• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KKT miraton dy resorte për Gjikurinë, kulla në Tiranë për Fushën, Papulin dhe çunat e Apexit

19:50 : 27/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi një ditë më parë lejet e ndërtimit për dy resorte të reja në bregdet. Të dy resortet kanë pronar fundor të njëjtin biznesmen, Florenc Gjikurinë.

Kompleksi rezidencial dhe turistik Delta Gardens do të ndërtohet në Palasë nga kompania White Roads Hotel. Kjo kompani zotërohet nga Gjikuria shpk dhe për këtë projekt ka marrë statusin e investitorit strategjik.

Në prill të vitit të kaluar, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e Investitorit Strategjik për subjektin White Roads Hotel. Sipas vendimit, kompania e zotëruar nga Milo dhe Florenc Gjikuria parashikonte të investonte 10 milionë euro për ndërtimin e një resorti me hotel dhe struktura akomoduese, që kishin një kapacitet prej 150 njësish.

Projekti shtrihej në një sipërfaqe prej 12 mijë metra katrorësh tokë në Gjilekë të Himarës. Vetë kompania Ëhite Roads Hotel zotëronte 3 mijë metër katrorë. Por bashkë me marrjen e statusit të investitorit strategjik, ajo përfitoi edhe 9 mijë metër katrorë tokë shtetërore kundrejt qirasë simbolike 1 euro.

Por me sa duket 12 mijë metrat nuk mjaftuan. Në qershor të këtij viti, Komiteti i Investimeve Strategjike e ndryshoi vendimin duke i shtuar kompanisë edhe 22 mijë metra të tjera tokë shtetërore me qira 1 euro.

Lexo edhe:

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

Me pak fjalë, projekti Delta Gardens do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej 33 mijë metra katrorë, nga të cilat kompania dispononte vet vetëm 3 mijë metra dhe mori nga shteti 30 mijë metra katrorë të tjera. Ky projekt shtrihet në një zonë të mbrojtur, që është Delta e Përroit të Palasë.

Resorti i dytë i miratuar nga KKT një ditë më parë quhet Village Square. Ky resort rezidencial dhe turistik do të ndërtohet në Dhërmi nga kompania Seaside Construction. Kjo kompani zotërohet nga tre aksionerë. Ata janë Florenc Gjikuria me 34 për qind dhe Bardhjus Bushaj e Erion Gina me 33 për qind.

I shndërruar në një nga ndërtuesit më të mëdhenj në bregdetin e Jugut, shpesh mbi toka shtetërore të marrë falas, fuqia e Gjikurisë duket se buron nga lidhjet e afërta me klanet mediatike të Tiranës. Por ndërsa biznesi i resorteve në bregdet, të cilat nisin si hotele por përfundojnë në vila dhe apartamente vazhdon me furi, ashtu vazhdon edhe biznesi i kullave në Tiranë.

Kullat

Një ditë më parë KKT miratoi lejet e ndërtimit apo zhvillimit për 7 kulla apo komplekse të reja në Tiranë. Mes tyre ishte kulla me formë të çuditshme tek kompleksi sportive Dajti, një kullë 33 kate për kompaninë Fusha, një tjetër me 19 kate tek liqeni për kompaninë TDT Partners e Daljan Avdiajt si dhe kulla e madhe e Papulit në rrugën e Kavajës.

Po kështu një ditë më parë, KKT ka mirtuar dhe ndryshimet e lejeve të ndërtimit për Marinën e Vlorës dhe resortin Gone Perivol të Artan Dulakut.

/Kapitali.al

Etiketa: bregdetcunat e ApexitDelta GardensGjikuriakeshilli kombetar i territoritkullapapuliresorteTiraneWHITE ROADS HOTEL

Lajme të lidhura

FOTO ILUSTRUESE
AKTUALITET

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025
SPORT

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025
AKTUALITET

A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

21:58 : 05/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

21:45 : 05/06/2025
AKTUALITET

Paguan për zhvendosjen e matësit elektrik, qytetarit i ngel kablloja në dorë

21:32 : 04/06/2025
Para

Dejvi Bregu fshin nga rrjetet sociale klubin turk, e ardhmja drejt Superiores

TË GJITHA

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025

Associated Press: Shqipëria dhe Serbia përballen në një ndeshje kualifikuese mes tensioneve politike

19:20 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com