• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pjesë e trafikut të drogës në Itali, SPAK zbardh akuzat për shqiptarët (EMRAT)

13:20 : 16/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka zbardhur akuzat për grupin kriminal të trafikut të drograve të ndryshme, si kokainë, heroinë e marijuanë, që ka vepruar në Shqipëri dhe Itali dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 21 të pandehur.

Sipas SPAK, është provuar nga hetimet se grupi kriminal është krijuar dhe është drejtuar nga të pandehurit Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, të cilët kanë koordinuar veprimet midis tyre për drejtimin e grupit kriminal.

Prokuroria e Posaçame informon se veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim, në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

“Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme”, raporton SPAK.

Si pjesëmarrës në këtë grup kriminal që kanë bashkëpunuar me drejtuesit e grupit dhe me njëri tjetrin, janë identifikuar 18 persona të tjerë, të cilët në vënde dhe në periudha të ndryshme, kanë kryer aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike.

Lexo edhe:

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

Ndaj drejtuesve të dyshuar të grupit Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu janë ngritur akuzat për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”

Të pandehurit Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina, Dorian Beu, Syrjan Tola, Ramazan Grada, Igli Lala, Saimir Prenga, Rexhep Dallupi, Enkeleda Bakalli dhe Gjergji Luli, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa të pandehurit Alfred Luli, Ilir Duro, Françesko Çeçi, Lorik Prengaj, Gjergj Zefi, Renato Zefi dhe Eledjo Dedej, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK ka vendosur “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim direkt dhe indirekt të drejtuesve të grupit kriminal, të pandehurve Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.49 viti 2019, që bën fjalë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ky procedim penal është hetuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bergamos, në Itali, e cila është mbështetur nga Eurojust, Europol, si dhe është mbështetur në mënyrë të vazhdueshme nga ana financiare nga Projekti IPA/2019 “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në Itali dhe në Shqipëri është bërë e mundur që të zbulohet një grup kriminal që ka vepruar në Itali dhe në Shqipëri, që ka patur si qëllim tregtimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim dhe është zhvilluar në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

Nga hetimet e përbashkëta janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat provohet se ky grup kriminal është krijuar dhe është drejtuar nga të pandehurit Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, të cilët kanë koordinuar veprimet midis tyre për drejtimin e grupit kriminal.

Ndërsa, si pjesëmarrës në këtë grup kriminal që kanë bashkëpunuar me drejtuesit e grupit dhe me njëri tjetrin, janë identifikuar 18 persona të tjerë, të cilët në vënde dhe në periudha të ndryshme, kanë kryer aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike.

Në përfundim të hetimeve paraprake të pandehurit Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Të pandehurit Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina, Dorian Beu, Syrjan Tola, Ramazan Grada, Igli Lala, Saimir Prenga, Rexhep Dallupi, Enkeleda Bakalli dhe Gjergji Luli, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ndërsa të pandehurit Alfred Luli, Ilir Duro, Françesko Çeçi, Lorik Prengaj, Gjergj Zefi, Renato Zefi dhe Eledjo Dedej, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal

Gjatë hetimeve paraprake lidhur me këtë procedim penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimet nr.395 akti datë 05.10.2023 dhe nr.414 akti datë 18.10.2023 ka vendosur masën e sigurimit “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim direkt dhe indirekt të drejtuesve të grupit kriminal, të pandehurve Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu.

Mbi bazën e dy vendimeve gjyqësore të mësipërme janë sekuestruar 3 (tre) shoqëri tregtare dhe asetet e tyre, katër aktivitete të tjera tregtare, anije peshkimi, automjete, 5 (pesë) pasuri të paluajtshme të llojit “Njësi”, një apartament dhe një garazh.

Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme kanë një vlerë rreth 1,000,000 (Një milion) Euro dhe sekuestrimi i tyre është kryer me arsyetimin se vlera e tyre iu korespondon vlerës së produkteve të veprës penale, të cilën të pandehurit kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal.

Në datën 11.12.2023 Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.49 viti 2019 në ngarkim të të pandehurve të mësipërm me akuzat e tyre respektive.

Etiketa: drogegrupikokatspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli

14:21 : 05/06/2025
AKTUALITET

Do t’i shiste lëndë narkotike një personi, vihet në pranga 36-vjeçari në Dibër

14:06 : 05/06/2025
Para

Kanoste një person në këmbim të parave, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (Emri)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com