• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës

12:36 : 12/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit ku i ka kërkuar autorizim për vendosjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” në lidhje me dosjen e ish kompleksit “Partizani”.

SPAK-u i ka caktuar liderit demokrat masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë Sali Berisha ka refuzuar që të parqaqitet në Gjykatë, për këtë shkak SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.

“Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe ne Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërise, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju percjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paragitur në policine giygësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shterit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 te K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.” – thuhet në shkresën e kreut të SPAK, Altin Dumani.

Kjo detyron tashmë Këshillin e Mandateve që të mblidhet për të diskutuar heqjen e imunitetit ndaj kreut të PD-së Sali Berisha dhe më pas votimin në Kuvend.

Sali Berisha nuk është paraqitur në SPAK në tri datat e caktuara; 6 nëntor,  20 nëntor dhe 4 dhjetor. Berisha ka deklaruar se nuk do refuzonte kurrë të shkonte në Gjykatë, por jo në rastet kur shkelet Kushtetuta. Sipas Berishës, GJKKO ka shkelur Kushtetun, duke qenë se nuk kërkoi autorizimin nga Kuvendi për vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” duke i bllokuar pasaportën.

Lexo edhe:

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

I pyetur nga gazetarët, pas kërkesës që SPAK i dërgoi Kuvendit për ashpërsimin e masës ndaj tij, Berisha u shpreh i gatshëm që ta votojë që nesër dhe se do të respektojë çdo vendim që do të marrë Kuvendi.

“Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në parlament, abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ky amendament i qeverisë, është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. Kështu që unë kam deklaruar edhe unë këtu para jush se jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe SKAP-it nuk e kam pranuar sepse ajo është shkruarje e kushtetutës. Kam mbrojtur parlamentin dhe pushtetin e tij dhe absolutisht jo, Sali Berishën. Pra unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës tërësisht në konflikt interesi. E shkarkuar nga unë në datën 8 shkurt 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Por, përsa i përket konsistencës time ndaj propozimit 2012 ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në Kushtetutë. Kjo është një kërkesë krejtësisht normale dhe unë do ta lexoj shkresën me më hollësi, por në parim jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Ajo është mbrojtje parlamenti, unë kam mbrojtur parlamentin jo Sali Berishën. Por që një gjykatës të thotë se, nuk është heqje lirie heqja e daljes jashtë shtetit, ku kushtetuta sanksionon një nen të veçantë për daljen jashtë shtetit të shtetasve. Kjo është tallesh me kushtetutën, ose të rishkruash kushtetutën. Unë kam mbrojtur thjeshtë pushtetin e parlamentit. Do parlamenti që ta dorëzoj që nesër, unë e votoj që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim. Nuk mund të ketë. E kam thënë dhe e them. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem. Unë e kam thënë me dhjetëra, jam paraqitur dhe paraqitem. Por në këtë rast kemi të bëjmë me shkruarjen e kushtetutës, një akt puçist. Marrje pushteti për llogari të Edi Ramës, nga gjykatës dhe prokurorë të përgjegjshëm. Vendimi i parlamentit do të zbatohet nga Sali Berisha, sado që vendimi i skap është vendim i paligjshëm, i bazuar në një vendim të paligjshëm. Por nëse parlamenti, se edhe njëherë, kufizimet ndaj drejtësisë, imuniteti, nuk janë të individit, janë në radhë të parë të parlamentit. Janë të parlamentit në mënyrë që askush të mos mund ta destabiliziojë me procedura të tjera parlamentin. Ky është morali i tyre. Pastaj sigurisht individi është pjesë e parlamentit. Në këtë kontekst, nëse parlamenti pranon këtë vendim të paligjshëm të bazuar edhe ky mbi një vendim antikushtetues të paligjshëm është përgjegjësia e tij. Unë do të përputhem me veprimet e gjyqësorit. Përsa i përket opozitës të garantoj se asgjë nuk e ndalon dot betejën e saj pa kthim gjer në fitore. Ajo do të zhvillohet në çdo skaj dhe shqiptarët e shohin këtë si një përpjekje tjetër për të dëmtuar opozitën dhe për ta ç’aktivizuar atë. Por e kundërta do të ndodhë. Ky është një frymëzim për opozitën. Ky akt që ndërmerret kundër meje, është një frymëzim dhe kushtrim i ri për opozitën. Në këtë kontekst ndihem më i motivuar se kurrë.” – u shpreh Berisha.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.

Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

Hetimi 3-vjeçar i SPAK-ut, i zbardhur në vendim 200 faqësh të Gjykatës së Posaçme, i ngjan një manekimi të parafabrikuar, për të cilin prokurorja ka përzgjedhur se cilat rroba i shkojnë më mirë.

Hetimi i ndërtuar nga SPAK-u për rastin “kompleksi Partizani” mund të përbëjë një rast tipik të përdorimit politik të prokurorisë kundër opozitës. Ose, në të kundërt, nëse kjo është vërtetë qasja e këtij institucioni për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, atëherë standarti hetimor i “Partizanit” do të duhet të vendosë pas hekurave thuajse të gjithë kryeministrat shqiptarë të kohës së pluralizimit, përfshirë edhe aktualin, Edi Rama, i akuzuar publikisht dhe gjerësisht për miratimin e “ligjeve me porosi”.

Etiketa: arrest shtepieBerishaKuvendimasespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
Para

Ashpërsimi i rregullores/ Baçi: Rama do të përjashtojë opozitën nga Kuvendi

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom