitit 2023, me sytë nga viti 2024 se çfarë e pret.

Duket se ai është përgatitur për të gjithë skenarët, pasi vetë i zbaton me përpikmëri të gjitha udhëzimet e eprores së tij, Belinda Balluku. Megjithatë, ajo që vihet re në gjithë këtë procedurë është skualifikimi i një firme të madhe, nga ato që favorizohen në gjithë Shqipërinë.

Dhe askush nuk e ankimon, as te ARRSH-ja dhe as në Komisionin e Prokurimit Publik. Duket se gjithçka ka qenë një farsë, pasi besohet se të gjithë e dinë fituesin e një tenderi para se të hapen zarfet zyrtare, pasi ato nën dorë kanë përfunduar në momentin e bërjes së dokumenteve standarte të tenderit. Ato dokumente që kërkohen nga firmat që do fitojnë tenderin e radhës.

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

Shpallja e njoftimit të tenderit për rrugën Qafa e Buallit – Martanesh

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i fituesit të rrugës Qafa e Buallit – Martanesh. Fituesi është shpallur në datën 26 dhjetor 2023, pra 5 ditë para natës së Vitit të Ri. Fitues ka dalë BOE “BE – IS SH.P.K & VELLEZERIT HYSA & ERGI”.

Në dokumente thuhet se bëhet fjalë për kontratën “sistemim asfaltim rruga Qafa e Buallit – Martanesh”, me një fond limit prej 1.086.171.104 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në rreth 12 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës është 18 muaj, ndërkohë që tenderi është shpallur në datën 16 tetor 2023 për t’u shpallur fituesi vetëm disa ditë më parë.

“Me anë të këtij njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë ofertuesi ‘SALILLARI’ me vlerë 803.845.181 lekë pa TVSH. BOE ‘BE – IS SH.P.K & VELLEZERIT HYSA & ERGI’ me vlerë 947.590.308 lekë pa TVSH” thuhet në dokument.

Fitues ka dale oferta e BOE-s, e cila ka pasur një ofertë prej 1.5 milionë eurosh më shumë sesa “Salillari”. Kjo e fundit është skualifikuar pasi “oferta ekonomike e paraqitur është anomalisht e ulët”.

Por, nëse firma do ta bënte me këtë vlerë, përse nuk e lanë? Pa dashur të mbrojmë këtë oligark, i cili është denoncuar në BoldNews.al për dhjetëra procedura të dyshimta të fituara në gjithë Shqipërinë, ajo që vihet re në këtë procedurë është gadishmëria e ARRSH-së për të shpallur fitues një firmë tjetër.

Faksimile: ARRSH shkruan se oferta e firmës Salillari ishte anomalisht më e ulët!

Në arsyetimin e skualifikimit të Salillarit shkrihet se “ka ndërhyrë në normativat e përcaktuara në manualin e çmimeve për realizimin e zërave të punës”. Sipas tyre, në disa prej çmimeve njësi të materialeve nuk janë paraqitur oferta nga të tretë ose argumentime për prodhimin e këtyre materialeve. “Në disa analiza ka gabime aritmetike. Analizat dhe argumentimet e paraqitura nuk janë bindëse për Autoritetin Kontraktor” thuhet në dokumentet e Berberit. Pra, vetëm për këto arsye ai ka pranuar një ofertë prej 1.5 milionë eurosh më shumë, duke i shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit.

Etiketa: 1.5 mln euro më shumëbelinda ballukuQafa e Buallit – MartaneshSalillaritenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

12:26 : 28/05/2026
AKTUALITET

Në “arrest shtëpie” për dosjen Balluku, paraqiten në GJKKO Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

12:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

“Pritet ashpërsim akuzash ndaj Ballukut”/ Lala: Çfarë mund të dalë nga kqyrja e celularëve

19:10 : 23/05/2026
AKTUALITET

Balluku kusht për integrimin, ja kur do të mbahet takimi ndërqeveritar në Bruksel

18:20 : 22/05/2026
AKTUALITET

Kërkon akses në dosjen Balluku, GJK kalon në seancë plenare kërkesën e Agron Shehajt

17:36 : 21/05/2026
Para

Indrit Tuci transferohet te Sparta e Pragës për 1 milionë euro

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom