• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mungojnë borëpastrueset/ Situata kaotike në Qafë Murriz, rreth 300 persona të bllokuar, mes tyre edhe fëmijë

19:31 : 25/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Për shkak të motit të keq dhe mungesës së borëpastrueseve vijon të jetë tepër e rënduar situata në Qafë Murriz.

Mediat raportojnë se janë rreth 300 persona që kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre për shkak se rruga është plotësisht e bllokuar nga dëbora ndërsa mungon ndihma e autoriteteve.

Prej më shumë se prej 5 orësh mes dëborës dhe të ftohtit kanë mbetur shoferë, fëmijë dhe gra të cilët janë bllokuar në automjetet e tyre në Qafë Murriz, ndërsa në krahun tjetër kjo dëshmon edhe një herë dështimin e institucioneve shtetërore në mirëmbajtjen e rrugëve kryesore.

Megjithëse acari dhe i ftohti polar ishte paralajmëruar prej disa ditësh nga meteorologet, edhe këtë herë autoritete lokale kanë qëndruar “duarkryq” duke mos bërë asgjë për të normalizuar situatën.

Nga Maqellara në Peshkopi, prej 5 orësh është e bllokuar, ndërsa edhe rrugët rurale janë të gjitha të bllokuara. Autoritetet e papërgatitura bëjnë me dije se është nisur një borëpastruese nga Tirana në drejtim të vendit ku janë bllokuar 300 persona. Por për shkak se rruga është bllokuar nga makinat e ndaluara, fadroma është kthyer sërish pas.

Lexo edhe:

Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan

Miliona euro të shpenzuara/ Satelitët “Albania 1” dhe “2” fluturojnë lart, por dështojnë në terren

Situata e rënduar në Qafë Murriz:

  • Moti i keq, akset më problematike nga veriu në jug

Ulja e temperaturave në vend ka sjellë edhe reshjet e borës në disa qarqe të vendit, kryesisht në zonën veriore.

Qarku i Kukësit është më problematiku nga reshjet e borës, ku trashësia ka shkuar deri në 20 cm në lartësinë mbi 700 metra. Edhe në qarkun e Elbasanit, në zonën e Librazhdit, bora ka mbuluar disa fshatra, si Stëbleva ku reshjet kanë qenë me instensitet gjatë natës.

Përveç reshjeve të dëborës, problemi më i madh është mungesa e borëpastrueseve dhe dështimi i institucioneve shtetërore në mirëmbajtjen dhe mbajtjen hapur të rrugëve kryesore.

Akset më problematike janë Dushaj – Lekbibaj, Qafa e Thorës, Vau i Dejës – Pukë – Kukës, Bajram Curri – Valbonë si dhe Librazhd – Peshkopi.

Temperaturat e ulta deri në -2 gradë Celsius mund të shkaktojnë ngrica duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këto akse për shkak të ngricave.

Situata e rënduar në Kukës, mungojnë borëpastrueset:

  • Qarku i Korçës

Reshjet e dëborës prej pasdites së sotme po bien me intensitet të lartë jo vetëm në veri por edhe në juglindje të vendit tonë.

Mediat bëjnë me dije se dëbora ka mbuluar edhe aksin e rrugës kombëtare Përrenjas -Qafë Thanë. Si rezultat i mbizotërimit të motit të keq është vështirësuar jashtëzakonisht qarkullimi.

Në këtë aks rrugor prej ditës së Premte ka një qarkullim të dendur pasi me qindra familje nga kryeqyteti kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën dhe Festat e 28-29 Nëntorit në Korçë.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve Policia Rrugore ka paralajmëruar që të gjithë përdoruesit e rrugë Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë të qarkullojnë me automjete me goma dëbore dhe të jenë pajisur me zinxhirë.

Aktualisht rruga është e hapur, por me shtimin e intensitetit të reshjeve të dëborës situata mbetet e vështirë dhe e rrezikshme në qarkullim. Gjithashtu në disa fshatra të Korçës prej disa orësh vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike.

  • Akset e tjera problematike:

Akset në të cilat është bllokuar qarkullimi dhe ku po bëhet pastrimi i tyre janë Rruga e Arbrit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, Bruzë Mal-Shkretë në qarkun e Tiranës.

Ndërkohë që më problematike shfaqet situata në zonën e Dibrës, ku rrugët e bllokuara janë Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës, si dhe aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë.

Problematika dhe bllokime ka pasur dhe në akset ë Kukës-Bicaj-Bushtric dhe rruga Kukës Peshkopi, e cila lidh 5 njësi administrative.

Ndërkohë sa i përket furnizimit me energji elektrike, mbrëmjen e së premtes ka pasur avari në 13 fidera në qarkun e Fierit, kryesisht në zonat rurale, ku falë ndërhyrjes së ekipeve të OSSH-së është bërë i mundur riparimi i tyre. Në zonën e Vlorës, era e fortë ka bërë që të pezullohen lundrimet e trageteve.

  • Situata në Fushë Krujë:

Shiu i dendur që ka rënë në 24 orët e fundit kanë bërë që niveli i ujit të lumit Gjole në Fushë Krujë të rritet ndjeshëm.

Aktualisht nuk raportohet për përmbytje apo problematika por nëse reshjet do të vijojnë lumi rrezikon të dalë nga shtrati dhe të përmbysë disa fshatra si Murqina, Mallkuci, Derveni, Likmete.

Lumi Gjole dhe ai i Zezës që kalon mes qytetit të Fushë Krujës bashkohen së bashku duke krijuar lumin e Ishmit i cili është shumë afër kuotave kritike dhe rrezikon fshatra të tërë në Komunën e Bubqit.

Etiketa: autoritetetDeboredeshtimmoti i keqqafe kurrizrendohetsituata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan

08:57 : 29/07/2025
AKTUALITET

Miliona euro të shpenzuara/ Satelitët “Albania 1” dhe “2” fluturojnë lart, por dështojnë në terren

16:25 : 14/07/2025
BOTA

Moti i keq në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

08:14 : 05/07/2025
BOTA

E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret

20:20 : 04/07/2025
BOTA

Itali, dështojnë referendumet/ Shumica e italianëve bojkotuan, fitore për qeverinë Meloni

19:18 : 09/06/2025
BOTA

Moti i keq në Slloveni, madhësia e breshërit sa një vezë

10:15 : 04/06/2025
Para

Ankth në Pukë, portieri shfaq probleme kardiake gjatë sfidës Tërbuni-Besëlidhja

TË GJITHA

Në prag të sfidës ndaj Egnatias, Olimpija Ljubljana mposhtet 5-0 në kampionatin slloven

17:33 : 04/08/2025

BE pezullon për 6 muaj kundërmasat ndaj SHBA-së, pas marrëveshjes mes Trump dhe von der Leyen

17:26 : 04/08/2025

“Bind Netanyahun të ndalë luftën”/ Mbi 600 ish-zyrtarë izraelitë i shkruajnë letër Trumpit

17:12 : 04/08/2025

Asllani drejt skuadrës së njohur italiane, Interi bën propozimin që kënaq të dy klubet

17:09 : 04/08/2025

Kthyen fermën në laborator droge, arrestohen tre shqiptarë në Itali

17:05 : 04/08/2025

Tirana në ethet e betonit dhe pushtetit të arkitektëve të huaj

16:58 : 04/08/2025

Tre muaj larg fushave, Bellingham tregon pasojat e operacionit në shpatull

16:53 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com