• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet për Beqajn, Vokshi: SPAK një aksesor politik i Ramës

12:36 : 25/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Përplasja midis Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe SPAK dëshmon edhe njëherë atë që Partia Demokrartike ka theksuar me forcë prej shumë muajsh, se SPAK është një aksesor politik i Edi Ramës. Kështu u shpreh sot para mediave, deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

“Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit del hapur kundër SPAK për vjedhjen kolosale të ish-ministrit të Shëndetësisë, mikut të Edi Ramës, Ilir Beqajt, – tha Vokshi. –  GJKKO është për një masë më të rëndë sigurie, bazuar në veprat penale të kryera nga ish-Ministri. Gjykata i cilëson shkeljet e ish-ministrit më të rënda se të Klodian Rrjepajt (ish-zv. Ministri i Shëndetësisë) dhe Ilir Rrapajt (biznesmen). Sipas GJKKO ka dyshime, bazuar në prova, se Beqaj përveçse ka shpërdoruar detyrën, ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë. Për këto ai rrezikon deri në 7 vite burg. Rrjepaj dhe Rrapaj kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg”, kurse shefi dhe miku i tyre, Beqja, vetëm detyrim paraqitje dhe dorëzim pasaporte. Kjo ‘përplasje’ me GJKKO dhe SPAK dëshmon edhe njëherë atë që Partia Demokrartike ka theksuar me forcë prej shumë muajsh: SPAK është një aksesor politik i Edi Ramës”, tha Vokshi.

Më tej, shtoi:

“Vini re provat: shoku i kryeministrit, Beqja, ledhatohet me masa sigurie kurse vartësit dhe bashkëpunëtorët e tij në krim bëhen “koka turku”. Nuk është hera e parë që SPAK bën lojën e Ramës, duke dënuar ata që ‘lëshon’ Kryeministri dhe favorizuar të korruptuarit e rrethit të tij të ngushtë. Në këtë rast dëmi është i dyfishtë: jo vetëm financiar, duke u vjedhur shqiptarëve qindra miliona euro, por edhe shëndetësor. Jeta e mijëra qytetarëve është vënë në rrezik nga koncensioni korruptiv i sterilizimeve të Beqajt. Kjo, siç thekson edhe Gjykata, e shton rrezikshmërinë e ish-ministrit. Mjafton t’i referohemi Raporteve të KLSH për koncesionin e sterilizimit per dëmet e mëdha që ka shkaktuar që nga implementimit. Vetëm prej pagesave të jashtëligjshme të TVSH për sterilizimin, i janë mohuar rreth 9000 ndërhyrje kirurgjikale qytetarëve”.

“Te Ilir Beqja publiku nuk duhet të shohë vetëm një ministër të korruptuar, por një njeri që për babëzinë e tij dhe të shefit në krye të qeverisë, është gati të sakrifikojë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve të pafajshëm. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë lidhje monstruoze mes pushtetit ekzekutiv të Edi Ramës dhe sistemit të Drejtësisë përfaqësuar nga SPAK. Të kalosh nga vjedhja e pasurisë publike te dëmtimi i shëndetit dhe jetëve, kërkon një guxim prej monstre. Kur drejtësia bën sikur nuk sheh, dhe favorizon vjedhësit dhe vrasësit, padrejtësia është e dyfishtë dhe e pafalshme”, përfundoi ajo.

Lexo edhe:

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

Etiketa: albana Vokshiilir beqajPDspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

13:00 : 09/11/2025
AKTUALITET

“AKSHI i dha 7 mln euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë”

11:49 : 09/11/2025
AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

21:04 : 08/11/2025
AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Rritja e pagave e pamjaftueshme, qytetarët përballen me çmime të larta dhe varfëri

09:47 : 08/11/2025
Para

Erë e fuqishme, Drejtoria Detare paralajmëron për kujdes mjetet e vogla lundruese

TË GJITHA

Aksident në Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

15:11 : 09/11/2025

“Shyqyr Zotit nuk ndodhi përplasje fizike”, Stresi flet për momentin viral me Jozin

14:54 : 09/11/2025

Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

14:46 : 09/11/2025

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

14:21 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com