• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha me kryesinë e PD: Të hidhemi në betejë pa kthim

20:26 : 29/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje që Kryesia e PD-së duhet të hidhet në betejë pa kthim, ashtu siç janë hedhur deputetët demokrat.

Në mbledhjen me kryesinë, Berisha theksoi se ‘situata politike e vendit është më e jashtëzakonshmja në tërë historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik’.

“Kjo mbledhje kryesie ka qëllim së pari një diskutim për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, situatën politike në vend, dhe për Kuvendin e ardhshëm, që mbahet pas tre ditësh, të PD-së. Situata politike e vendit është më e jashtëzakonshmja në tërë historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik. Një situatë e tillë ka ekzistuar pas rrëzuam shtatoren e Enver Hoxhës në 20 shkurt të vitit 1991, në të cilën Ramiz Alia kishte përgatitur një skemë të krijimit të Këshillit Presidencial, me të cilin ai i jepte vetes pushtete që nuk i kishte. Por ai ndoqi një procedurë, duhet të jemi realistë. Ndoqi një procedurë të hapur, e denoncuam në atë kohë se ishte grusht shteti brenda shtetit, në mediat ndërkombëtare, dhe ai akt i tillë ishte. Sot, ajo që ndodh në Shqipëri, është një grusht i mirëfilltë shteti brenda shtetit, por kësaj here pushteti i merret parlamentit, dhe natyrisht i merret ai pushtet që Kushtetuta i ka besuar opozitës. Kushtetuta i jep opozitës.

Mirëpo pushteti që Kushtetuta i jep opozitës, në pamje të parë pa diskutim pushtet minoritar, por në fakt përcaktues për ekzistencën e sovranitetit të vendit, sovranitetit të brendshëm sepse në doktrinë, sovraniteti ka dy anë, sovranitetin e jashtëm që ka të bëjë me fuqinë vendimmarrëse të vendit në raport me vendet e tjera. Por sovraniteti i brendshëm është vetëm fuqia e popullit për të kontrolluar qeverinë e tij. Pra, de facto dhe de jure, duke i bllokuar opozitës të drejtën kushtetuese për të kontrolluar qeverinë me komisionet hetimore parlamentare, një njeri dhe ky është Edi Rama, i ka marrë parlamentit një të drejtë themelore, i ka marrë opozitës, sepse ai kontroll më së shumti është i parashikuar për çdo 35 deputetë, pavarësisht nga spektri partiak, por natyrisht me vetëkuptim ai pushtet ushtrohet më së shumti nga opozita. Sidoqoftë ai pushtet është marrë, sepse njeriu që kontrollon të gjitha pushtetet tjera, tani ai nuk pranon të kontrollohet nga sovrani. Shkelmon sovranitetin e vendit dhe vendos pushtetin absolut”, tha Berisha.

“Pra, kemi të bëjmë me një situatë të paprecedentë në tërë historinë 32-vjeçare të Shqipërisë. Ky njeri është sot i paligjshëm, ky është një armik i rendit kushtetues të Shqipërisë, ky është një armik i egër i pluralizmit politik të vendit. Ky është një armik i egër i Shqipërisë për aq sa ky vend duhet të jetë një vend sovran, një vend që gëzon sovranitetin. Në këto kushte, ose me këtë akt, Edi Rama ka asgjësuar politikisht votën, vullnetin e më së paku të 600 mijë shqiptarëve. Por edhe njëherë, e drejta e kontrollit të qeverisë nuk është vetëm e qeverisë, është e parlamentit, e të gjithë atyre deputetëve që duan ta ushtrojnë atë. Por meqenëse kjo e drejtë i është shkelmuar 8 herë opozitës, ky akt shënon de facto, asgjësimin politik të opozitës në parlament. Opozita në parlament, një dekor pa funksione, pasi pushtetin që ajo ushtron në përputhje me ligjet, ia ka marrë Edi Rama. Nuk po them asgjë të re, se këto janë të qarta për çdonjërin prej nesh. Por ajo që ka rëndësi kapitale, rëndësi ka që kryesia e PD-së, organi drejtues i kësaj partie, të hidhet në betejë pa kthim. Ashtu siç janë hedhur deputetët e kësaj partie në parlament. Në një betejë pa kthim me cilindo që është i vendosur të luftojë për rivendosjen e pluralizmit, për rivendosjen e kushtetutshmërisë në vend”, shtoi.

Lexo edhe:

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

Etiketa: opozitaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
Para

Merr “flakë” derbi, “Tirona Fanatics” nuk kursehet ndaj Partizanit në prag të supersfidës

TË GJITHA

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

19:05 : 05/06/2026

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet giriş