Në dosjen e SPAK për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçit, del në skenë edhe ish-kryetari i Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, i cili ka një përplasje të vjetër me Gjicin.
Sipas prokurorisë, Alma Kaçi ka pretenduar se Abedin Oruçi, ish kryetar i qarkut Kukës, i ka marrë USB e filmimit me forcë. Por sipas SPAK kjo nuk është konfirmuar.
Në dosjen e SPAK, evideontohen dhe bisesda mes Alma Kaçit dhe një personi me emrin Abedin, (i cili dyshihet se është Abedin Oruçi), ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit.
Në telefonin e Alma Kaçit, prokuroria ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B.
A: Dëgjo mua me duhej patjeter ajo video
B: A po mgjon mu o shok, do vi) video te q*** motren e videove me dëgjo mua
A: o Abedin tani po flasim tamam per zotin me duhet patjeter
A: Jo, Jo une nuk di kush e ka mare vesh tani se une jam e pambrojtur ate gje e dije vetem ti, une nuk e di kush e ka mare vesh per koke te djalit
B: Dëgjo mu ti ke fol me Salën vet
A: Po Jo mo Jo, se skam fol fare une me Salen o Abedin, e ballafaqojmë skam pune une as me Sale as me nji o, une po te them vetem me ty, ca Sale
Në një bisedë të datës 15 qershor 2023, Alma Kaçi, kërkon sërish materialin nga Abedini, pasi donte ta paraqiste në një ambasadë për të kërkuar mbrojtje.
A: Tani o Abedin po flasim tamam per kokë të djalit, besoj se bashkë lidhëm besen, mua me duhet ajo karte, ta paraqes diku këtu në ambasadë
B: E di si eshte problemi, unë nuk e kam më po më ra në dorë
A: Po o Abedin tani unë kartën, o Abedin tani karten ti e mbajte mos më thuaj smë ka rënë gjë në dorë për kokë të djalit.
B: Po nuk e kam moj për kokë të fëmijëve.
Bisedat kanë vijuar edhe në datën 16 qershor ndërkohë që para publikimit të videos, teksa komunikon me gazetarët dhe kontaktet e saj, Alma K shpreh frikë për publikimin e materialit nga një person me emrin Abedin.
“E hetuara Alma ka njohje dhe komunikime me shtetasin Abedin Oruçi edhe para regjistrimit te videos ne zyren e kryebashkiakut, dhe bisedojne ne lidhje me marren e një sendi që në datë 6 qershor 2023 por nuk permendin natyrën e këtij sendi.” – thuhet në dosje.
Nga kqyrja e rrjeteve sociale, SPAK thotë se Alma Kaçi ka komunikuar me shtetasin me emrin Abedin Oruçi në mesenger nga data 22 shtator 2022.
Mes Safet Gjicit dhe Abedin Oruçit ka një përplasje të vjetër. Rreth 4 vite më parë dy burrat ishin përfshirë në një sherr, pasi Oruçi pretendoi se i kishte shlyer detyrimet ndaj bashkisë për një hotel që kishte në pronësi, ndërsa bashkia kishte konstatur një pjesë të ndërtimit të paligjshëm.
Kur policët shkuan ta arrestojnë në hotelin e tij në Kukës në vitin 2021, Abedin Oruçi u drejtoi armën efektivëve, por pa i qëlluar. Ai mundi t’u shpëtojë duke u arratisur. Dosja u mbyll disa vite më pas.
Nga 2015 deri në 2019, Abedin Oruçi ka qenë drejtuesi i qarkut të Kukësit, përfaqësues i PDIU-së. Në zgjedhjet vendore të 2019, Oruçi ka qene rival me Gjicin për bashkinë e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike, ndërsa në 14 Maj ishte kandidat për bashkinë e Kukësit nën siglën e Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.
Kujtojmë se SPAK bëri me dije se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenëve endacakë.
Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë. Kaçi kur është marrë bë pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ Fiks Fare, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në FIKS FARE.
Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve te FIKS FARE, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.