• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti alarmant i OKB për Shqipërinë: Pastrimi i parave rrit çmimet e banesave!

08:15 : 01/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Tirana cilësohet si një nga shtatë kryeqytetet kryesore europiane me nivele të larta të papërballueshmërisë së blerjes së një banese.

Një raport i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara që ka bërë një vlerësim të profilit të Shqipërisë në aspektin e zhvillimit urban, strehimit dhe menaxhimit të tokës nënvizon gjithashtu se rritja e çmimeve mund të jetë ndikuar ndoshta edhe nga pastrimi i parave.

“Zhvillimet formale të organizuara synojnë segmente të banesave me çmime të larta. Deri në 32 për qind e pronave rezidenciale dhe komerciale të shitura në gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë blerë nga jorezidentë; pastrimi i parave ndoshta ka qenë një faktor kontribuues i rritjes së çmimeve në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

Tirana është ndër shtatë qytetet kryesore evropiane me nivele të larta të papërballueshmërisë së banesave” thuhet në raportin e dedikuar për Shqipërinë.

Ky i fundit në këtë kontekst analizon se blerja e një banese nga familjet me të ardhura të ulëta është bërë e vështirë ose e papërballueshme.

Lexo edhe:

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

“Në këtë sfond, ndërtesat me shumë apartamente të trashëguara nga epoka socialiste vuajnë nga mungesa e investimeve dhe mungesa e mirëmbajtjes. Shkalla e mbipopullimit për popullsinë e përgjithshme është më shumë se 58 për qind, që është më e larta në Evropë, me përjashtim të Malit të Zi.

Këto pabarazi strukturore në tregjet e banesave e bëjnë të papërballueshme aksesin në strehim për grupet me të ardhura të ulëta” vlerëson raporti.

Dokumenti i publikuar së fundmi parashtron se në Shqipëri, neni 59 i Kushtetutës njeh të drejtën për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm si një të objektivave socialë të Shtetit Shqiptar dhe neni 18 për barazinë, siguron mbrojtjen e grupeve të ndryshme shoqërore kundër çdo forme diskriminimi.

“Megjithatë, pas privatizimit masiv dhe ndërtimeve informale në vitet 1990, sektori i banesave në Shqipëri dominohet nga zotërimi privat i shtëpive, me shumë shtëpi të reja të vetë-ndërtuara dhe ndërtesa të tjera të ngritura fillimisht ilegalisht dhe në zonat e banuara.

Sektori me qira i banesave sociale (qoftë publik, privat apo i përzier) në Shqipëri është shumë i vogël, duke përfaqësuar rreth 0.1% të totalit të banesave të banuara.

Ky sektor nuk mund të konkurrojë tregun privat. Tregu i banesave me kredi hipotekore sapo po zhvillohet(pjesa e pronarëve të shtëpive që paguajnë një kredi të tillë është më e vogël se 1 për qind).

Kjo është pjesërisht për shkak të rolit të rëndësishëm të sektorit informal dhe të vetë-ndërtuar ku aktiviteti i ndërtimit bëhet përmes parave “cash” dhe remitancave” thuhet në raport.

Ky i fundit sjell në vëmendje edhe disa rekomandime që mund të merren nga institucionet në vendin tonë për të ndihmuar grupet më të dobëta dhe vënies në funksion në mekanizmave për akses në strehimin social. / N.Maho / MONITOR

Etiketa: banesatçmimetqeveriaRamarriten

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

08:19 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025
AKTUALITET

Debati për emigrantët, Hoxha: Farage i avantanzhuar ndaj Ramës, sepse i referohet problemit real

21:53 : 03/07/2025
AKTUALITET

Debati Rama-Farage/ Lubonja: Show me IA! Shqipëria inkubator krimi, kjo është shqetësuese

21:45 : 03/07/2025
AKTUALITET

Përplasja Rama-Farage/ Gazetari Manaj: Grupet shqiptare të krimit janë mbizotërueses në Londër

21:37 : 03/07/2025
AKTUALITET

Rama bën spektaklin e radhës me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të Tiranës

19:41 : 03/07/2025
Para

Emigracioni/ Gjermania përshpejton dëbimet, por edhe dhënien e shtetësisë. A preken shqiptarët?

TË GJITHA

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezër në Roskovec/ EMRAT

10:15 : 04/07/2025

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

10:12 : 04/07/2025

Yjet paralajmërojnë fitime, shenjat që do ‘pasurohen’ në Korrik

09:43 : 04/07/2025

Merr flakë kabina elektrike e një pallati në Gjirokastër

09:42 : 04/07/2025

Analiza nga DW/ Çfarë efekti do ketë paketa “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

09:37 : 04/07/2025

Vala e të nxehtit! 5 viktima në Itali nga temperaturat e larta

09:21 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com