Në 24 Tetor 2023, “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetareje ndaj zonjës Lumturie Gjana, mësuese kuzhine në AKPA.
Qytetarja i kishte dhënë 8850 Euro për dy pasaporta bullgare. Prej 9 muajsh zonja Gjana vetëm e mashtronte qytetaren, duke mos i dhënë as paratë e as pasaportat.
Një tjetër denoncim ka ardhur me premtimin e pajisjes me pasaportë bullgare nga shtetasi Blerim Daci. Denoncuesi tregon se ka dhënë 15 mijë Euro dhe do të jepte edhe 15 mijë të tjera, kur të merrte pasaportën. Por pasi mori paratë i riu u zhduk dhe nuk iu përgjigj më.
Denoncuesi: Kam kontaktuar me të. Kishte postuar që bëjmë pasaporta bullgare origjinale. Ky sjell edhe Lekë nga Anglia për në Shqipëri me përqindje. Thashë ta takoj nga afër që të njihem me të se kush është.
Gazetarja: Cila ishte biseda që bëtë nga afër me këtë shtetas?
Denoncuesi: Biseda ishte për pasaportën bullgare. Kushtonte 35 mijë Paund. Mua ma la 30 mijë Euro. Gjysmat ia dhashë para dhe gjysmat pasi të merrja pasaportën bullgare. Më tha brenda një afati 4-mujorsh ti do marrësh një kartë identiteti bullgare dhe pas 6 muajsh të tjera pasaportën dhe do dorëzosh lekët e tjera. 15 mijë Euro ia dhashë. Ka qenë muaji Shtator të vitit që ka kaluar. U bë 1 vit që merrem me këtë histori. I shkoj tek shtëpia, krijojmë debate për punë lekësh, më shtyn data.
Denoncuesi: E ka pranuar babai i Blerimit. Babai i Blerimit quhet Hashim Daci, më ka firmosur me letër. Unë kërkoj të marr hakun tim, djersën time.
Gazetarja: Jeni më i interesuar për pasaportën bullgare?
Denoncuesi: Ore nuk e dua fare.
Pasi mori shumën, Blerim Daci nuk u përgjigj më, ndërsa në skenë hyn babai i tij, Hashim Daci, që me anë të një deklarate, pranon borxhin në vlerën 10 mijë Euro.
Hashim Daci: Kam nja 4-5 të tjerë, punë letrash, që jam detyruar me hy me marrë kredi. Si X janë dhe 5 të tjerë. Njani ka 12, njani ka 5, njani ka 20. Kam marrë nja 150 Euro kredi të laj borxhet, derisa të vijnë fondet e mia. Kaq!
Hashim Daci: Hajde të zyra, ta lëshoj me firmë e më vulë unë! Borxhin e Blerimit te zyra ime!
Denoncuesi: Te cila zyrë?
Hashim Daci: Te zyrat e mia! Në Kamëz!
Për kthimin e parave u shtynë afatet shumë herë e data e fundit ishte 30.11.2023.
Për kthimin e parave të tij pasi nuk u pajis dot me pasaportë bullgare, qytetari kontakton sërish të atin e atij që e mashtroi, Hashim Dacin. Ky i fundit, as që e mban mend datën kur duhet të kthejë shumën.
Qytetari: O Hashim, ça ban, si je?
Hashim Daci: Hiç mirë, si je ti?
Qytetari: Mirë, mirë! A je këtu të zyra?
Hashim Daci: Jo, jo kam lëviz! A ka ardhë data?
Qytetari: Ça do bëjmë, a do i japësh para date, a në datë?
Hashim Daci: Mundsha me i dhënë në datë, jena burra të mirë.
Qytetari: Okej pra, e lejmë për në datë!
Hashim Daci: Po kur është data? A di gjë, se nuk e mbaj mend?
Qytetari: Data është me 30, se ti e paske harru krejt.
Hashim Daci: Hajt, se po dëgjohena!
Erdhi 30 nëntori
Denoncuesi: O Hashim, mirë? Si je ti?
Hashim Daci: Si je ti? Ç’kemi?
Denoncuesi: O Mirë, mirë!
Hashim Daci: Hajt, se takohemi nga e hëna, kismet Zotit, mirë?!
Denoncuesi: Nga e hëna? Po të ishim taku sonte, pse të hënën?
Hashim Daci: Jo, jo! Hajde nga e hëna te zyra!
Pas afatit përfundimtar, qytetari e takon sërish Hashimin, i cili shpik justifikimin e radhës, duke thënë, se po pret shitjen e një makine, që të ketë edhe paratë. Dhe sigurisht, si në rastet e tjera të mashtrimit, paratë nuk u kthyen kurrë.
Hashim Daci: E kena blloku nëpërmjet një shoku makinën, nuk është t’u shit. E kena marr 150 mijë euro, nuk është duke u shit. Për Zotin, nuk është duke u shit ajo makina, derisa të zhbllokohena dhe ne… E kupton?
Për të qenë sa më i besueshëm, ai i jep një numër kontakti që presupozohet të jetë personi në Bullgari që siguron pasaportat.
Personi X: Allo! E kemi si kusht nuk punojmë me njerëz, që nuk i njohim.
Denoncuesi: Hashimi ma dha, Hashim Daci.
Personi X: Hashim Daci?
Denoncuesi: Ose Blerimi, Blerim Daci.
Personi X: Blerimin po, e njoh, e njoh!
Denoncuesi: Me Blerimin i ka fut, a të ka dhënë Blerimi emrin tim?
Personi X: Jo, jo!
Denoncuesi: Pasaportë origjinale, jo fallco, me shenja gishtat?
Personi X: Origjinale, origjinale, të gjithë janë origjinale, nuk punojmë me false. Javën, që vjen, do jem në Maqedoni, më afër atje në Gostivar, mund të vish! Eja të hamë një drekë dhe të bisedojmë!