• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtyhet për nesër seanca ndaj Berishës, kërkohet përjashtimi i gjyqtares Gjoka

11:39 : 26/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Është shtyrë për ditën e nesërme në orën 11:00 seanca në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Shkak mësohet se është bërë kërkesa e palës mbrojtëse, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me provat.

Gjithashtu, mësohet se avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri.  Mësohet se ata kanë dorëzuar prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.

Nëse kjo kërkesa e avokatëve do të pranohet apo jo, kjo mbetet të shihet në seancën e nesërme. Në seancën e sotme, gjyqtarja Irena Gjoka kishte thirrur për tu dëgjuar palët, nga njëra anë prokurorët e SPAK dhe nga ana tjetër personin nën hetim Sali Berisha dhe avokatët e tij. Por, ish-kryeministri nuk u paraqit në seancë, ku argumentat i ka paraqitur përmes avokatëve të tij.

Në prononcimin për mediat pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se SPAK ka kërkuar për Sali Berishën arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore, teksa e konsideroi si hakmarrje dhe të pa mbështetur në ligj.

“Përpara seancës ne kishim dorëzuar para gjykatës të gjitha provat që zoti Berisha ka qenë kryetar i KLD, në vitin 1996 dhe gjyqtarja e çështjes është shkarkuar në shkurt. Seanca vijoi deri në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët. Ne bëmë pyetje në fund, ata bën sikur na dhanë përgjigje. Kërkesa e prokurorëve ishte e shoqëruar me prova për të cilat ne kërkuam të njiheshim. Seanca u shty për nesër në orën 11. Ajo që unë dua të denoncojë është që është kërkuar ndryshimi i masës së sigurimit, u kërkuar, arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore. Kjo është e pambështetur në ligj dhe tregon qëllimin e SPAK dhe të kësaj gjykate jo për të pasur një proces të ligjshëm, por për t’u hakmarrë për nevoja jo ligjore. Është e panevojshme dhe e paparashikuar në ligj kërkesa e prokurorëve të SPAK”,-tha avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj.

Lexo edhe:

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

GJKKO i ka caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha ka refuzuar që të parqaqitet në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte marrë më parë autorizim për heqjen e imuniteti ndaj tij. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ishin të një karakteri që konsiderohen kufizime dhe jo heqje lirie. Për këtë shkak SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.

Seanca në GJKKO për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, vjen pas vendimit të Kuvendit më 21 Dhjetor, i cili miratoi kërkesën e SPAK me 75 vota pro të mazhorancës për heqjen e imuniteti të liderit demokrat. Vlen të theksohet fakti se edhe grupimi i Lulzim Bashës është pro arrestimit të Berishës, të cilët dorëzuan një raport në Kuvend, ku në disa pjesë ishte edhe më i ashpër me qëndrimet e mazhorancë, edhe pse ata munguan në seancën plenare të 21 dhjetorit.

Edhe pse e konsideron si një vendim politik të diktuar nga kryeministri Edi Rama, Berisha pritet ta respektojë vendimin nëse i caktohet masa e arrestit në shtëpi. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet nga deklarat e tij në media.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

 

Etiketa: arrestiavokatetIrena GjokaSali Berishaseanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
Para

Ryshfet 5 mijë Euro në Gjykatën e Korçës, SPAK lëshon 5 urdhër-arreste

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom